NJIHE FENË TËNDE (PJESA E 20)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E 20)!

0 1645

1. Cili është dënimi që ka caktuar Allahu azze vexhel për zinaqarin e martuar!?

1. – Gurëzimi.

2. Kush ishte njëri prej ulemave të selefit, i cili ishte nga gjenerata e dytë(tabi’inëve) dhe që ishte i njohur me nofkën,”zotëria i tabi’inëve”!?

2. – Sejid ibnul Musejibi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

3. Kush ishte sahabiu i nderuar i cili ishte i njohur me nofkën,-” Kërkuesi i të vërtetës”,-!?

3. – Selman el Farisiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

4. Kush ishte ai që barti mesazhin e Muhamedit,- alejhi selam!,- deri tek Prijësi(udhëheqësi) i Damaskut!?

4. – Shihab bin Uehbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

5. Ceki disa nga bazat e sheriatit islam!?

5. – 1. KUR’ANI. 2. SUNETI. 3. IXHMAI (KONCENZUESI). 4. KIJASI (ANALOGJIA).

6. Cilat ishin gjidhënëset e pejgamberit alejhi selam!?

6. – Halimja (nga fisi Sa’d). Thuvejba (shërbëtorja e ebu Lehebit). Fatimja, vajza e Huvejlidit (Halla e pejgamberit alejhi selam).

7. Cili është dallimi mes Nebij dhe Resul!?

7. – Nebij është: pejgamberi cili bën thirrje në praktikimin e asaj që i është shpallur një të dërguari para tij.

Kurse Resul është: pejgamberit të cilit i është shpallur vahji (sheriati) për të dhe umetin e tij.

8. Çfarë pune kryente pejgamberi, Idrisi alejhi selam!?

8.- Ishte rrobaqepës.

9. Cila ishte nofka me të cilën ishte i njohur Omeri ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!?

9. – El Faruk (Ai cili ndanë të vërtetën (hakun) nga e kota (batili).

10. Cili është emri i imam Buhariut, Allahu qoftë i kënaqur me të!?

10.- Muhamed ibn Ismail el Buhari.

11. Kush ishte sahabiu i cili mori nofkën ,- ” Heroi, guximtari, trimi i pejgamberit alejhi selam,-“!?

11. – Ebu Katade-, Allahu qoftë i kënaqur me të.

12. Kush ishte i njohur me nofkën,- ” I liruari nga zjarri i xhehenemit nga ana e Allahut,-“!?

12. – Ebu Bekër es Sidiku,- Allahu qoftë i kënaqure të.

13. Cili ishte emri i imam Muslimit,- Allahu qoftë i kënaqur me të,-!?

13. – Muslim ibn Haxhaxh el Kushejrij.

14. Kush ishte ai i cili u quajt,- ” Ringjallësi i sunetit,- !?

14. – Imam Ahmed ibn Hanbeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

15. Kush ishte ai i cili u quajt,- ” Imami umetit,”!?

15. – Imam ibn Huzejme ,- Allahu qoftë i kënaqure të.

16. Kush ishte ai i cili u quajt,- ” Stolia e adhuruesve,-“!?

16. – Ali bin Husejn ibn Ali bin ebi Talib,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

17. Kush llogaritet baba i arabëve!?

17. – Ismaili, djali i Ibrahimit alejhi selam.

18. Kur thuhet sureja e bashkimit, për cilën sure në Kur’an është fjala!?

18. – Suren esh Shuara.

19. Kush u quajt,- “guvernatori i suksesshëm”,-!?

19. – Abdullah ibn Reuaha,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Kush e mori nofkën,- ” I ngjashëm me melaiket”,-!?

20. – Imran ibn Husajni,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

21. Kush e mori nofkën,-” Zotëria i shigjetarëve”,-!?

21. – Abdullah ibn Xhubejri,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

22. Kush ishte i pari që solli adhurimin e idhujve tek arabët!?

22. – Amrun ibn Luhaj el Huzaiji.

23. Kush u varros i pari në varrezat e Bekijes!?

23. – Uthman bin Medh’un.

24. Kush e shkroi i pari fjalën,- Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit(بسم الله الرحمان الرحيم)!?

24. – Sulejmani alejhi selam.

25. Kur për të parë muslimanët falën namazin e frikës!?

25. – Në ekspeditën (luftën) e quajtur Dhaturr Rrika’a.

26. Kush ishte i pari i cili e foli rrjedhshëm (me rregulla gramatikore) gjuhën arabe !?

26. – Ismaili alejhi selam.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

MEDINE, 2014

Literatura:

1. Sire Nebeuije: Ibn Hishami

2. Es Siretu en nebeuije fi dauil Kur’ani ues Suneti: Muhamed Ibn Muhamed.

3. Es siretu en nebeuije durus ue ibr: Muhamed Ali Muhamed Es Salabi.

4. Err rrehikul mahtum: Safijurrahman el Mubarekfuri.

5. Nurul jekin fi sireti sejidil murselin: Muhamed el Hudajri.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 841

0 1048