NDËSHKIMI I BESIMTARËVE

NDËSHKIMI I BESIMTARËVE

0 779

Prej traditës së Allahut në njerëzit është që forca të mos vjen vetëm se pas belas, dhe çdo herë që shtohet fatkeqësia, dhe ajo pritet me durim, dhe me kënaqësi, dhe me bindje, aq më afër është fitorja dhe fuqia: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës”. Jusuf 110.

Sad ibën Ebi Vekas, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kush është më i sprovuari? U përgjigj: “Pejgamberët e pastaj ata të mirët pas tyre e pastaj ata pas tyre. Njeriu sprovohet sipas fuqisë së besimit tëë tij”.

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, u pyet se cila është më e mirë për njeriun, të përforcohet apo të sprovohet? U përgjigj: Nuk mundet të përqendrohet pa u sprovuar!

Pasi që kjo është tradita e Allahut në robërit e Tij besimtar, fatkeqësitë dhe sprovat kanë qenë pjesë e pandarë e tyre prej fillimit të thirrjes së Pejgamberëve, dhe do të vazhdojnë deri në ditët e fundit të kësaj dynjaje. Ai që e lexon historinë e popujve, do të sheh se besimtarët janë sprovuar në fenë e tyre, dhe janë imponuar në lënien e tij, dhe janë përqendruar ata që janë përqendruar, dhe janë sprovuar ata që janë srovuar!

Populli i Nuhit, alejhi selam, i thanë atij: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.Shuara 116. Dhe po mos t’i kishte shkatërruar Allahu, ata me të vërtetë do ta gurëzonin atë dhe besimtarët me të.

Populli i Ibrahimit, alejhi selam, dhanë urdhër të hidhet ai në zjarr, duke qenë i gjallë: “Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtu ka shenja të qarta për njerëzit që besojnë”. Ankebut 24.

Luti , alejhi selam, u kërcënua me largim nga vendi dhe dëbim, dhe po të mos shkatërrohej populli i vet, ata do ta realizonin planin e tyre: “Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”. Shuara 167.

U ndëshkuan besimtarët nga bijtë e Israilit me ndëshkime të rënda nga dora e Faraonit dhe ushtarëve të tij, derisa arrit çështja që t’i thonë Musait, alejhi selam: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Earaf 129.

E fshihnin besimin e tyre nga ndëshkimi i rreptë i Faraonit, nuk e paraqitnin haptazi namazin e tyre, kurse Allahu na lajmëroi për një burrë nga familja e Faraonit që i besoi Allahut dhe e fshihte imanin e tij: ”Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”. Junus 87. Faleshin nëpër shtëpia nga belat dhe ndëshkimet që i përjetonin prej Faraonit dhe ushtarëve të tij.

Faraoni dhe ushtarët e tij përdornin metoda të ndryshme të ndëshkimit. Kur Musa, alejhi selam, me kërkesën e Faraonit i sfidoi magjistarët, dhe atyre iu qartësua e vërteta dhe i besuan Musait, alejhi selam, kurse e mohuan Faraonin, ky i fundit ju tha:: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim”. Taha 71. U përqendruan në fe, ashtu të varur në trungjet e hurmave, derisa e takuan Allahun si dëshmorë, dhe Faraoni ishte i pari i cili ndëshkoi me kryqëzim dhe me prerje të pjesëve të trupit!!

Kur u dërgua Isa, alejhi selam, si Pejgamber te bijtë e Israilit, i besoi një grup dhe një grup tjetër e mohoi. Ky që e mohoi filloi ta dëmton atë palë që besoi dhe tentuan ta vrasin Isën, alejhi selam, mirëpo Allahu e ngriti, kurse ata e morën një që i përngjante shumë Isës, alejhi selam, dhe e kryqëzuan dhe e mbytën pasi që e ndëshkuan!

Allahu na tregoi rastet e besimtarëve që u sprovuan në fenë e tyre duke i djegur me zjarr, të gjallë, kurse ata që i ndëshkonin ndjenin kënaqësi në djegien e tyre: “Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth

tij,duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje”. Buruxh 4-9.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na lajmëroi se ata kishin hapur gropa dhe kishin ndez në të zjarr dhe i kishin hedhur besimtarët në të duke qenë të gjallë. Gjithashtu na lajmëroi që ia kishin këputur kokat me sharrë, dijetarit dhe këshilltarit të mbretit, kur ata besuan në Allahun dhe e mohuan kufrin, duke i ndarë të dytë në dy pjesë!

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lajmëroi edhe për lloje tjera të ndëshkimeve të besimtarëve të mëhershëm, dhe tha: “Para jush ka pasur njerëz që i dënonin me krehër të hekurt duke ua fërkuar nëpër trupin e tyre, derisa iu binte mishi në tokë, e kjo nuk ishte shkak për t’u larguar na feja e drejtë. Po ashtu i merrnin dhe me sharrë i pritnin prej kupës së kokës derisa i ndanin në dy pjesë, edhe kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja e drejtë…”.

Duket se ndëshkimet e besimtarëve dhe mundimi i tyre për shkak besimit ishte i madh në popujt e mëhershëm, ashtu siç lajmëron Allahu në Kuran: “Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit”. Ali Imran 146.

