NJIHE FENË TËNDE – ( PJESA – 44 -)

NJIHE FENË TËNDE – ( PJESA – 44 -)

0 1833
  1. Shpejtësia e teshtitjes tek njeriu është?

– a) 320 Km/në orë. (E Saktë).  b) 230 Km/në orë. c) 130 Km/në orë. d) 330 Km/në orë.

  1. Cila është gjëja e parë që krijoi Allahu?

– a) Tokën dhe Qiellin b) Ademin, alejhi selam c) Lapsin (e saktë). d) Detin

  1. Kush e pranoi islamin i pari nga Ensarët?

– a) Hamzetu bin AbdulMutalib b) Xhabir bin Abdullah (e saktë). c) Muadh bin Xhebel d) Abdullah bin Mes’ud

  1. Në sa vende në Kur’an, Allahu quajti (përmendi) Kur’anin si : ” shërues”,-?

– a) Në 4 vende b) 5 vende c) 3 vende(e saktë) d) 6 vende

  1. Ku u botua për herë të parë Mus’hafi (Kur’ani)?

– a) Në Turki b) Francë c) Gjermani ( e saktë) d) Itali

  1. Sa sure në Kur’an fillojnë në këtë mënyrë: ” Elif Lam Ra”?

– a) 5 sure (e saktë) b) 7 sure c) 13 sure d) 11 sure

  1. Cilës sure në Kur’an i thuhet sureja e Muhamedit, alejhi selam?

– a) Sures Talak b) Sures Muhamed c) Sures Mudethir (e saktë) d) Sures Tahrim

  1. Në cilit vit u hap kompleksi,-” Melik (Mbreti) AbdulAziz”,- në Medine?

– a) Në vitin 1405Hixhri b) 1407 Hixhri c) 1408 Hixhri (e saktë) d) 1410 Hixhri

  1. Në cilin vit filloi të pranojë studentë fakulteti i studimeve Islame në Medine?

– a) Në vitin 1371 Hixhri b) 1379 Hixhri c) 1381 Hixhri (e saktë). d) 1393 Hixhri

  1. Kush ishte nga të parët që Allahu e begatoi me pasuri dhe mbretëri, mirëpo ai u bë mohues (qafir)?

– a) Xhaluti b) Firaoni c) Hamani (e saktë) d) Iblisi

  1. Sa sure posedon Kur’ani?

– a) 124 Sure b) 114 Sure(e saktë) c) 104 Sure d ) 94 Sure

  1. Sa sexhde gjenden në Kur’an ?

– a) 5 Sexhde b)10 Sexhde c)14 Sexhde (e saktë)  d) 25 Sexhde

  1. Kush ishte dijetari i nderuar i cili qëndroi stoik përballë torturave para grupit të Mu’teziles në lidhje me çështjen se Kur’ani është i krijuar apo fjalë e Allahut(edhe pse u tortura shumë prap tha se Kur’ani është fjalë e Allahut)?

– a) Imam Shafiu b) Imam Maliku c) Imam Ahmedi ( e saktë). d) Ebu Hanifja

  1. Kur u ndërrua kibleja nga Bejtul Makdisi (Palestinë) në Mesxhidil Haram (në Qabe, Meke)?

– a) 8muaj pas hixhretit në Medine b) 18 muaj pas hixhretit në Medine ( e saktë) c) 8 javë pas hixhretit në Medine d) 18 javë pas hixhretit në Medine.

  1. Kush e shkroi marrëveshjen e Hudejbisë?

– a) Ali bin Ebi Talib(e saktë) b) Amrun bin Uehb el Xhumehi c) Uthman ibn Talha d) Suhejl ibn Amrun

  1. Kush e vrau Sumejen (nanën e Amar ibn Jasirit)?

– a) Ubej Ibn Halef b) Utbe ibn Rrebia c) Ukbe bin Ebi Muit d) Ebu Xhehli (e saktë)

  1. Cilin nga pejgamberët e gëlltiti balena dhe qëndroi në barkun e saj tre ditë?

– a) Musain alejhi selam b) Jahjan alejhi selam c) Junusin alejhi selam (e saktë). d ) Zekerijan alejhi selam

  1. Prej kujt e mori pejgamberi alejhi selam çelsin e Qabes, pasi bëri tafavin shtatë ditë reshtazi pas çlirimit të Mekes?

– a) Uthman ibn Talhas (e saktë). b) Suhejl ibn Amrit c) Amrun ibn Salimit d) Amrun ibn Xhumuhit

  1. Kush është kryeqyteti i Abasitëve?

– a) Bagdadi (e saktë) b) Kufeja c) Basra d) Kajro

  1. Kush ishte sahabiu që humbi të pamurit gjatë përleshjes në luftën e Uhudit, Muhamedi, alejhi selam, ia preku me duart e tij dhe iu rikthye shikimi më mirë se siç shihte më parë?

– a) Sa’d ibn Ubade b) Katade ibn Nu’man (e saktë) c) Suhejb ibn Sufjan d) Sa’d ibn Muadh

Autor: Tarik ibn Muhamed Bazur’a

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 848

0 1054