NJIHE FENË TËNDE ( PJESA – 40 )

NJIHE FENË TËNDE ( PJESA – 40 )

0 1637
  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Halim (i Buti).

  1. Ceke një nga emrat e Allahut)

– El Letif (Bamirës).

  1. Si quhet gruaja e Abasit (mixhës së pejgamberit alejhi selam)?

– Lubabe el Hilalije.

  1. Si quhet nëna e Halid ibn Velidit?

– Lubabe bintil Harith.

  1. Kush është çelësi i Xhenetit?

– Fjala La ilahe ilAllah (Nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë pos Allahut).

  1. Cila është fjala më e mirë që thirrën të gjithë pejgamberët e Allahut në të?

– La ilahe ilAllah.

  1. Cila është nata më e mirë?

– Nata e Kadrit.

  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Kerim (Bujari).

  1. E kundërta e koprracisë?

– Bujaria.

10.Si quhet njeriu i cili pretendon se e dinë të ardhmen?

– Sihirbaz.

11.Prej emrave të Kur’anit është edhe….?

– El Kitab (Libri).

12.Cila sure zbriti pas sures el Maun?

– Sureja el Kafirun.

13.Për kë zbriti Allahu këtë ajet: ” Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu, dhe atë që e mallkon Allahu, atij nuk do t’i gjindet ndihmues.”(Nisa: 52).

– Ky ajet zbriti për Ka’b Ibn Eshrefin.

14.Prej pesë krijesave që lejohen të mbyten në Qabe dhe kudo që i sheh, njëra nga to është edhe…..?

– Qeni i tërbuar.

15.Cila është sureja më e shkurtër në Kur’an?

– Sureja el Keuther.

16.Cili është ajeti të cilin nëse e lexon muslimani pas çdo namazi farz, nuk e pengon hyrjen e tij në Xhenet asgjë pos vdekjes?

– Leximi i ajetul Kursisë.

17.Përmende një lum nga lumenjtë e Xhenetit?

– Lumi el Keuther.

18.Cili është ajeti më madhështor që gjendet në Kur’an?

– Ajetul Kursij. (Shiko: El Bekare: 255)

19.Si quhet djali i Nuhit, alejhi selam, i cili u mbyt nga tufani dhe vdiq si pabesimtarë?

– Ken’ani.

20.Kush e vrau Musejlemen (gënjeshtari i cili e shpalli veten pejgamber)?

– Vahshij bin Harbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 788

0 993