NJIHE FENË TËNDE (PJESA E TETËMBDHJETË)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E TETËMBDHJETË)!

0 1272

1. Ceke një hadith rreth vlerës së përcjelljes të xhenazes!?

– Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush e fal namazin e xhenazes dhe nuk merr pjesë në përcjelljen e saj deri tek varrezat do të shpërblehet me një kirat, e nëse e fal namazin e saj dhe e përcjell deri sa të varroset, ai do të shpërblehet me dy kiratë.”
I Dërguari,- salallahu alejhi ue selem!,- u pyet se çfarë është kirati?
E ai tha: ” Kirat është shpërblim, më i vogli i të cilëve është sa kodra e Uhudit.”
(Shënon Imam Buhriu: 1261 dhe Imam Muslimi: 945).

2. Kush ishte sahabiu i cili jetoi 20 vite si guvernator i muslimanëve dhe 20 vite tjera si halife i muslimanëve!?

– Muavije ibn ebi Sufjan.

3. Si quhej nëna e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

– Selma e bija e Sahrit.

4. Si quhet sahabja të cilës i iu vranë shtatë djemtë e saj në luftën e Bedrit!?

– Afra binti Ubejd bin Thalebeh.

5. Cilët fëmijë vdiqën para vdekjes së Pejgamberit,- alejhi selam!,- dhe cilët vdiqën pas vdekjes së pejgamberit!?

– Të gjithë fëmijët e pejgamberit,- alejhi selam!,- vdiqën para vdekjes së pejgamberit, përpos Fatimes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e cila vdiq gjashtë muaj pas vdekjes së pejgamberit,- alejhi selam.

6. A dinte shkrim lexim i dërguari i Allahut,- sallahu alejhi ue selem!,- para se të shpallej pejgamber, argumento atë që thua!?

– Jo, pejgamberi,- alejhi selam!,- nuk dinte as shkrim as lexim para se të shpallej (dërgohej) pejgamber.
Argument për këtë është fjala e Allahut,- xhele veala!,- ku thotë:
” Para këtij, ti ( Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde, përndryshe;ndjekësit e pavërtetës do të dyshonin.” (Ankebut: 48).

7. Sa herë kreu Haxhin dhe sa herë Umren pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!?

– Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- kreu haxhin vetëm njëherë gjatë jetës së tij, kurse Umren e kreu katër herë.

8. Si quhej deveja e pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!?

– Deveja e pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- quhej Kasva.

9. Sa gra i kishte Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- gjatë jetës së tij dhe cilat ishin ato!?

–  Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- gjatë jetës së tij kishte gjithësej 13gra, e ato ishin:
1. Hatixhja, bija e Huvejlidit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
2. Seuda, bija e Zem’as,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
3. Aisheja, bija e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
4. Hafsa,  bija e Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
5. Zejnebja, bija e Huzejmes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
6. Umu Seleme,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
7. Zejnebja, bija e Xhahshit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
8. Rejhana,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
9. Xhuvejra, bija e Harithit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
10. Ummu Habiba,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
11. Safija, bija e Hajj ibn Ahtabit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
12. Maria,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
13. Mejmunja, bija e Harithit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

10. Sa dhëndër kishte Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe kush ishin ata !?

– Muhamedi,- salallahu alejhi ue selam!,- kishte tre dhëndurë, e ata ishin:
1. Ali ibn ebi Talib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!(burri i Fatimes).
2. Othman Ibn Afani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!(burri i Rukijes dhe pas vdekjes së saj u bë burrë i Umu Kulthumit).
3. Ebul As Ibn Rrebia,- Allahu qoftë i kënaqur me të!(burri i Zejnebes).

11. Ishin tre shenja paralajmëruese se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- së shpejti do të shpërngulet (dmth, do të vdesë) në ahiret, cilat ishin ato!?

– 1. Fjalimin të cilin e mbajti Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- në Haxhin lamtumirës(fundit) dhe tha se nuk do t’ju takojë më në këtë vend pas këtij viti.
2. Qëndrimi(izolimi) i Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,-  për njëzetë ditë në Itikaf gjatë muajit të Ramazanit, për dallim nga vitet tjera në të cilat qëndronte vetëm dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në Itikaf.
3. Leximi i Kur’anit me Xhibrilin alejhi selam dy herë brenda një viti, kurse vitet tjera e lexonte vetëm njëherë Kur’anin me Xhibrilin alejhi selam.

12. Cilët ishin fjalët e para që i tha pejgamberi alejhi selam kur hyri në Medine!?

– Fjalët e para që i tha pejgamberi alejhi selam kur hyri në Medine, ishin:
” Mbani lidhjet farefisnore, faluni kur njerëzit janë duke fjetur, do të hyni në xhenet me selame (paqe,shpëtim).”

13. Kush ishin komentuesit më të njohur të Kur’anit nga ana e sahabëve!?

– Komentuesit më të njohur të Kur’anit nga ana e sahabëve ishin:

1. Në Medine ishte: Ubej Ibn Ka’bi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
2. Në Meke ishte: Abdullah ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
3. Në Irak ishte: Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

14. Kush ishte sahabiu i cili u quajt(mori nofkën) Jusufi alejhi selam i këtij umeti!?

– Xherir ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
15. Sa ishte numri i jobesimtarëve të cilët morën pjesë në luftën e Bedrit kundër muslimanëve!?

– Numri i jobesimtarëve ishte 1000.

16. Sa vjeç kishte  Abdullahu (babai i Muhamedit alejhi selam) kur u martua me Eminen (nënën e Muhamedit salallahu alejhi ue selam)!?

– 25vjeç.

17. Cila ishte thënia të cilën e thoshin të gjithë pejgamberët e Allahut në drejtim të popullit të tyre!?

– ” O populli im ! Adhuroni Allahun,  ju nuk keni zot tjetër përveç Tij!”.

18. Cila ishte sureja e cila zbriti e fundit dhe komplete(e tëra përnjëherë)!?

– Sureja el Mudethir.

19. Cila ishte dhurata e pa e cila iu dhurua Muhamedit alejhi selam në Medine!?

– Një copëz bukë, pak gjalpë dhe një gotë qumësht, dhe kjo dhuratë ishte nga Zejd ibn Harith,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

20. Kush ishte i pari i cili filloi të ligjëroi hutben para namazit të bajramit!?

– Mervan ibn Hakemi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

Literatura:
1. Sire Nebeuije: Ibn Hishami
2. Es Siretu en nebeuije fi dauil Kur’ani ues Suneti: Muhamed Ibn Muhamed.
3. Es siretu en nebeuije durus ue ibr: Muhamed Ali Muhamed Es Salabi.
4. Err rrehikul mahtum: Safijurrahman el Mubarekfuri.
5. Nurul jekin fi sireti sejidil murselin: Muhamed el Hudajri.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 849

0 1056