NDERIMI I DIJETARËVE ËSHTË PREJ ATRIBUTEVE TË EHLI SUNETIT

NDERIMI I DIJETARËVE ËSHTË PREJ ATRIBUTEVE TË EHLI SUNETIT

0 2150

Allahu i Madhëruar dalloi dhe ngriti pozitën e tyre, Allahu thotë: “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.”. Muxhadele, 11.

Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. Zumer, 9.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu me këtë dije ngrit popuj dhe poshtëron të tjerë”. E transmeton Muslimi.

Gjithashtu ka thënë: “Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur vlera ime ndaj jush, me të vërtetë Allahu, melaqet, banorët e qiejve dhe tokës, saqë edhe milingona në vrimën e saj, po edhe peshku, bekojnë atë që ua mëson njerëzve të mirën”. Transmeton Tirmidhiu.

Dijetarët janë trashëguesit e pejgambereve, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Dijetarët janë trashëguesit e pejgambereve, me të vërtetë pejgamberët nuk lanë për trashëgimi as dinar e as dirhem, por lanë dijen, e kush merr prej saj ka marrë një hise të madhe”. Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Dijetarët të cilët e kemi për obligim t’i nderojmë, janë bartësit e fesë, të cilët njihen me qëllimet fisnike, vepra të mira, besim të shëndoshë dhe pasim të metodologjisë të parëve të këtij umeti. Ata të cilët dhanë jetën e tyre në kërkim të dijes, përhapjes së saj, të pajisur me devocion,  për të cilët ka dëshmuar i gjithë umeti për vlerën, drejtësinë për prirje, për dije të thellë të fesë, dhe marrje nga mendimet e tyre. Ata  me të vërtetë janë prijësit e mëdhenj, çdokush që ka dije e që është në gradë më të ulët se ata nderohet sipas dijes dhe ecjes së tij në rrugën e dijetarëve.

Thevriu ka thënë: “Qoftë edhe një fekih i vetëm të jetë në maje të malit, ai është xhemati”.

Feja islame na ka urdhëruar t’i nderojmë e respektojmë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nga respekti ndaj Allahut është  nderimi i të moshuarit mysliman, bartësit të Kuranit, duke mos e tepruar e as zhvlerësuar dhe nderimi i prijësit të drejtë”. Transmeton Ebu Davudi. Tavusi ka thënë: “Prej sunetit është nderimi i dijetarit”.

Nderimi dijetarëve bëhet me anë të lutjes për ta, me falënderim, interesim për gjendjen e tyre, vizitë, marrje dhe përhapje prej dijes dhe fetave të tyre, me mbulim të të metave, duke i mbrojtur, këshilluar, mbështetur në bamirësi e devotshmëri, dhe në ngritje të pozitës së tyre tek masa e gjerë dhe intelektualët.

Nderimi i dijetarëve është prej cilësive të ehli sunetit, sahabët nderonin të mëdhenjtë prej dijetarëve të tyre, këtë e përcollën pas tyre tabiinët dhe pasuesit e tyre, dhe u përhap ky moral i lartë në kohën e imamëve; Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut, Ahmedit, Evzait, Ebu Thevrit, Is’hakut dhe të tjerëve. Imam Ahmedi ishte i mbështetur nga një sëmundje që kishte, e në atë moment u përmend Ibrahim ibn Tahman, u drejtua duke qenë ulur dhe tha: “Nuk na takon që kur të përmenden të mirët të qëndrojmë mbështetur”.

Të vegjlit nëse rriten me nderim ndaj dijetarëve, ndikohen nga modestia e tyre,  pasojnë gjurmët e dijetarëve, dhe madhërohet feja në zemrat e tyre, formohet tek ata një dashuri e madhe ndaj islamit dhe ithtarëve të tij. Thevriu ka thënë: “Prej dhuntive të Allahut ndaj një të riu është që ta shoqëron atë me një pasues të sunetit”.

