NAMAZI I KUSUFIT

NAMAZI I KUSUFIT

0 1589

Termi Kusuf apo Husuf përdoret për eklipsin e diellit apo hënës.

Dispozita e namazit me rastin e eklipsit të diellit apo hënës

Ky namaz llogaritet sunet i fortë, është sunet të falet me xhemat, siç ka vepruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk është kusht, që edhe nëse falet në vetmi llogaritet si i saktë.

Njashtu është sunet që të falet në xhami, Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: “U zu dielli gjatë jetës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e ai doli në xhami, e njerëzit u rreshtuan pas tij”. Transmeton Buhariu.

Njashtu është lejuar edhe për gratë, sepse Aisheja dhe Esma, ishin falur me të dërguarin e Allahut në xhami. E transmeton Buhariu.

Koha e namazit

Koha e namazit fillon që nga zënia e diellit e derisa të përfundojë, dhe nuk fillohet namazi derisa njerëzit ta shohin zënien e diellit, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Nëse shihni diçka si ajo, faluni derisa të shfaqet”. E transmeton Muslimi.

Nëse nuk ka kuptuar për namazin e kusufit, pos pas përfundimit të namazit, nuk kompensohet, ngase ky namaz është i varur për një shkak, dhe përfundon me largimin e shkakut, dhe nuk vlen kompensimi i tij.

Thirrja për këtë namaz

Abdullah ibn Amr ka thënë: “Kur u zu dielli në kohën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, u thirr për namaz me xhemat”. Buhariu dhe Muslimi.

Thirrësi e përsërit thirrjen derisa të vërtetohet se njerëzit e kanë dëgjuar.

Nuk është sunet i këtij namazi as ezani e as ikameti.

Forma e namazit dhe çfarë duhet lexuar në këtë namaz

Janë dy reqate, në çdo reqat ka dy ngritje prej rukusë, dy lexime, dy ruku dhe dy sexhde.

Lexon në reqatin e parë me zë suren Fatiha, pastaj një sure të gjatë, pastaj shkon në ruku, qëndron gjatë, pastaj ngritet, thotë “Semia Allahu limen hamideh” dhe “Rabena lekel hamd” dhe nuk bën sexhde por e lexon suren Fatiha dhe një sure tjetër të gjatë, pastaj shkon në ruku, pastaj ngritet  e më pas bën dy sexhde, qëndron gjatë, pastaj ngritet për reqatin e dytë, njëjtë si në të parin por më shkurtë në gjitha veprimet, në fund ulet në teshehud dhe jep selam.

Aisheja, radijallahu anha, bashkëshortja e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “U zu dielli gjatë jetës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, ai në xhami u ngrit, morri tekbir dhe njerëzit u rreshtuan pas tij, lexoi i dërguari i Allahut, një lexim të gjatë, pastaj morri tekbir e shkoi në ruku, qëndroi aty gjatë, pastaj ngriti kokën dhe tha “Semia Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd” pastaj lexoi një lexim të gjatë, më të shkurtë se  i pari, pastaj morri tekbir dhe shkoi në ruku, qëndroi gjatë, por më shkurtë se i pari, pastaj tha” Semia Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd”, pastaj shkoi në sexhde, pastaj në reqatin tjetër veproi njejtë, derisa plotësoi katër rukuja, dhe katër sexhde dhe dielli u shfaq, para se të përfundon, pastaj u ngrit dhe mbajti fjalim njerëzve, falënderoi Allahun, ashtu siç Ai meriton, pastaj tha që Dielli dhe Hëna janë dy argumente prej argumenteve të Allahut, nuk zihen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e ndokujt, kur ti shihni shpejtoni në namaz”. E transmeton Muslimi.

Lexon me zë qoftë gjatë ditës apo gjatë natës, mbështetur në hadithin e Aishes, radijallahu anha, shënuar në dy Sahihet: “i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, lexoi me zë në namazin e zënies së diellit”.

Është përcjellur se sa gjatë është qëndrimi i parë, si në hadithin e ibn Abasit, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka qëndruar gjatë në këmbë, sa leximi i sures Bekare”.

Nuk e zgjatë rukun e dytë e as uljen mes dy sexhdeve e as teshehudin.

Namazi llogaritet i saktë me çfarëdo sasie të leximit, por preferohet të lexohet më gjatë.

Preferohet të përmendet Allahut më shpesh, kërkimi i faljes, tekbiri, lëmosha, afrimi tek Allahu me atë që mundet njeriu, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Nëse e shihni atë, luteni Allahun, madhëronie Atë, faluni dhe jepni lëmoshë”. Buhariu dhe Muslimi.

Ligjërimi

Preferohet që imami t’i këshillon njerëzit pas namazit, e t’ua tërheq atyre vërejtjen nga shkujdesia, t’i urdhëron ata që të luten më tepër e të kërkojnë falje.

Ai që nuk arrin një pjesë të namazit

Pas rukus së parë, nuk arrihet reqati i parë, kështu që nëse njeriu ka hyrë pasi që imami ka ngrit kokën nga rukuja e parë, llogaritet se reqati i parë i ka kaluar, e duhet ta kompensojë.

Kompensimi i reqatit të parë veprohet siç është forma e këtij namazi, me dy lexime, me dy ruku dhe me dy sexhde, i zgjat ato nëse ende qëndron zënia e diellit dhe i pakon nëse zënia e diellit ka përfunduar.

Allahu e di më së miri.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.

Përmblodhi dhe renditi Omer Muhamed Adil

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM