Nëse e vizitoj shokun tim pasanik, druaj se po keqkuptohem!

Nëse e vizitoj shokun tim pasanik, druaj se po keqkuptohem!

0 2593

Pyetje: E kam një shok dhe vëlla në fe dhe po ashtu e dua shumë, mirëpo ai është i pasur, e unë jam i varfër. Unë atë nuk e dua për shkak të pasurisë, por e dua se ai është i mirë, i moralshëm, i drejtë dhe i përkushtuar në fe. Ndonjëherë ai më ndihmon materialisht e unë ngushtohem dhe i rralloj vizitat tek ai. Dua që ta vizitoj më shpesh, por i largohem disi, për shkak se mos të thonë se e shoqëroj për shkak të interesave të kësaj bote. Si duhet të veproj, më udhëzoni, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Nëse nijeti është i pastër, nuk duhet të lejohet që kësi farë cytjesh dhe vesvesesh të qarkullojnë në mendje, sepse vizita kur bëhet për Allah, shpërblehet tek Allahu. Allahu i Madhëruar na ka krijuar dhe për furnizimin ka thënë: “Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që zotërojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është Allahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e Allahut.“ Nahël 71. Për këtë shkak duhet ditur se: edhe pasuria, edhe varfëria janë sprova që vihemi ne në këtë botë dhe janë sprova për të shikuar Allahu se si do të trajtojmë njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë rast desha të them, se secilit prej nesh, që ndonjë vëlla i pasur i ndan nga pasuria e vet për ta ndihmuar, duhet që i ndihmuari të bëj dua për këtë që Allahu ta begatojë pasurin e tij e t’i japi bereqet e ta ruajë atë nga sprovat dhe çdo e keqe, se ndoshta lutja e atij të varfëri është e pranuar te Krijuesi.

Burimi; albislam.com