Muslimanët janë umeti më i lartë, dhe më i mirë, dhe më i hairit! U përfunduan profecitë me të dërguarin e tyre, dhe u përfunduan librat me zbritjen e Kuranit, dhe feja e tyre është e përgjithshme për të gjitha krijesat deri në Ditën e Kiametit! Ky umet është i fortë dhe i ndihmuar, dhe askush nuk mundet ta dëmton këtë fe, edhe pse mundet të dëmton individë nga ithtarët e saj, sepse kjo fe është e ruajtur deri kur të përfundon kjo dynja.

Pasi që ky umet në shumicën e historisë së saj është i përqendrueshëm, dhe feja e saj e dukshme, dhe përfundimi i saj do të jetë me fitore dhe mundje, patjetër është që kësaj qëndrueshmërie t’i del karshi belaja, dhe sprovat, dhe vështirësitë dhe ndëshkimet!

Kjo ishte ajo që i ndodhi të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe shokëve të tij. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u gjuajt me gurë, mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë, ia shtrënguan qafën derisa ishte afër të i merret fryma, rrugës i vendosnin thera dhe ndyrësira, i hyri hekuri në fytyrë, e helmuan, i bën magji, e larguan nga qyteti, e nënçmuan dhe e luftuan, dhe jobesimtarët dhe çifutët dhe hipokritët donin ta vrisnin dhe i bëni kurthe shumë herë!

Edhe shokët e tij u ndëshkuan për Allahun, dhe u munduan shumë rëndë. Jobesimtarët e Mekës i ndëshkonin besimtarët në Meke me uri dhe etje dhe djegie, derisa ua vishnin parzmoret e hekurit dhe i linin në diell. Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me të, e tërhiqnin zvarrë në tokën e nxehtë të Mekës, dhe ia vendonin gurin e madh mbi kraharorin e tij të lakuriqtë. Familja e Jasirit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ranë dëshmorë nga ndëshkimi i madh. Shtatëdhjetë nga sahabët ranë dëshmorë në luftën e Uhudit dhe mbi trupat e tyre ndodhën masakra të llojeve të ndryshme, dhe shumë e shumë raste të tjera!

Kur u dobësuan muslimanët dhe u mbisunduan nga të krishterët në fund të shekullit të pestë të hixhretit, u ndëshkoheshin me ndëshkime të rënda, dhe i masakronin rëndë, e vritnin kënd mbërrinin, shtatzënave ua nxjerrin fëmijët prej barqeve, kokat e fëmijëve i pritnin me qëllim, dhe të gjallët i merrnin i hidhnin nga malet e larta!!

Kur Tatarët i sulmuan tokat e muslimanëve, dhe e morën Bagdadin në shekullin e shtatë, i torturuan muslimanët me tortura të ndryshme.

Kur Endelusi ra në duart e të krishterëve në fund të shekullit të nëntë, i përdorën metodat më të këqija në ndëshkimin e muslimanëve, metoda që deri atëherë nuk njiheshin dhe nuk ishin përdorë më parë asnjëherë. Deri më sot plot nga muzetë evropiane i ruajnë plot nga ato mjete që i ndëshkonin me to muslimanët!

E gjithë kjo sprovë dhe ndëshkim për çfarë?! E tëra kjo për t’i penguar njerëzit nga Islami, mirëpo kjo jo që i ndaloi muslimanët, po e shtoi numrin e tyre edhe më tepër, dhe u dha stabilitet dhe përqendrueshmëri: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, –

veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. Bekare 217.

Edhe pse muslimanët si umet janë të fundit, mbi ta u përdorën të gjitha metodat dhe mjetet e ndëshkimit, të vjetrat dhe ato të rejat!

Nga umetet e vjetra përcillet se metodat e ndëshkimit që i kanë përdorur janë: largimi, dëbimi, të kryqëzuarit në dru, prerja e pjesëve të trupit, djegia për së gjalli, prerjen e trupave me sharrë, etj. Të gjitha këto metoda të përdorura në umetet e mëhershëm janë përdorur edhe te muslimanët, madje armiqtë e fesë i kanë shumëfishuar ndëshkimet dhe metodat, saqë mendja e njeriu s’mundet ta paramendon!

Kush i sheh ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve në Burma, dhe në Afrikën e Mesme, dhe në Siri dhe në Irak, që e bëjnë të krishterët dhe rafiditë dhe mushrikët, nuk i mbetet njeriu diç tjetër vetëm se të kërkon mbrojte tek Allahu nga sherri i njeriut shejtan.

Kur i sheh njeriu gjitha ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve, e pyet vetveten se ata a janë njerëz apo çfarë?! Pse gjithë kjo zili mbi muslimanët?! Pse bota e lirë heshtën për këto pamje?! Ku janë organizatat për të drejtat e njeriut, që edhe ata janë pjesëmarrës në këto masakra në mënyrë direkte apo indirekte?!

Edhe pse këto pamje janë të dhimbshme, në anën tjetër ato janë ndriçuese, sepse aludojnë në përqendrueshmërinë e muslimanëve në të drejtën, sado që u kushton ajo, dhe aludon se Islami është i fortë dhe fe që përhapet më së shumti, derisa armiqtë e tij ia kanë për zili dhe e urrejnë dhe e sulmojnë!

Le të marrim mësim nga pamjet dhe fotot e përqendrueshmërisë së vëllezërve tanë të ndëshkuar, dhe le t’i shpeshtojmë lutjet e tona për ta, dhe le të lusim Allahun për falje dhe mbrojtje nga belat, dhe për përqendrim në fe derisa t’ia dorëzojmë amanetin!

SHEJH IBRAHIM HUKEJL

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1667

0 206