MUSLIMANI DUHET TË KETË KUJDES PËR MORALIN E FAMILJES SË TIJ

MUSLIMANI DUHET TË KETË KUJDES PËR MORALIN E FAMILJES SË TIJ

0 2922

” Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për gartë, meqë Allahu i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, – dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu. E, për ato gra, që i droni kundërshtimit (të tyre), – këshilloni ato, bojkotoni në shtrat dhe rrihni ato (lehtas). E, nëse ato ju bindën, atëherë mos ndiqni kundër tyre kurrfarë rruge (mos ua kujtoni gabimet). Se, Allahu, me të vërtetë, është i lartësuar dhe i madhëruar!.” (Nisa: 34).

” Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes, – përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë.” (El Bekare: 228)

Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Tre kategorive të njerëzve Allahu ia ka bërë haram Xhenetin: Konsumesit të alkoolit, ai i cili sillet keq me prindërit dhe dejuthit, i cili sheh në shtëpinë e tij duke u bërë ndyrësira (imoralitet) dhe ai pajtohet me të.”[1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Tre kategorive të njerëzve Allahu ka ndaluar Xhenetin, as nuk do t’i shikojë Allahu Ditën e Kijametit, e ato kategori janë: Mosrrespektuesi i prindërve, femra e cila përngjasohet me meshkuj, dhe ai i cili pajtohet me prezencën e imoraliteti në familjën e tij. Gjithashtu, tre kategori të njerëzve, Allahu nuk do t’i shikojë në Ditën e Kijametit, e ato janë: ” Atë i cili sillet keq me prindërit e tij, atë i cili konsumon alkoolin, si dhe ai që e përmend sadakanë kur e jepë.”[2]

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Tre kategori të njerëzve nuk do të hyjnë në Xhenetin e Allahut kurrë, e ato janë: Dejuthi, femra e cila bëhet si mashkull dhe konsumuesi i alkoolit. Sahabët, i thanë: O i Dërguar i Allahut! Po e dimë për konsumesin e alkoolit, por kush llogaritet apo kush është dejuthi? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Dejuthi: është ai person të cilit nuk i intereson se kush hynë në familjen e tij. Sahabët, prap pyetën: Kush është femra e cila bëhet si mashkull? Tha, pejgamberi,- alejhi selam: Femra e cila u përngjan burrave.”[3]

Autor: Muhamed Ahmed el Adeujiu

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] (Shënuan: Ahmedi: 5349 dhe teksti është i tij. Nesaiu: 2562 dhe Hakimi: 1/72 dhe thotë se zingjiri i transmetimit është i saktë, Hadithi është Sahih).

[2] (Shënon: Ahmedi: 6078, Nesaiu: 2562, Hadithi është Sahih).

[3] Transmeton Imam Taberani në librin e tij: Mexhmu ez zeuaid: 27/3, dhe Hafidh el Mundhirij në librin e tij: Tergib ue Terhib: 3/214 se hadithi është i mirë, Hadithi është Sahih.

GJITHASHTU NË ALBISLAM