Njeriu që bën mëkatet publikisht, a lejohet që t’i këshillojmë të tjerët të largohen prej tij?

Njeriu që bën mëkatet publikisht, a lejohet që t’i këshillojmë të tjerët të largohen prej tij?

0 1092

Pyetje: Nëse një njeri njihet me sjelljen e tij të keqe dhe mëkatet e mëdha i bën publikisht, si për shembull  pirjen e alkoolit dhe të tjera, a lejohet që t’i këshillojmë të tjerët të largohen prej tij?

Përgjigje: Tërheqja e vërejtjes mëkatarit, atij që vepron mëkate të mëdha është detyrim. Detyrim është edhe të tregohet gjendja e tij sidomos kur ekziston frika që të tjerët të ndikohen prej tij. Gjithashtu është detyrim të këshillohen mëkatarët me shpresën se Allahu do t’i udhëzojë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Feja është të japësh këshilla të sinqerta! E pyetën: Për kë (këshilla)? Tha: Për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin, për prijësit e besimtarëve dhe për masën e gjerë.” (Muslimi).

Komisioni i Përhershëm për Fetva 12/385-386

përktheu: Agim BEKIRI

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM