NJIHE FENË TËNDE (PJESA E DYMBËDHJETË)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E DYMBËDHJETË)!

0 1510

1. Përmende ajetin Kuranor në të cilin Allahu përmend 5 pejgamberët Ulul azm: Muhamedin, Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë!?

1. – Allahu thotë: “Ai ju përcaktoi juve fe atë që ua pat caktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe me atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musanë dhe Isanë. (I porositëm) Ta praktikonin fenë e drejtë e dhe mos u përçani në të. (Shura: 13).

2. Sa është numri i pejgamberëve të përmendur në Kuran, dhe ceki emrat e tyre!?

2. – Numri i pejgamberëve që përmenden në kuran është njëzetepesë, ata janë:
Ademi, Idrisi, Nuhi, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Junusi, Ismaili, Is’haku, Jakubi, Jusufi, Ejubi, Shuajbi, Musai, Haruni, Eljasai, Dhul-Kifli, Davudi, Zekerijai, Sulejmani, Iljasi, Jahja, Isai dhe Muhamedi (alejhimu salatu ve selam- paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë).

3. Sa është numri pejgamberëve!? 

3. – Numri i pejgamberëve është i madh, dhe atë nuk e din askush pos Allahut. 
Allahu,- xhele veala!,- thotë: 
Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa  të tjerë nuk të kemi treguar ty(o Muhamed).” (Nisa: 164).
Jemi të detyruar të besojmë në mënyrë të hollësishme në të gjithë pejgamberët që i dimë dhe nuk i dimë (ata që janë përmendur dhe të tjerët që nuk janë përmendur).

4. Cili është argumenti që Kurani nuk është ndryshuar nga askush dhe se Allahu do ta ruajë nga çdo shtrembërim apo ndryshim!?

4. – Allahu,- xhele veala!,- thotë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kur’ani dhe sigurisht se Ne do ta ruajmë atë.” ( Hixhër: 9).
” Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet.” ( Fussilet: 42).


5. Sa libra janë zbritur nga ana e Allahut, cilat janë dhe kujt u janë zbritur!?

5. – Librat e zbritura janë të shumtë dhe askush nuk e di numrin e tyre, përveç Allahut.
Librat që dihen janë: 
1. Fletushkat e Ibrahimit alejhi selam.
2. Teurati – Musait alejhi selam.
3. Inxhili – Isait alejhi selam.
4. Zeburi – Davudit alejhi selam.
5. Kur’ani – Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem.

6. Kush ishte Sahabiu për të cilin Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: Prezenca e tij në xhihad (luftë) është më e mirë se prezenca  e 1000 ushtarëve!?
6. – El Ka’Kau bin Amrun Et Temimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

7. Pse Havarixhët u quajtën me këtë emër!?

7. – Sepse dolën kundër urdhrave dhe udhëheqjes së Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- pas përfundimit të luftës së Sifinit.

8. Cili  pejgamber vdiq në këmbë  i mbështetur në shkopin e tij!?

8. – Sulejmani alejhi selam.

9. Çka është I’tikafi!?

9. – Dispozitë ose rregull islame e qëndrimit të muslimanëve krejt të izoluar në xhami, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ose edhe kohë tjera.
Ky veprim është i pëlqyer në sheriatin Islam.

10. Njëri nga emrat e Kuranit është El Furkan (dalluesi), pse është quajtur me ketë emër Kurani!?

10.- Sepse Kurani dallon të vërtetën nga e kota (e pavërteta), të drejtën nga e gabuara dhe të mirën nga e keqja.

11. Çfarë kemi për qëllim kur themi Fi Sebililah!?

11. – Është për qëllim: Në rrugë të Allahut, për çështjen e Allahut dhe në shërbim të Allahut.

12. Kush tha në luftën rrethë Deves: “Pasha Allahun do kisha dashur të isha i vdekur para kësaj dite 20 vite më herët, ose pasha Allahun do kisha dashur të kisha vdekur 20 vite më herët sesa të jem prezent sot në këtë luftë!?

12. – Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

13. Cila ishte gruaja e Sahabiut Hudhejfe ibnul Jemanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

13. – Refidja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

14. Kush është për qëllim në fjalën e Allahut, ku i drejtohet Pejgamberit alejhi selam duke i thënë: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai është fatprerë”. ( Sure el Keuther: 3)!?

14. – Është për qëllim El As bin Vail.

15. Kush nga njerëzit do të ndërmjetësojnë me lejen e Allahut Ditën e Gjykimit!?

15. – Së pari pejgamberët e Allahut, dijetarët dhe pastaj shehidët.

