NJIHE FENË TËNDE (PJESA E NËNTË)

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E NËNTË)

0 1576

1. Trego prejardhjen e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të?!

1. Abdullah bin Uthman bin Amir bin Amrun bin Ka’b bin Sa’d bin Tejm bin Murreh.

2. Kush janë njerëzit më të mirë pas Pejgamberit,- alejhi selam?

2. Dijetarwt e Ehli Sunetit dhe xhematit janë të një zëri se njerëzit më të mirë pas pejgamberit,- alejhi selam!,- janë Ebu Bekri pastaj Omeri, Othmani dhe Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

3. Si e ndihmoi islamin Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

3. Ebu Bekri bënte tregti me shitje rrobash dhe gjatë tregtisë fitoi gjithsej 40 mijë dirhem. Të gjitha i dhuroi sadaka në përhapjen e islamit.

4. Sa vite zgjati hilafeti i Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të?!

4. Hilafeti i Ebu Bekrit zgjati dy vite e tre muaj e dhjetë ditë. U zgjodh udhëheqës i muslimanëve nga viti 11 deri 13hixhri/ 632-634.

5. Kur ra dëshmor Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të! ,- si dhe kush ishte vrasësi?

5. Aliu ra dëshmor më datën 17 Ramazan në vitin 40 hixhri. Vrasësi ishte nga grupi havarixhëve Abdurrahman ibn Mulxhim.

6. Në cilin vit ndodhi lufta e Sifinit?

6. Lufta e Sifinit ndodhi në vitin 37 Hixhri.

7. Sa vite zgjati hilafeti i Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

7. Hilafeti i Aliut zgjati pesë vite. U zgjodh udhëheqës i muslimanëve nga viti 35 deri 40 hixhri.

8. Trego prejardhjen e Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

8. Ai është Ali bin ebi Talib bin Abdi Menaf bin Abdul Mutalib bin Hashim bin Abdi Menaf.

9. Trego prejardhjen e Othmanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

9. Ai është Othman bin Afan bin ebil Asi bin Umejeh bin Abdi Shems bin Abdi Menaf bin Kusaj bin Kilab el Kuresheij el Emevij.

10. Përse e quanin Othmanin,- Allahu qoftë i kënaqur me të ,- zotëruesi i dy dritave!?

10. Sepse ai u martua me dy vajzat e Pejgamberit, – alejhi selam,- Rukijen e cila vdiq pas luftës së Bedrit. Dhe pas vdekjes së Rukijes u martua me Umu Kulthumin.

11. Trego prejardhjen e Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

11. Ai është: Omer bin Hatab bin Nufejl bin Abdul uzze bin Rebah prej fisit të  Adij ibni Ka’bit.

12. Kush ishte i pari i cili i besoi shpalljes së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,-. nga ana e burrave!?

12. Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

13. Përmende njërin nga engjëjt mbikëqyrës të Xhehenemit?

13. Meleku Malik. (Ata do të thërasin: ” O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: ” Ju do të qëndroni përherë aty!”.(Sure Zuhruf: 77).

14. Çfarë nënkuptojmë me termin rukje?

14. Rukje është: Kërkimi i mbrojtjes dhe shërimit nga sëmundjet e ndryshme (sihri, msyshi etj) nëpërmjet leximit të Kuranit apo lutjeve të cilat kanë ardhur në hadithet profetike. Si dhe rukja nëse bëhet në këtë mënyrë (duke lexuar Kur’an dhe me duatë profetike) është e lejuar në sheriatin islam.

15. Kush e pastroi xhenazen e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- pasi vdiq?!

15. Gruja e tij Esma vajza e Umejs. Para se të vdiste Ebu Bekri e la amanet,porosi që xhenazen e tij ta pastroj gruaja e tij Esma.

16. Si u sëmurë Ebu Bekri dhe çfarë ndodhi pas sëmundjes?

16. Në një ditë të ftohtë Ebu Bekri u pastrua dhe e kaploi sëmundja dhe kolliste pa ia ndarë. 15ditë rishtazi nuk dilte nga shtëpia e tij përpos faljes së namazit në Xhami. Urdhëronte Omerin t’i prijë njerëzve në namaz. Njerëzit e vizitonin Ebu Bekrin çdo ditë në shtëpinë e tij, ai që kujdesej më së shumti për Ebu Bekrin gjatë sëmundjes ishte Othmani. Dhe nuk zgjati shumë kohë Ebu Bekri vdiq në ditën e martë, muajin xhumadel A’hireh në vitin 13Hixhrij.

17. Kush ia fali Ebu Bekrit namazin e xhenazes dhe ku e varrosen xhenazen e tij?!

17. Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- dhe u varros afër varrit të Pejgamberit,- alejhi selam.

18. Kush e pastroi dhe ia fali xhenazen Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

18. Djali i tij Abdullah ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- si dhe u varros afër varrit të Pejgamberit,- alejhi selam dhe Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

19. Sa vite zgjati hilafeti i Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

19. 10 vite e gjashtë muaj.

20. Kur vdiq Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

20. Dita: e Mërkurë. Data: 23 Dhul Hixheh. Viti: 23Hixhrij.

Burimi; albislam.com

AUTORI: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD SHABANI

1. Shiko: El Hulefa err Rrashidun, Dr. Emin el Kudat, fq. 33.

2. Shiko: Fet-hul Bari, vëll.7/170.

3. Shiko: Asru Hilafeh err Rrashideh, Dr. Ekrem Dija el Uneri, fq. 66.

4. Shiko: El Isabeh të Ibn Haxherit, 4/223.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 786

0 992