Nëse bie shi a duhet t’i bashkojmë namazet apo jo?!

Nëse bie shi a duhet t’i bashkojmë namazet apo jo?!

0 2008

Pyetje: çfarë duhet të veprojmë nëse bie shi, unë kam qenë duke falë namazin e akshamit dhe filloj të bie paksa shi. Xhemati dhe imami ishin të mendimit të bashkonin namazin e akshamit dhe jacisë, mirëpo unë dola dhe nuk i bashkova, a kam hyrë në gjynah apo jo ?!

Përgjigje: së pari duhet të dish që nëse bie shi i cili nuk ndalon se reshuri dhe si rrjedhojë e kësaj, muslimanit i bëhet e pamundur dalja në xhami, atëherë në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.
Edhe nëse ka rënë shi më herët, por prej të reshurave të mëdha toka është bërë me baltë apo është lagur  dhe janë bërë puse dhe muslimanit i vështirësohet dalja për namaz edhe pse të reshurat janë ndalur etj, edhe në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.

Mirëpo subhanallah ! Disa njerëz të epsheve por edhe xhahila në kuptimin e fesë, disa prej tyre, nëse sheh se ka shenja të rënies së shiut ata bashkojnë namazet edhe nëse nuk bie shi i madh dhe kur është e mundur dalja dhe ecja nëpër rrugë ata bashkojnë namazet. Kjo gjë nuk është në rregull aspak dhe namazi i bashkuar është i rrezikuar, andaj duhet të kenë kujdes.

Kemi edhe të atillë që dëshirojnë lehtësime dhe arsyetime sepse kanë për të dalë nëpër pushimore dhe kafene, si rrjedhojë e kësaj i bashkojnë namazet pa arsye apo edhe me disa pika të rënies së shiut.
Muslimani duhet të ketë kujdes dhe të vlerësoj vlerën e namazit ashtu si duhet e jo t’i jep përparësi epsheve e të anashkalojë dhe veprojë me namazin ashtu si i teket dhe ia dëshiron epshi i tij.

Keni kujdes me namazin!

Fetava Nurun Alad Derb (në radio “Zëri i Kuranit”).
Shejh Dr.Salih el Feuzan,- Allahu e ruajt!
Përshtati- Suad Shabani.
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Fetvaja e shkëputur nga Radio – Zëri i Kuranit në Medine.

GJITHASHTU NË ALBISLAM