NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 43 )

NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 43 )

0 1103
  1. Cilat janë kushtet e pranimit të veprave?

– Allahu nuk e pranon asnjë vepër të mirë, e cila nuk i plotëson këto dy kushte, e ato janë: 1. Sinqeriteti, i cili është kusht i brendshëm dhe 2 . Pasimi sunetit të Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ve selem!,- i cili është kusht i jashtëm.

  1. Çfarë domethënie ka fjala Shirk në legjislacionin Islam?

– Në legjislacionin Islam fjala shirk domethënë: T’i shoqërosh Allahut dikë apo diçka në adhurim, ose t’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut diçka që është e veçantë dhe i takon vetëm Madhërisë së Tij (Allahu).

  1. Ceki tre dallimet ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël?

– Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël:

  1. Shirku i madh rrënon të gjitha veprat, kurse shirku i vogël i rrënon vetëm veprat që i shoqëron ai. 2. Shirku i madh shkakton që vepruesi i tij të qëndrojë përgjithmonë në zjarr, ndërsa shirku i vogël nuk është i tillë. 3. Shirku i madh e nxjerr vepruesin e tij nga feja, ndërsa i vogli jo.
  2. Ceke një argument se syefaqësia është shirk i vogël?

– Pejgamberi alejhi selam thotë: “Ajo që më së shumti frikësohem për ju është shirku i vogël. E pyetën sahabët për të, tha: Pejgamberi alejhi selam: Shirku i vogël është syefaqësia.”

  1. Ceke një argument se nuk lejohet të betohemi në dikë tjetër pos Allahut?

– Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ”Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut, ai veçse ka bërë kufër ose shirk.” ( Shënon: Tirmidhiu: 1535, Hakimi: 1/18, Ebu Davudi: 3251).

  1. Ceke një nga shkaqet e rënies në shirk dhe përhapjes së tij tek njerëzit?

– Një nga shkaqet kryesore është; Teprimi në lidhje me njerëzit e mirë. Shkak i kësaj është injoranca e njerëzve. Shejtani ua zbukuron atyre njerëzit e mirë, dhe i shtyen ata të kërkojn prej tyre ndihmë, e më vonë edhe t’i adhurojnë ata, Allahu na ruajtë.

  1. Çka është shirku i vogël?

– Shirku i vogël është ai që në Kur’an dhe Sunet është quajtur shirk, porse nuk e ka arritur shkallën e shirkut të madh. Shirku i vogël është prej mëkateve më të mëdha, vjen në rënditje menjëher pas shirkut të madh. Shirku i vogël nuk e fut vepruesin e tij përgjithmonë në zjarr. Vepruesi i shirkut të vogël është në mëshirën dhe vullnetin e Allahut, nëse do Allahu e falë, nëse do e dënon.

  1. Ceki disa shembuj të shirkut të madh?

– Ja disa shembuj të shirkut të madh: 1. Adhurimi kushtuar dikujt tjetër pos Allahut. 2. Therja e Kurbanit për dikujt tjetër pos Allahut. 3. Rënia në sexhde për dikujt tjetër pos Allahut. 4. Duaja drejtuar dikujt tjetër pos Allahut. 5. Bërja hallall e një gjëje që Allahu e ka bërë haram. 6. Bërja haram e një gjëje që Allahu e ka bërë hallall. 7. T’i frikësohesh dikujt tjetër ashtu siç i frikësohesh Allahut. 8. Të mbështeturit në dikë tjetër për ndonjë gjë që nuk ka mundësi ta kreyj askush pos Allahut. 9. Mësimi i sihrit dhe të bërit sihr(marrja me sihër). 10. Gjykimi me ligj tjetër përveç ligjit të Allahut.

  1. Ceki disa shembuj të shirkut të vogël?

– Ja disa shembuj të shirkut të vogël: 1. Betimi në dikë tjetër pos betimit në Allahun. 2. Thënia: ” Çka dëshiron Allahu dhe ti”. 3. Syefaqësia. 4. Kur njeriu synon këtë botë me veprat(adhurimet e tij). Etj.

Autor: Husejn ibn Ali ibn Husejn el Auaxhi (Profesor i lëndës së Akides në fakultetin e Hadithit në Medine)

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM