NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 27-)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 27-)!

0 1691
  1. Cila është sureja e cila flet mbi trashëgiminë?
  2.  Sureja en Nisa.
  1. Cila ishte sureja të cilën pejgamberi alejhi selam i nxiste gratë që ta mësonin atë!?
  2. – Sureja en Nurë.
  3. Ishte i njohur sahabiu me nofkën e tij Ebu Ejub el Ensari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- por si ishte emri i tij !?
  4. – Halid ibn Zejd.
  5. Cili është njëri nga ibadetet më të lehta por me shpërblim të madh!?
  6. – Dhikri.
  7. Cila nga vajzat e pejgamberit,- alejhi selam!,- vdiq e para!?
  8. – Rukija,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  9. Kush shkroi librin mbi jetën e pejgamberit alejhi selam dhe e titulloi,- Err Rrehikul Mahtum (Nektari i vulosur i Xhenetit)!?
  10. – Safijurrahman el Mubarekfuri,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  11. Në xhahiljet ishte e njohur me nofkën,- E pastërta, e ndershmja, kush ishte ajo grua!?
  12. – Ishte nëna e besimtarëve Hadixhja vajza e Huvejlidit, gruaja e pejgamberit,- alejhi selam.
  13. Pejgamberi alejhi selam i tha nje sahabiut: Tek ti gjenden dy cilësi (maturia dhe butësia) të cilat i don Allahu dhe i dërguari i Tij, kush ishte sahabiu!?
  14. – Abdullah ibn Auf el Eshxheij,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  15. Kush ishte sahabiu i cili kishte dy hurma në duart e tij dhe tha që mes meje dhe xhenetit ka mbet vetëm të më mbysin pabesimtarët dhe i hudhi hurmat nga duart dhe luftoi derisa ra shehid!?
  16. – Umejr ibnul Hamam,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  17. Kush ishte munafiku të cilit pejgamberi alejhi selam ia fali xhenazen, dhe Allahu zbriti ajetin: “Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin mos ia fal xhenazen, dhe as mos rri afër varrit të hipokritit.”(Et Teube: 84)?!
  18. – Abdullah Ibn Seluli.
  19. Kush ishte sahabiu i cili humbi të pamurit në luftën e Uhudit, dhe pejgamberi alejhi selam me lejen e Allahut ia ktheu të pamurit (ia largoi verbimin) dhe sytë e tij ishin më të mirë se në gjendjen para verbimit!?
  20. – Katade ibn Nu’man el Ensari,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  21. Kush ishte halifja i parë i cili e përhapi farmacinë, mënyrën e mjekimit dhe prodhimin e ilaçeve!?
  22. – Harun Rrashidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  23. Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Uji i tij është i pastër si dhe coftirat e tij janë të lejuara.” Për kë është fjala?
  24. – Për Detin .
  25. Kush ishte xhaxhai i Pejgamberit alejhi selam për të cilin Allahu zbriti Suren el Mesed?
  26. – Ebu Lehebi.
  27. Cila ishte lufta e cila u zhvillua në Kodër dhe e mori emrin e saj, për cilën kodër është fjala!?
  28. – Fjala është për kodrën e Uhudit.
  29. Kush ishte sahabiu i cili i shërbeu Pejgamberit,- alejhi selam!,- dhjetë vite me rradhë!?
  30. – Enes ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  31. Kush ishte lexuesi më i mirë i Kur’anit !?
  32. – Sahabiu i nderuar, Ubej Ibn Ka’bi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  33. Kush ishte sahabiu të cilin e veçoi dhe e donte shumë i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!?
  34. – Usame ibn Zejdi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

 

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 851

0 1057