NJIHE FENË TËNDE – ( PJESA – 52 – )

NJIHE FENË TËNDE – ( PJESA – 52 – )

0 2407
  1. Sa është numri i sureve që janë Mekije (që kanë zbritë në Meke)?

– Numri i sureve Mekije është 86.

  1. Sa është numri i sureve që janë Medenije (që kanë zbritë në Medine)?

– Numri i sureve Medenije është 28.

  1. Kur filloi zbritja e Kur’anit?

– Natën e 27 të muajit Ramazan.

  1. Ku filloj të zbres për herë të parë Kur’ani?

– Në shpellën Hira

  1. Sa ajete posedon Kur’ani?

– 6236 ajete.

  1. Sa herë është përmendur emri i Allahut në Kur’an?

– 2697herë.

  1. Sa herë është përmendur Ramazani në Kur’an?

– Një herë, në suren el Bekare.

  1. Në cilën sure gjendet sexhdeja e parë prej sexhdeve të Kur’anit sipas rradhitjes?

– Në suren el A’raf.

  1. Cila sure në Kur’an posedon dy sexhde?

– Sureja el Haxh.

  1. Cili është shkaku i zbritjes së sures el Ihlas?

– Pabesimtarët i thanë Muhamedit alejhi selam: Na përshkruaj ti Zotin tënd dhe zbriti kjo sure: Thuaj: ” Allahu është Një! Allahut i drejtohen për çdo gjë! (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë. Askush nuk është i ngjashëm me Të.” (El Ihlas: 1-4).

  1. Në Kur’an është përmendur qumështi, në suren….?

– Në suren Muhamed, ajeti 15. ” Shembulli i xhennetit, që u është premtuar besimtarëve – në të cilin gjenden lumenj me ujë të paprishur, dhe lumenj të qumështit me shije të pandryshuar, dhe lumenj të verës me shije të këndshme për ata që e pinë (pa përbërje alkooli), dhe lumenj prej mjaltit të kulluar, në të kanë edhe llojlloj pemësh dhe falje (të mëkateve) prej Zotit të tyre, (a është njësoj si shembulli i atij) i cili është përherë në zjarr dhe të cilëve u jepet ujë i vëluar, që ua copton zorrët?!”

  1. Në Kur’an është përmendur mjekrra në suren…?

– Në suren Ta’ha, ajeti 94. (Haruni) tha: “O biri nënës sime, mos më kap mua për mjekrën time as për kokën time, unë jam frikësuar që ti do të thuash: “Ke bërë përçarje në mesin e bijve të Israelit e nuk i ke mbajtur fjalët e mia”.

  1. Kush vdiq i fundit nga dhjetë sahabët e përgëzuar me Xhenet nga Muhamedi, alejhi selam?

– Sa’d Ibn Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Kush ishte shehidi më i vogël për nga mosha në luftën e Bedrit?

– Umejr Ibn Ebi Vekas Allahu, qoftë i kënaqur me të.

  1. Kush ishte jobesimtari i parë që e mbytën muslimanët?

– Amrun ibn Hadremij.

  1. Kush e thirri ezanin mbi Qabe, ditën e çlirimit të Mekes?

– Bilal Ibn Rebah, Allahu qoftë i kënaqur me të

  1. Kush ishte i pari që agjëroi?

– Ademi, alejhi selam, agjëronte tre ditë të çdo muaji.

  1. Kush ishin ata që përngjanin me pejgamberin, alejhi selam?

– 1. Xhafer Ibn Ebi Talib 2. Ebu Sufjan Ibn Harith Ibn AbdulMutalib 3. Kathem Ibn Abas Ibn AbdulMutalib 4. Seib Ibn Ubejd Ibn Abdi Menaf 5. Hasan Ibn Ali Ibn Ebi Talib

  1. Kush ishin të dalluar për bukuri nga Sahabët?

– 1. Xherir Ibn Abdilah el Bexheli 2. Dihjetul Kelbi 3. Ukashe Ibn Muhsin 4. Zuberkan Ibn Bedr Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

  1. Kush e mësoi Kur’anin përmendësh i pari nga sahabët pas Muhamedit, alejhi selam ?

– Ali Ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Kush ra shehid i pari nga Ensarët në luftën e Bedrit?

– Harith Ibn Nu’man el Ensari, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Dy gra të pejgamberëve që do të jenë banore të Xhehenemit janë?

– Gruaja e Nuhit, alejhi selam dhe Gruaja e Lutit, alejhi selam

  1. Sa herë është përmend Ejubi, alejhi selam, në Kur’an?

– 4 herë.

  1. Sa ishte periudha kohore e zbritjes së Kur’anit në Meke?

– 13 vite e 5 muaj e 13 ditë.

  1. Sa ishte periudha kohore e zbritjes së Kur’anit në Medine?

– 9 vite e 9 muaj e 9 ditë.

  1. Sa herë është përmendur Xhehenemi në Kur’an?

– 126 herë.

  1. Sa herë është përmendur Xheneti në Kur’an?

– 66 herë.

  1. Në cilën sure përmendet tregimi mbi Habilin dhe Kabilin ?

– Në suren el Maide.

  1. Sa roje i ka Xhehenemi ?

– 19 roje (melaike që janë roje në Xhehenem).

  1. Sa ajete janë Mekije (që kanë zbritë në Meke) dhe Medenije?

– 4475 ajete janë Mekije. 1762 ajete janë Medenije.

AUTOR: NURUL HUDA KASIM ES SA’DIJ

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 851

0 1057