NGA THESARI I URTËSIVE

NGA THESARI I URTËSIVE

0 2576

Është thënë: “Urtësia është pronë e çdo muslimanit, ku ta gjen le ta merr atë.” Nga kjo pikënisje filluam përpilimin e këtij teksti duke synuar tubimin e një numër të fjalëve të urta për të cilët mendojmë se do të janë freskuese për shpirtrat e besimtarëve. Ajo që më tepër e synojmë është zbatimi i këtyre porosive të arta në jetën tonë që do të përmirëson dukshëm mënyrën e jetesës. Allahun e lusim që këto fjalë t’i bën të dobishme për besimtarët kudo që janë. Ai gjithsesi është dhurues i suksesit.

Hasani ka thënë: “Shenja e largimit prej Allahut është te preokupimi i njeriut me gjërat që nuk i përkasin.”

Sehl ibën Abdullah Et Tusturi ka thënë: “Ai që flet për atë që nuk është çështje e tij do të privohet nga sinqeriteti.”

Kur kalifi El Mensur e ka pyetur Xhafer ibën Muhamed Es Sadik-un për shkakun e mungesës së tij në tubimet që ai i organizon, ai i është përgjigjur: “Në praninë tënde nuk ka gjë prej të cilës frikësohemi e as që ke ndonjë gjë të ahiretit që na tërheq. Nuk mendojmë se je në begati për të cilën duhet të shprehim urim e as që mendojmë se je në fatkeqësi për të cilën duhet të shprehim ngushëllim.”

Fudajli ka thënë: “Nëse do që njerëzit të janë si ti, nuk e ke kryer porosinë e Allahut. Atëherë si mundesh ta kryesh kur dëshiron që njerëzit të janë më poshtë se ti.”

Ibën Mes’udi ka thënë: “Pasha Allahun, që nuk ka Zot tjetër pos Tij, asgjë si gjuha mbi këtë tokë, nuk e meriton burgimin e gjatë.”

Fudajli ka thënë: “Nuk ka Haxh, as xhihad, e as përgatitje për xhihad, më të fortë e të vështirë se ruajtja e gjuhës…”

Llukmani me këto fjalë e këshilloi djalin e tij: “Nëse fjala është argjend heshtja është flori.”

“Ai që hesht me dije është sikur ai që flet me dije.”

Omer ibën Abdul Azizi mbajti hutbe e cila preku në zemrat e njerëzve dhe ata filluan të qajnë. Omeri e ndërpreu hutben dhe njerëzit thanë: Pse nuk e vazhdove fjalimin për të cilin shpresojmë se është i dobishëm për neve? Omeri tha: Fjala është sprovë. Vepra është më e mirë për besimtarin se fjala.”

Ubejdullah ibën Ebi Xha’fer ka thënë: “Nëse njeriu në një tubim flet dhe i pëlqen fjala që e thotë, le të hesht dhe atëherë kur heshtja i pëlqen le të flasë.”

Havarijjunët e pyetën Isain, alejhis selam: “Cila është puna më e sinqertë? Tha: Ajo për të cilën nuk do të lavdërohesh prej njerëzve.”

“Ai që të do është i sinqertë ndaj teje edhe kur je prezent edhe gjatë mungesës tënde kurse ai që friket prej teje është i sinqertë vetëm kur je i pranishëm.”

“Besimtar është ai që i mbulon të metat e vëllait vet dhe e këshillon kurse i prishur (faxhir) është ai që i zbulon të metat e njerëzve dhe i kritikon.”

“Gjëja më e rëndë që vihet në peshore (mizan) është sjellja e mirë.” (HADITH)

“Mos u bë si ai i cili e grumbullon diturinë e të diturve dhe urtësitë e të urtëve por që ndaj të Vërtetës sillet si një nga të marrët.”

Omer ibën El Hattabi, radijallahu anhu, ka thënë: “Kur të takohesh me vëllanë jep selam i pari, thirre me emrin që e pëlqen dhe liroja vendin të ulët. Kjo e shton dashurinë mes juve.”

Ebani rrëfen: “Hyra në xhami ku e takova Hasanin. Në pyetjen time a është falur ai u përgjigj negativisht. Thash: Në qytet njerëzit janë falur. Tha: Pse a merren (mësimet) e fesë nga çarshia?! Nëse ju shkon malli e vonojnë faljen e namazit kurse atëherë kur nuk ju shkon, e falin para kohës.”

“Sikur të mos ishin vdekja, sëmundja dhe skamja, njeriu s’do të bindej kurrë…”

“Kush e nderon dhe lavdëron atë që futë risi në fe ka shpejtuar në rrënim të fesë.”

“Ai që e qorton vetën në mesin e njerëzve, në të vërtetë lavdërohet, sa keq është kjo që e bën.”

Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, thoshte: “Dijës i mjafton për nder pretendimi që ndaj saj e bëjnë injorantët.”

Obligimet e njerëzve ndaj dijetarit janë:

– Ta pyesin atë për çështjet e fesë

– Ta ruajnë nderin dhe dinjitetin e dijetarëve

– T’i arsyetojnë në gabimet e tyre

– Gjeneratat e reja t’i lidhim me dijetarët

Obligimet e dijetarit janë:

– Ta përhap diturinë e tij

– Ta flet të vërtetën për Allahun

– Të urdhëron për të mirë dhe të ndalon nga të këqijat

– Të përzihet me njerëzit duke mos u izoluar prej tyre

Ibën Mes’udi, radijallahu anhu, thoshte: “Ju jetoni në një kohë në të cilën numri i fukahave (dijetarëve) është i madh në kohë që numri i hatibëve (oratorëve) është i vogël, që japin shumë e marrin pak, që i dinë dispozitat e Kuranit e që ndoshta nuk e

dinë Kur’anin përmendsh. Do të vjen një kohë, numri i oratorëve (llafazanëve që flasin shumë e veprojnë pakë) do të shtohet në kohë që numri i fukahave (që flasin të vërtetën dhe punojnë sipas saj) do të jetë i vogël, që kërkojnë shumë e që japin pak, që e dinë Kur’anin përmendësh por janë shkujdesur ndaj kufijve të Tij.”

Përgatiti: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM