Nëse vesh dy palë çorape, mbi cilat duhet dhënë mes’h?

Nëse vesh dy palë çorape, mbi cilat duhet dhënë mes’h?

0 2788


Pyetja: A lejohet dhënia mes’h mbi dy palë çorape? Nëse lejohet dhe i jep mes’h, por i nxjerr një palë çorape, më pas prish abdesin, a lejohet t’i jep mes’h tjerave apo jo?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Lejohet që njeriu të vesh meste mbi meste, apo çorape mbi çorape, nëse jep mes’h mbi to, e më pas i nxjerr një palë, dhe kur të merr abdes herën tjetër i lejohet ti jep mes’h atyre të parave. Sipas disa dijetarëve.

Shejh ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka përmendur shkurtimisht rastet e veshjes së mesteve mbi meste apo çorapeve mbi çorape, si në vijim:

1-Nëse ka veshur  një palë, pastaj ka prishur abdesin, dhe ka veshur një palë tjera para se të merr abdes, atëherë mes’hi vlen vetëm për të parën.

Pra nëse dëshiron që të jep mes’h, jep vetëm mbi ato të parat, dhe nuk lejohet ti jep mes’h mbi çorapet që ka veshur më pas.

2-Nëse ka veshur një palë meste apo çorape, më pas ka prish abdesin, kur merr abdes u jep atyre mes’h, pastaj vesh edhe një palë tjera, i lejohet që herën tjetër t’u jep mes’h mbi dy palët, sipas mendimit më të saktë. Sepse bën pjesë në fjalën e të dërguarit sallahu alejhi ue selem: “Lëri sepse i kam veshur të pastra”  Buhariu (199), përfshin pastërtinë me larje dhe me mes’h.

Neveviu Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kjo është më e qartë dhe mendimi i zgjedhur, ngase e ka veshur duke qenë i pastër, dhe thënia e tyre (të mendimit të kundërt), se pastërtia është e mangët, nuk është e pranuar. Afati i mes’hit vlen prej kohës së dhënies mes’h të parës.

3-Nëse ka veshur dy palë meste, apo dy palë çorape, u jep mes’h mbi të dyja, nëse nxjerr një palë prej tyre, a lejohet tu jep mes’h të parave në kohën e mbetur për mes’h? Nuk kam gjetur kush ka thënë një gjë të tillë, mirëpo Neveviu ka përmendur nga Ebu Abas ibn Surejxh se nëse vesh Xhurmuk[1] mbi meste, ka tre kuptime, prej tyre: se ato bëhen si një mest, pjesa e epërme dhe pjesa e poshtme. Them: Në bazë të kësaj lejohet tu jepet mes’h atyre të poshtmëve deri sa të përfundon afati i dhënies mes’h, sikur që të heq pjesën e lartë, atëherë vazhdon të jep mes’h mbi të poshtmet”.

Me fjalën “të lartën” dhe “të poshtmen” është për qëllim nëse mesti ka dy shtresa, atëherë ka të lartën dhe të poshtmen. Nga libri “Sher Mumti” 1/211.

Me këtë bëhet e qartë sekush vesh meste apo çorape, pastaj nxjerr të dytat, mes’hi nuk përfundon, atij i lejohet të vazhdoj mes’hun mbi të poshtmet në të gjitha tre rastet që i ka përmendur dijetari, deri sa të përfundon koha e mes’hut.

Allahu e di më së miri

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Është lloj I mesteve që vishej mbi mestet e njohura, sidomos në vendet e ftohta.