NJË FAQE E HISTORISË PËR ATA QË NUK LEXOJNË HISTORI

NJË FAQE E HISTORISË PËR ATA QË NUK LEXOJNË HISTORI

0 1507

Në vitin 1503 flota portugeze sulmoi Adnin (krahinë në Jemen). Pas përleshjeve jo të barabarta, okupohet vendi. Shumë familje lëshuan vendin dhe mbetën disa të tjera të cilat rezistuan ashpër kundër okupatorit. Ato, edhe pse jo të organizuara, i shkaktuan dhimbje të mëdha armikut. Rezistenca e vendasve sa vinte e shtohej, andaj portugezët menduan një metodë të re për t’i vrarë ata. Sollën një një person anonim të quajtur Abdureuf Efendi, i dhanë një emër me tingull revolucionar “Jasin”. Askush në Adën nuk e njihte Jasinin. Portugezët fshehurazi e mbështetën Jasinin me pasuri dhe armë që të bëhet hero para popullit të shtypur. Jasini bëri thirrje për xhihad që të çlirojnë Adnin dhe ju bashkëngjitën grumbuj të shumtë. Pas disa betejave – të kurdisura me portugezët – emri i tij nisi të përmendej gjithandej dhe njerëzit e quajtën “lider”.

Europa – si zakonisht – bëri thirrje për një kongres paqeje. E thirrën edhe liderin muxhahid – Jasinin, të merr pjesë dhe ai pranoi. Në këtë aktrim të dukshëm, Jasini i sfidoi për pjesmajrrjen portugeze. Në fillim portugezët nuk pranuan të merrnin pjesë ashtu siç nuk pranon ai që në realitet ka qejf. Më pas pranuan dhe gjithçka përfundoi sipas planit. Jasini publikoi pushtetin e tij krahinor dhe pranoi legjitimitetin portugez në Adën. Pra Adni u nda në dy pjesë, njërën e sundonte bashkëpuntori portugez Jasini, tjetrën okupatori portugez – kuptohet pjesën më të madhe e më të pasur.
Thotë Marksi: “Historia e përsërit veten, herën e parë si fatkeqësi, herën e dytë si farsë”.
Nuk mendoj se kjo histori apo farsë ka nevojë të komentohet. Është përsërit shumë herë në rajon!! Koha, vendi dhe personazhet ndryshojnë edhe pse hilja është e njëjtë. Kurthi mbetet kurth, tradhtia tradhti dhe fatkeqësisht rezultati mbetet po ai. Ai që mediton rreth gjendjes së botës arabe – me Isis-at dhe plagët e saj të shumta, me lehtësi do vërej “Jasinë” të shumtë në Libi, Irak, Siri, Jemen…që janë prodhuar me metodën e vjetër kolonialiste. Mund të dallojnë në emërtime, mirëpo pajtohen në synime. Të gjithë punojnë për ndarjen e të ndarës, copëtimin e të copëtuarës dhe rrënimin e konceptit shtet në tokat arabe, në favor të sh(qy)teteve, krahinave e subjekteve të brishta që kanë si koncept lojën me litarin e përkatësisë medhhebore, sektare e fisnore, që na bën të lutemi për ditët e Sykes-Picot.
Përhapja e modelit “Jasin” në rajon dhe pësëritja e tij në formë të farsës në disa shtete arabe, nënkupton ngadhnjimin e planit cionist në rajon, suksesin e tij për mënjanimin e faktorit arab si fuqi ndikuese rajonale e ndërkombëtare, prokupimin e tyre me subjekte të vogla, të hasmuara, zhytjen e vendit në luftëra sektare që nuk premtojnë asnjë zgjidhje e pajtim.
Ata që nuk e lexojnë historinë janë të destinuar ta pësërisin më shumë se një herë.. dhe të kafshohen nga e njëjta vrimë njëmijë herë.

Muhamed B. El-Biladij
Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM