NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 33-)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 33-)!

0 1620
  1. Cila është dispozita e ndërtimit të Xhamisë në varreza?
  2. – E ndaluar.
  3. Kush ishte Shehidi i parë në Islam?
  4. – Harith ibn Ebi Hale,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  5. Cili është kushti i pestë i Islamit?
  6. – Haxhi.
  7. Cila është vetia e shumtuar e cila nuk duhet të jetë prezent tek muslimani, e për të cilën pejgamberi alejhi selam ka thënë se ajo i hanë (i fshinë) punët e mira ashtu siç i djegë zjarri drunjët?
  8. – Hasedi (Smira).
  9. Kush prej sahabive u quajt shpata e Allahut në tokë?
  10. – Halid ibn Velidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  11. Si quhet shejtani i cili bën vesvese (cytje) në Namaz?
  12. – Hanzeb (خنزب).
  13. Ceke një nga emrat vjetër të Medinës?
  14. – Jethrib.
  15. Nga cili vend ishte Sahabiu i nderuar, Ebi Musa el Eshariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
  16. – Nga Jemeni.
  17. Bima e cila u përmend në tregimin e Junusit alejhi selam, në Kur’anin Famëlartë, për cilën bimë është fjala?
  18. – “Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (që ti bënte hije).” (Safat: 146).
  19. Kush ishte pejgamberi të cilit Allahu i dhuroi urtësi që në kohën e fëmirisë?
  20. – Jahja, alejhi selam.
  21. Kush nga familja e Jasirit vdiq nga torturat e mëdha si shkak i pranimit të Islamit?
  22. – Prindërit e Jasirit,- Allahu qoftë i kënaqur me ta.
  23. Kush nga pejgamberët qëndroi në burg?
  24. – Jusufi, alejhi selam.
  25. Në cilën luftë (betejë) ra shehid Berra Ibn Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me ?
  26. – Në betejën e Jemames.
  27. Plotëso hadithin: “Muslimanë i vërtetë është ai që muslimanët janë të qetë nga gjuha dhe …”?
  28. – Dora e tij.
  29. Allahu thotë në suren el Fatiha: ” Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhënë mirësi, e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd”, kush janë ata që shkaktuan zemërimin e Allahut?
  30. – Jahuditë.
  31. Cilin nga Pejgamberët Allahu e quajti në Kur’an me emrin Dhe Nuni?
  32. – Junusin, alejhi selam (Shikoi ajetin 87 të sures el Enbija).
  33. Çka u zbriti Allahu të dërguarve të Tij?
  34. – Shpalljen (Vahjin).
  35. Ceke një prej Cilësive (sifateve) të Allahut,- xhele ue ala?
  36. – I Vetëm.
  37. Si quhet shejtani i cili e shtynë njeriun të shpenzon shumë ujë gjatë marrjes së abdestit?
  38. – Vilhan.
  39. Në cilin vit hixhrij vdiq Ebu Hurejra?
  40. – Në vitin 59Hixhrij vdiq Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  41. Cili është emri i vërtetë i Ebu Hurejres?
  42. – Abdurrahman Ibn Sahr,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 840

0 1047