16. Sa vite jetoi Nuhi alejhi selam para Tufanit, dhe sa vite jetoi pas Tufanit!?

16. – Para Tufanit 950vite, kurse pas tufanit thuhet se ka jetuar edhe 350vite tjera.

17. Cila ishte gruaja e fundit e pejgamberit alejhi selam!?

17. – Mejmunja vajza e Harithit.

18. Cila nga gratë e pejgamberit,- alejhi selam u akuzua për moral dhe Allahu shpalli dëlirësinë e saj mbi shtatë qiej?

18. – Aishja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
(Shiko Suren Nur: faqja nr.1,2).

19. Kush janë Ensarët!?

19. – Ensarët janë banorët vendas të Medinës, ndihmëtarët  dhe mikpritësit e banorëve të shpërngulur (bërë hixhret) nga Mekeja.

20. Çka është fetvaja!?

20. – Fetvaja është përgjigje ose udhëzim për zgjidhjen e çështjeve juridike të Sheriatit Islam.

21. Çka është Shirku !?

21. – Shirku është: T’i bësh shok Allahut në adhurim.
Besimi në shumë zota.
Paganizëm.

22. Cilës nga sahabiket (gratë e shokëve të pejgamberit alejhi selam) i thuhet: ” Mësuesja e parë në Islam”,  dhe pse!?

22.- Shefaja vajza e Harithit,- Allahu qoftë i kënaqur me dytë.
Sepse ishte gruaja e parë e cila ua mësonte grave shkrimin dhe leximin.

23. Kush nga shokët e pejgamberit alejhi selam ka thënë: “Nuk ka zbrit një ajet nga libri i Allahut (Kur’ani ) e që unë  e di ku ka zbrit (vendi) dhe përse ka zbrit (arsyen e zbritjes)!?

23. – Abdullah ibn Mes’udi dhe në një transmetim tjetër thuhet se edhe Ebu Hurejra dhe Aliu kanë thënë të njëjtat fjalë,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!

24. Çka është Zuhdi !?

24. – Largimi nga bukuritë dhe kënaqësitë e kësaj bote.

25. Cilat janë suret në Kuran të cilat fillojnë me lavdërim ndaj Allahut,- xhele veala!?

25.- Sure el Hadid, el Hashr, es Saf, el Xhum’ah, et Tegabun dhe Sure el A’la.

26. Sa herë është përmendur Jusufi alejhi selam në suren Jusuf!?

26. – 25 herë .


27. Cili prej shokëve të pejgamberit alejhi selam e ka prejardhjen nga familja e Jusufit alejhi selam!?

27. – Ai është Abdullah bin Selam,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

28. Cili nga namazet obligative nuk pranohet pa xhemat (nëse falet vetëm)!?

28. – Namazi  i Xhumasë.

29. Kush ishte Harith gënjeshtari!?

29. – Ai është Harith bin Seid bin Es’ad, është nga Damasku i Sirisë, shpalli veten se është pejgamber, dhe e mbyti Abdul Melik bin Mervani në vitin 69Hixhri.

30. Cila ishte sahabikja e cila ishte e njohur për zgjuarsi dhe hifdhin( të mbajturit mend- psh. Mësimi i Kuranit përmendsh) e fortë!?

30. – Ajo është Umu Atije el Ensarijeh.
Emri i saj është: Nesibeh bintil Harith el Ensarijeh.

31. Dy sure në Kuran përfundimi i njërës është i njëjtë me fillimin e tjetrës sure!?

31. – Sureja el Kadr dhe el Fexhr.
(Shiko el Kadr fundin e ajetit: 5 dhe el Fexhr fillimin e ajetit:  1).

32. Kush ishte i pari i cili filloi të shkruaj rreth historisë islame!?

32. – Abdullah bin ebi Rafi.

33. Për sa kohë imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  i tuboi hadithet në koleksionin e tij të haditheve(Sahihul Muslim)!

33. – 15 vite.

34. Cili është Namazi i parë që e fali Muhamedi alejhi selam të cilin ai mësoi Xhibrili alejhi selam!?

34. – Namazi i drekës ishte namazi i parë që e fali pejgamberi alejhi selam.

35. Cili ishte shkaku i zbritjes së sures el ihlas (Kul huvaAllahu ehad)!?

35. – Pabesimtarët i  kërkonin pejgamberit alejhi selam t’ua përshkruante Allahun.
Pastaj zbriti sureja el ihlas: ”Thuaj (ti o Muhamed): ” Ai është Allahu, Një dhe i Vetmi! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë(a i krahasueshëm) me Atë!”.( El Ihlas: 1- 4).


Burimi; albislam.com

Autor: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 839

0 1045