Një shok i imi tradhton gruan, a duhet ta lajmërojmë atë?

Një shok i imi tradhton gruan, a duhet ta lajmërojmë atë?

0 4900

Pyetje: Shoku i burrit tim e tradhton gruan e tij me gruan e shokut tjetër (ky i fundit është njeri që ndonjëherë falet 5 kohë namaz) ndërsa i pari veç xhumanë. A duhet ta lajmërojmë burrin e asaj gruaje apo gruan e atij burri?

Përgjigje:
Allahu ju shpërbleftë për xhelozinë që keni ndaj dashamirëve tuaj dhe për atë se ua doni të mirën. Para se të flitet për një gjë të tillë duhet të vërtetohet saktësisht, a është e vërtetë tradhtia e asaj gruaje dhe e atij burri apo është vetëm supozim. Nëse vërtetohet me argumente te qarta ose ai/ajo vet e pranon atëherë duhet të ndërmerrni këto hapa:
1. T’ia kujtojmë asaj/atij Allahun, ta këshillojmë ta braktisë atë haram, ta frikësojmë për nënçmimin që do ta arrijë në dynja, dënimin në ahiret e kështu me radhë. Nëse ajo/ai e pranon këtë këshillë dhe e braktisë haramin dhe pendohet tek Allahu – i cili është edhe qëllimi jonë kryesor – atëherë duhet të heshtim dhe të mos i tregojmë askujt për këtë amoralitet, sepse ai që ia mbulon vëllait/motrës të vet një të keqe Allahu ia mbulon atij ndonjë të keqe në ditën e Gjykimit.
2. Nëse këtë nuk e pranon, atëherë duhet ta lajmërojmë familjen e saj (vëllanë, babanë ose ndonjë tjetër) i cili do t’ia tërheqë vërejtjen asaj/atij. Këtë e them me shpresën që të shpëtojë ajo familje nga shkapërderdhja.
3. Nëse edhe kjo nuk ka efekt, atëherë e keni detyrë, ta lajmëroni bashkëshortin/bashkëshorten e saj/tij dhe le ta zgjidhin atë kurorë sepse nuk ka dobi mbajtja e familjes bashkë nëse aty gjendet tradhtia bashkëshortore.
Allahu ju dhëntë sukses në këtë punë të vështirë.

Burimi: albislam.com