NJIHE FENË TËNDE ( 62 )

NJIHE FENË TËNDE ( 62 )

0 2509
  1. Përmend disa emra të melaikeve dhe detyrat me të cilat janë obliguar nga Allahu që t’i kryejnë:
    a. Xhibrili alejhi selam (solli shpalljen pejgamberëve).
    b. Kiramen Katibin (Shënojnë veprat e njeriut).
    c. Munkir dhe Nekir (Marrin në pytje të vdekurin në natën e varrit).
    d. Hameletul Arshi (Kujdesen për Arshin)
    e. Melekul Meuti (Meleku i vdekjes, marrjes së shpirtit), etj.
  2. Ceke një ajet Kur’anor i cili nga obligon besimin në melaike?
    – Allahu i Madhëruar, thotë: “O ju besimtarë! Besoni Allahun, Pejgamberin e Tij, Librin, që ia ka dërguar Pejgamberit të Vet dhe Librin, që e ka dërguar më parë. E ai që nuk beson Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kijametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prj udhës së drejtë.” (Nisa: 136).
  3. Melaiket a mund të personifikohen në formën e njeriut, nese po, argumentoje një gjë të tillë?
    – Melaiket janë krijesa të Allahut dhe me lejen e Tij personifikohen në formën e njeriut. Argument për këtë kemi rastin kur Xhibrili, alejhi selam, i ka ardhur Muhamedit, alejhi selam, në xhaminê e tij në formën e njê njeriu të panjohur dhe e pyeti për Islamin, Imanin, Ihsanin. Njashtu, Xhibrili alejhi selam u dêrgua tek Merjemja, alejhe selam, në formên e një njeriu, thotë, Allahu i Madhëruar: ” Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë.” (Merjem: 17).
  4. Kush ishte kujdestarë i Merjemes?
    – Zekerijai, alejhi selam.
  5. Me cilëm grua krishtere është martuar pejgamberi, alejhi selam, pasi ajo pranoi të islamin?
    – Marije el Kibtije, radijAllahu anha.
  6. Me cilën hebreje është martuar pejgamberi, alejhi selam, pasi ajo pranoi islamin?
    – Safije bint Haj radijAllahu anha.
  7. Kush e shkroi Kura’nin?
    – Zejd Ibën Thabit, radijAllahu anhu.
  8. Cili është pejgamberi i cili babain, gjyshin dhe stërgjyshin i ka pasur pejgamber?
    – Jusufi alejhi selam (Jakubin, Is’hakun dhe Ibrahimin alejhimu selam).
  9. Cila sure në ajetin e fundit të saj përmend dy pejgamberë?
    – Sureja el A’la ” Librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.” (El A’la: 19).
  10. Për kë zbriti ky ajet Kur’anor: “Një kurreshtar ka pyetur për dënimin që do të ngjajë.” ( El Mearixh: 1)?
    – Zbriti për Nadr Ibnul Harith i cili ishte lutur kundër vetes së tij për dënim, të cilin ai e gjeti në luftën e Bedrit.
  11. Kush i bëri tre hixhrete?
    – Ebu Musa el Eshariu, radijAllahu anhu.
  12. Cila sure ka zbritur pas sures el Fatiha?
    – Sureja el Maide.
  13. Kur mbyllet dera e pendimit?
    – Para daljes së shpirtit dhe kur të lind dielli nga perëndimi.
  14. Kush ishte prijësi i munafikëve në Medine?
    – Abdullah Ibën Seluli.
  15. Kush ishte i pari që u varros në varrezat e Bekijës në Medine prej sahabëve?
    – Uthman Ibën Madhuni, radijAllahu.
  16. Kush ishte shehidi të cilin e kryqëzuan jobesimtarët?
    – Hubejb Ibën Adij, radijAllahu anhu.
  17. Kush ishte i pari i cili praktikoi faljen e dy rekateve namaz para vdekjes?
    – Ishte sahabiu i nderuar: Hubejb Ibën Adij, radijAllahu anhu.
  18. Sa është afati i pritjes për gruan të cilës i vdes burri?
    – Katër muaj e dhjetë ditë.
  19. Me çka vërtetohet hyrja e muajit të bekuar tê Ramazanit?
    – Me shikimin e hënës ose plotësimin e 30ditëshit të muajit Shaban.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 854

0 1059