Dijetarët janë ata të cilët bartin fenë, flasin me Kuran dhe Sunet, mbrojnë pastërtinë islame nga njollosjet, ua sqarojnë njerëzve fenë e tyre, e mësojnë injorantin, e përkujtojnë të shkujdesurin, sqarojnë fitnet, ndrijnë errësirën, grisin mbulojën e të devijuarve, po të mos ishin këta pas Allahut, islami do ndryshohej dhe ligjet e saja do zhdukeshin. Një fjalë e të parëve thotë: “Shembulli i dijetarëve në tokë është si shembulli i yjeve në qiell, kur njerëzit i shohin ato, i pasojnë, e kur ato zhduken ata hutohen”. Transmeton Ahmedi.

Hasan el Basri ka thënë: “Po të mos ishin dijetarët,njerëzit do ishin si kafshët”.

Me nderimin e dijetarëve, ruhet feja, përhapen dispozitat e saja, shtohet numri i ehlu sunetit, mblidhet umeti, bashkohet fjala e muslimanëve, humbet forca e të këqijve. Me fjalët e dijetarëve njerëzit urdhërohen dhe i binden fesë gjatë ndonjë fitneje apo ndodhive të zymta.

Njerëzit në këtë drejtim ndahen në tre kategori:

1-    Kategori, të cilët zhvlerësojnë dijetarët, shpifin për ta dhe braktisin atë që obligohen ndaj tyre, këta kanë ngjasim me havarixhët, mendjelehtët, të cilët marrinë fenë me entuziazëm dhe xhelozi por, jo në pajtim me fenë.

2-    Kategori, të cilët i nderuan, dhe e tepruan derisa i ngritën mbi pozitën e tyre, e i vendosën ata në pozitë të njëjtë me pejgamberët e mbrojtur, e që ndoshta edhe i adhurojnë ata pos Allahut, këta janë grupi i ithtarëve të bidatit, sikur Rafiditë, Sufitë e të tjerë.

3-    Dhe kategoria e tretë të cilët janë mesatarë ndaj tyre, i nderojnë, i respektojnë por nuk e teprojnë në ta, i pasojnë për të vërtetën që kanë dhe i arsyetojnë gabimet e tyre, këta janë ehlu suneti, pasuesit e të parëve të këtij umeti.

Nuk nënkuptohet nga nderimi i dijetarëve të pasohen ata kur janë në gabim të qartë, e në fjalët jashtarregullave, por e braktis atë fjalë, ai këshillohet e nuk nëpërkëmbet autoriteti i tij për një gabim, ngase nuk ka asnjë dijetar e të mos ketë ndonjë gabim, të mençurit dhe mesatarët mbulojnë të metat dhe ruajnë autoritetin, pozitën e tij dhe shpejtojnë në këshillim, ndërsa ithtarët e padrejtësisë e injorancës gëzohen me gabimin e dijetarit, i përhapin ato, shpalosin të metat, dhe shpejtojnë në rinimin e tij.

Disa shpifin mbi dijetarët, Allahu i udhëzoftë, me dyshime, me padije të cilat ua hedh dhe ua zbukuron shejtani atyre, të cilat shpifje dalin nga zilia, qëllimi i keq dhe mungesa e të kuptuarit. Shprehjet e tyre sillen rreth këtyre kuptimeve:

1-Ndonjëherë i përshkruajnë dijetarët se ata janë “Dijetarë të sulltanit, që pranojnë dhuratë”

Kjo është mëdyshje qëllimkeqe, ngase dijetarët në këtë çështje janë sikur të parët e këtij umeti, që nuk kishin mendim të njëjtë. Prej tyre kishte që hynte tek prijësi dhe pranonte dhuratën e tij, e prej tyre kishte që nuk pajtohej me këtë, e që ishin numri më i madh i dijetarëve. E ai që hynte dhe merrte, vepronte atë që e besonte të lejuar, këshillonte, e që është një gjë e lejuar, por çështje diskutimi është se cili është më mirë prej tyre? Zuhriu i cili njihej me pozitën e tij në dije dhe në vepra, merrte dhuratat shumë, e që nuk i nënvlerësohej pozita e tij, por njerëzit e pasonin atë në hadith. Kjo mund të llogaritet vepër e nënçmuar nëse marrja e dhuratës pason lëshime, heshtje nga sqarimi i të vërtetës dhe zbukurim të së kotës. Në këtë rast atij i takon ajo që përmendet nga qortimi i Ligjvënësit.

