Ndarja e nxënësve të dijës në grupe e xhematë!

Ndarja e nxënësve të dijës në grupe e xhematë!

0 1681


Pyetje:
Siç e dini se kohëve të fundit është përhapur në mesin e kërkuesve të dijës ndarja nëpër grupe e xhemate; Cila është këshilla juaj?!

            Përgjigje: Të bërit klane e grupe, nuk lejohet. Muslimanët janë një xhemat i vetëm, elhamdulilah. “Me të vërtetë, ky është umeti juaj – umet i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!”[1] Dhe të gjithë ju mbahuni fortë për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u shpartalloni.”[2] Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u përçanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh”[3] “…Dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm!”[4]

E, në rast se ndodhin mospajtimet, atëherë ato kthehen për gjykim te Kurani dhe Suneti: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë (ju dhe ata që udhëheqin punët tuaja), paraqitjani Allahut (Kur’anit) dhe Pejgamberit, thëniet dhe veprat e tij, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më së miri dhe ky është komentimi më i bukur.”[5] Pra nuk mbesim në mospajtime, ndarje, e grupime, ngase feja na ndalon nga e gjithë kjo, e që këto kanë efekte negative. Është e domosdoshme që muslimanët të bashkohen, të mirëkuptohen dhe shtegtojnë së bashku në një rrugë të vetme, derisa të bëhet ky umet hijerëndë, e të ndihmohen në mes vete, e të përhapet ndër ta dashuria. Mospajtimet çojnë në hasmëri, e madje edhe në luftë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas pejgamberëve, meqë (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u përçanë…”[6] Ndonjëherë përçarjet çojnë që muslimanët të kapin armët kundër njëri-tjetrit, ndaj ndarja e përçarja nuk lejohet. Kurse mospajtimet në fikh, kjo është e mundur , -varësisht ixhtihadit-, kurse mospajtimet e ndarjet në mes njerëzve, e grupimi në klane e xhemate, kjo nuk lejohet.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan[7]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 28.03.13

[1] Kurani, El-Enbija: 92

[2] Kurani, Al’i-Imran: 103

[3] Kurani, Al’i-Imran: 105

[4] Kurani, El-Enfal: 46

[5] Kurani, En-Nisa: 59

[6] Kurani, El-Bekare: 253

[7] Nga faqja zyrtare e shejhut.