NJIHE FENË TËNDE – ( PJESA – 53 – )

NJIHE FENË TËNDE – ( PJESA – 53 – )

0 2286

1. Në sunetin e sabahut është e pëlqyer të lexohen suret ……?
– Sureja el Kafirun në rekatin e parë dhe sureja el Ihlas në rekatin e dytë.

2. Ceki tre llojet e sabrit(durimit) karshi Allaht?

– Llojet e sabrit janë tre, e ato janë: 1. Sabri ndaj kryerjes së obligimeve të Allahut (namazi, agjërimi- etj) 2. Sabri karshi mëkateve (mosbërja e mëkateve- imoraliteti, vjedhja, etj) 3. Sabri në caktimet e Allahut (sëmundja, vdekja e të dashurëve, varfëria, humbja pasurisë, etj).

3. Në cilën sure përmendet më së shumti dënimi i Allahut?

– Në suren el Bekare (18 herë).

  1. Sa ajete posedon xhuzi 29 në Kur’an?

– 431 ajete.

  1. Sa herë është përmendur dynjaja dhe ahireti në Kur’an?

– Dynjaja në Kur’an është përmendur 115 herë, gjithashtu edhe ahireti është përmendur 115 herë.

  1. Në sa vende është përmendur dënimi dhe shpërblimi i Allahut?

– Dënimi është përmendur në 264 vende, kurse shpërblimi është përmendur në 16 vende.

  1. Cila sure na tregon për rregullat e agjërimit, rregullat e haxhit, rregullat e umres dhe xhihadit?

– Sureja el Bekare.

  1. Cila sure na tregon për shëmtueshmërinë e kamatës?

– Sureja el Bekare.

  1. Sa herë Allahu i mallkoi Jahudit dhe Krishterët në Kur’an?

– Allahu në Kur’an i mallkoi Jahudit 52 herë, kurse Krishterët i mallkoi 3 herë.

10. Sa ajete gjithsej posedon xhuzi 30 në Kur’an?

– 564 ajete.

11. Allahu i përmendi emrat e pesë melaikeve në Kur’an, kush janë ata?

– Xhibrili, Mikaili, Haruti, Maruti dhe Maliku.

12. Kush iu lut Allahut me këto fjalë (lutje): “O Zoti im, zgjeroma krahërorin tim, dhe lehtësoma punën time, dhe zgjidhma lidhjen prej gjuhës sime, që të kuptojnë ata fjalën time.” ?

– Musai alejhi selam.

13. Allahu xhele ue ala thotë: “Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Alahut.” Ceke një nga ta?

– Talha Ibn Ubejdullah.

14. Sa herë është përmendur Iblisi në Kur’an?

– 11 herë.

15. Sa herë është përmendur Firaoni në Kur’an?

– 74 herë.

16. Në sa vende përmendet devotshmëria në Kur’an?

– Në 252 vende.

17. Sa herë është përmendur Musai alejhi selam në suren el Bekare?

– 11 herë.

18. Cilat sure janë emërtuar me emrat e pejgamberëve?

– Sureja Jusuf, Hudë, Ibrahim, Junus, Muhamed, Nuhë.

19. Sa herë janë përmendur në Kur’an Jahudit dhe Krishterët?

– Jahudit janë përmendur 8 herë, kurse krishterët janë përmendur në Kur’an 14 herë.

20. Sa herë është përmendur në Kur’an emri i Merjemes?

– 34 herë.

21. Cilat sure në Kur’an fillojnë me shprehjen: Thuaj ?

– Sureja el Xhin, el Kafirun, el Ihlas, el Felek, en Nas.

22. Kush janë për qëllim në këtë ajet: وَآخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ اللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

“E ka edhe të tjerë, të cilët shpresojnë urdhërin e Allahut, – që ose do t’i dënojë ata, ose do t’ua pranojë pendimin – Dhe Allahu, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.”?

– Mirare Ibn Rebia, Ka’b Ibn Maliku dhe Hilal Ibn Umeje.

23. Kush iu drejtua Allahut me këtë lutje: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!”?

– Ejubi, alejhi selam.

24. Cilën sure ia lexoi Xhafer Ibn Ebi Talib mbretit të Habeshes Nexhashiut?

– Suren Merjem.

25. Në cilën sure gjenden këto dy ajete Kur’anore: إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَر ٍ فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ

“Në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm. Ata që i frikësohem Allahut me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.”

– Në suren el Kamer, ajeti: 54-55.ُ

26. Allahu xhele ue ala, thotë: ” E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?” , Çka është El Hutameh?

– El Hutameh është zjarri i ndezur fort i Xhehenemit

27. Sa ajete posedon sureja el Hixhr?

– 99 ajete.

28. Cila është sureja më e gjatë dhe më e shkurt në Kur’an?

– Sureja më e gjatë në Kur’an është sureja el Bekare, kurse sureja më e shkurtër është sureja el Keuther.

29. Cili është ajeti i Kur’anit të cilin kur e lexonte Muhamedi, alejhi selam thonte: “Mjerë për atë që e lexon këtë ajet dhe nuk mediton rreth këtij ajeti?”

– Ky është ajeti:

– إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës (dukjen dhe zgjatjen e tyre), ka argumente për mendarët. ” (Ali Imran: 190).

30. Çka është Kur’ani?

– Kur’ani është fjalë e Allahut, e zbritur tek Muhamedi salallahu alejhi ue selem, leximi i Kur’anit është ibadet(adhurim) prej ibadeteve më madhore që Allahu i ka obliguar robërit e Tij, fillon me suren el Fatiha dhe përfundon(përmbyllet) me suren en Nas.

31. Sa pejgamberë janë përmendur në suren el Enbija?

– 16 Pejgamberë.

32. Sa herë është përmendur ari në Kur’an?

– 8 herë.

33. Sa herë është përmendur alkooli në Kur’an?

– 6 herë.

34. Sa ajete posedon Sureja el Xhum’ah?

– 11 ajete.

35. Cila është sureja më madhore dhe më me vlerë në Kur’an?

– Sureja el Fatiha

36. Sa ajete posedon Sureja Ali Imran?

– 200 ajete.

37. Sa jete posedon Sureja el Bekare?

– 286 ajete.

AUTOR: MURSHID ALI ABDULKADIR

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 851

0 1057