2- Ndonjëherë i përshkruajnë dijetarët se ata janë “Të pasionuar pas dynjasë, të preokupuar me tregti dhe grumbullim të pasurisë”

Kjo është një injorancë, ngase tekstet e qarta gjithashtu aludojnë në lejueshmërinë e saj. Një numër i madh i dijetarëve nga sahabët dhe atyre më pas bënin tregti me pasuritë. Nuk është e lejuar nëse bie në ndalesat e Allahut, në lehtësimin e dyshimeve, të preokupuarit nga mësimdhënia dhe dyert e mirësisë. Abdurrahman ibn Ebze ka thënë: “Sa ndihmë e mirë për fenë që është vetëfitimi”.

3-    Ndonjëherë përshkruhen dijetarët se ata “Nuk kuptojnë realitetin dhe nuk i përjetojnë ndodhitë bashkëkohore”

Kjo është një prej shpifjeve, ngase dijetarët nuk flasin për gjendjet, pos pasi të kenë kuptuar dhe parashikuar atë që i përshtatet realitetit. Fjala e tyre është e ndërtuar mbi argumentet fetare dhe rregullave të zbatuara, kuptimit të dijetarëve të thelluar në dituri, nuk destabilizohen dhe nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre, por janë të përqendruar në realizimin e parimeve fetare dhe ligjeve të saj. Ai i cili mediton fjalët e dijetarëve në çështjet bashkëkohore, në kohën e kaluar dhe të sodit do të gjen se ato janë të tilla. Është e qartë për ata që kanë mendje të shëndoshë se fjalët e dijetarëve në kohë të çrregullimeve dhe çështjeve bashkëkohore janë më afër të së vërtetës dhe në pajtim me realitetin nga të tjerët, të cilët pretendojnë njohjen e gjendjes, e që nuk janë të aftë për atë gjë.

4-    Ndonjëherë përshkruhen se dijetarët “Heshtin nga sqarimi i të vërtetës, të arsyetuar me urtësi”

Kjo fjali është padituri e thellë, ngase dijetarët i përfshijnë rregullat e fesë dhe kuptojnë dobinë dhe dëmin, barazojnë mes tyre dhe flasin kur shohin dobi për të dhe heshtin në raste të tjera, fjalët e tyre dhe heshtja janë urtësi. Fjalët e drejtpërdrejta nuk thuhen gjithmonë, avancimi i ndodhive dhe përkushtimi për të folur detyrimisht në çdo ndodhi në botë, nuk është argument të jetë në pajtim me sheriatin, por janë në pajtim me sheriatin në realizimin e dobive dhe largimit të dëmeve, e kjo është urtësi. Ky kuptim është i ruajtur në Kuran, sunet dhe fjalët e të parëve të metit dhe veprimeve të imamëve.

Në përgjithësi, dijetarët nuk janë të një niveli për nga modestia, asketizmi, thënia e së vërtetës, përhapjes së dijes, kjo është një dhunti e Allahut që ia dhuron atij që dëshiron. Nuk është e drejtë të kërkohet nga dijetari të jetë i pagabueshëm në çdo gjë, sado që dijetari të jetë më asket ndaj dynjasë, më i pasionuar pas ahiretit, më i kujdesshëm ndaj vetit është më i madh në imametin e tij, fjala e tij është më e pranuar tek njerëzit dhe ai i pasuar prej tyre. Secilit i lehtësohet për atë që është krijuar.

Nuk ka hajr në një umet që nuk nderon dijetarët e tij. Dijetarët janë referenca e umetit, më rrëzimin e tyre fitojnë hipokritët dhe armiqtë e islamit, me përjashtimin e tyre ngritet nami i bidatçinjëve e përhapet sherri i tyre. Nëse sheh një person i cili shpif mbi dijetarët mos shpreso hajr prej tij dhe dije se ai është afër shkatërrimit dhe rrugës së bidatit. Disa nga të parët kanë thënë: “Kush flet mbi prijësit ngelë pa dynja, e kush flet për dijetarët ngelë pa fe”.

Halid Su’ud Bulejhid

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 299