NJIHE FENË TËNDE (PJESA E KATËRMBDHJETË)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E KATËRMBDHJETË)!

0 1784

1. Kush janë muhaxhirët dhe ensarët!?
1. – Muhaxhirët janë muslimanët e parë të Mekës që emigruan në Medinë prej persekutimit që ia bënin jobesimtarët si shkak i pranimit dhe praktikimit të Islamit.

– Ensarët janë banorët e Medinës, mbështetës të Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe të muhaxhirëve.

2. Kur themi Umet, çfarë është për qëllim!?
2. – Umet është për qëllim bashkësia muslimane në mbarë botën, e ndërtuar mbi bazën e përkatësisë në islam.

3. Çka është sexhdeja!?
3. – Sexhdeja është pozicion falje ku vendosen përdhe: balli, hunda, dy duart, gjunjët dhe majat e këmbëve.

4. Çfarë kuptimi ka fjala Shejh!?
4. – Shejh është titull që i jepet të kualifikuarve në shkencat islame apo njerëzve me reputacion shoqëror.

5. Çka është rekat!?
5. –  Rekat është njësia e namazit që fillon me tekbirin fillestar dhe mbaron me kryerjen e dy sexhdeve.

6. Çka është Misvaku!?
6. – Misvaku është një degëz peme specifike me përmbajtje të lëngshme, me të bëhet pastrimi i dhëmbëve.

7. Çka është El vudu’u (Abdesti)!?
7. – Abdesti është larja e gjymtyrëve specifike të trupit, e detyrueshme për disa rite islame: falja e namazit etj.

8. Çka është Kibla!?
8. – Kibla është ana apo drejtimi nga drejtohet muslimani për faljen e namazit, konkretisht Qabja.

9. Kush ishte pejgamberi i cili ishte vetë pejgamberi, babai i tij, gjyshi dhe stërgjyshi  tij  ishin pejgamber!?
9. – Jusuf bin Jakub bin Is’hak bin Ibrahim alejhimu selam. (Jusufi alejhi selam).

10. Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kuran: “Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës.” (Sure el Murselat: 1), Çfarë  është për qëllim në këtë ajet!?
10. – Erërat që fryjnë njëra pas tjetrës.

11. Kush ishte i pari i cili lexoi Kuran haptas në Meke!?
11. – Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

12. Sa ishte periudha kohore prej Ademit alejhi selam deri tek Nuhi alejhi selam!?
12. – 10 Shekuj.

13. Kush ishte vëllau i Jusufit alejhi selam prej nëne!?
13. – Binjamini.

14. Cila është duaja e cila thuhet pas tekbirit fillestar në Namaz!?
14. – Subhaneke Allahumme ve bihamdike veteba rekes muke vete ala xhed duke vela ilahe gajruke.
سبحانك اللهم وبحمدك وتبارك اسمك وتعالى جدك وﻻ إله غيرك.

15. Cili është mendimi i keq i cili është i rrezikshëm ta posedojë muslimani!?
15. – Mendimi i keq për Allahun.
(Muslimani duhet të ketë mendim të mirë për Allahun gjithë- qoftë në rehati apo sprova).

16. Kush ishte ai i cili besoi në pejgamberllëkun e Muhamedit alejhi selam  para se të shpallet si pejgamber!?
16. – Veraka bin Neufel.

17. Kush i pari i bëri mëkat Allahut, dhe cili ishte ai mëkat!?
17. – Iblisi(shejtani). Mëkati ishte Kibri(mendjemadhësia).
Kur Allahu e urdhëroi mi ba sexhde Ademit alejhi selam, Iblisi nga mendjemadhësia nuk i bëri sexhde Ademit alejhi selam. Tha un jam më i mirë se Ademi, atë e ke krijuar nga dheu e mua nga zjarri.

18. Cila është dispozita e thënies Amin (nga ana xhematit) në namaz pasi Imami të përfundon leximin e sures Fatiha!?
18. – Sipas shumicës së dijetarëve (ulemave ) është Sunet të thënurit Amin nga ana e xhematit pasi imami të thotë: “Gajril Magdubi alejhim veled Da’lin”.

19. Cila është forma e thënies së telbijes nga ana e haxhilerëve!?
19. – Lebbejke Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, innel hamde ven ni’mete leke vel mulk, la sheriike lek.” 
( Të përgjigjem pandërprerë,o Zot, të përgjigjem, Ti je i pashoq, të përgjigjem, vërtetë lavdërimi, dhuntia dhe pushteti të takojnë vetëm Ty, Ti je i pashoq.” 

20. Sa mikate janë dhe cilat janë ato!?
20. – Mikatet janë pesë: 
1. Dhul Hulejfeh (i caktuar për njerëzit që jetojnë në Medine)
2. El Xhuhfeh (për banorët e Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Libanit).
3. Karnul Menazil (për banorët e Nexhdit).
4. Jelemlem (për banorët e Jemenit).
5. Dhatu Irkë (për banorët e Irakut).

Burimi; albislam.com
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 853

0 1057