Nëse e kryen haxhin një njeri që nuk falet e as që agjëron, si është puna me haxhin e tij?

Nëse e kryen haxhin një njeri që nuk falet e as që agjëron, si është puna me haxhin e tij?

0 1639

         Nëse e kryen haxhin një njeri që nuk falet e as që agjëron, si është puna me haxhin e tij? Nëse pendohet, a duhet t’i kompensojë ibadetet e lëshuara?

Përgjigje: Lënia e namazit është kufër, nxjerrës nga Islami dhe pa­tje­të­r­s­u­es i qëndrimit të përhershëm në Zjarr. Ky është alu­di­mi i Kur’anit, Su­ne­tit dhe fjalëve të Selefit – All-llahu i më­shi­rof­të. Prandaj ky njeri që nuk e fal namazin, nuk e ka të lejuar të hy­jë në Meke, sepse All-llahu, az­ze ue xhel-le, ka thënë: “O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, pran­daj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë”. (et-Teube 28).

Haxhi i këtij personi që nuk falet, nuk është në rregull dhe nuk pra­no­het, sepse është vepër e kafirit. Ndërsa ibadetet e ka­fi­rit nuk janë në rre­gull. Haxhi

All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Mospranimin e dhë­nieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me për­taci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe për­veç duke urrejtur”. (et-Teube 54).

Pas pendimit, veprat e lëshuara më parë nuk duhet t’i kom­pen­sojë, sep­se All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Thuaju aty­re që nuk be­su­an, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e ga­bu­ar) do t’u falet e kaluara”. (el-Enfal 38).

Atij që i kanë ndodhur ato, e ka detyrim të pendohet tek All-lla­hu me pen­dim të sinqertë dhe të vazhdojë në veprimin e adhu­rimeve dhe të afrohet tek All-llahu, subhanehu ue teala, me vep­ra të mira, si dhe të shto­jë istigfarin dhe pendimin. All-llahu, sub­hanehu ue teala, ka thënë: “Thu­aj: “O robërit e Mi, të cilët e ke­ni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpre­sën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i fal të gji­tha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues!”. (ez-Zu­mer 53). Kë­to ajete kanë zbritur për penduesit.

Çdo mëkat nga i cili pendohet robi, qoftë edhe shirk, All-lla­hu ia fa­lë. All-llahu është Udhëzues në rrugën e drejtë.

Burimi: albislam.com