NJIHU ME FENË TËNDE- (PJESA E DYTË)!

NJIHU ME FENË TËNDE- (PJESA E DYTË)!

0 2580

1. Kush e ndërtoi xhaminë përreth Qabesë?

1. Xhaminë  e ndërtoi Omer Ibn Hatabi, kurse e plotësoi Othman Ibn Afani  -Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë-.

2. Në cilën moshë i erdhi shpallja pejgamberit, -alejhi selam?

2. Shpallja i erdhi në moshën dyzet vjeçare.

3. Kush ishte sahabiu që dinte disa  fshehtësi të cilat ia kishte rrëfyer  pejgamberi, -alejhi selam?

3. Sahabiu ishte Hudhejfe Ibn Jemani, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

4. Në sa luftëra mori pjesë pejgamberi, -alejhi selam?

4. Pejgamberi, -alejhi selam-, mori pjesë në 27 luftëra.

5. Kur u bë obligim falja e namazit?

5. Falja e namazit u bë obligim në natën e Israsë dhe Miraxhit.

6. Kush janë Selefu Es-Salih (të parët tanë të ndershëm)?

6. Selefu Es-Salih janë tri gjeneratat e arta:

a) Sahabët (gjenerata e parë, shokët e pejgamberi alejhi selam).

b) Tabi-inët (gjenerata e dytë,ata që erdhën pas sahabëve).

c) Tabi Tabi-inët (gjenerata e tretë)

7. Kush ishte ai i cili i bëri sihër pejgamberit, -alejhi selam-, dhe a ishte prej muslimanëve?

7. Ai i cili i bëri sihër pejgamberit, -alejhi selam-, ishte Lebid Ibn El-Asani. Ishte prej çifutëve edhe pse pejgamberit, -alehji selam-, i paraqitej si musliman, pra ishte prej mynafikëve.

8. Cili ishte i dyti prej burrave që përqafoi islamin?

8. Ai ishte Zubejr Ibn Avami, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

9. Cili sahabi e kishte parë Dexhallin?

9. Sahabiu i cili e kishte parë Dexhallin ishte Temim Ibn Eus Ed-Dariji, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

10. Kush ishte më i ditur në lidhje më haramin dhe hallallin nga shokët e pejgamberit, -alejhi selam?

10. Më i ditur ishte Muadh Ibn Xhebeli, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

11. Ceki disa nga kushtet e pranimit të pendimit?

11. Disa nga kushtet e pranimit të pendimit janë:

a) Largimi dhe distancimi nga mëkatet.

b) Keqardhja për mëkatin e vepruar

c) Vendosmëria e prerë për të mos u kthyer në mëkatet e mëparshme.

d) Nëse i ke hyrë në hak dikujt apo i ke bërë padrejtësi, duhet të ua kthesh atyre hakun apo padrejtësinë që ua kë bërë.

12. Cilat janë ato krijesat të cilat nuk u lindën nga gjinia femërore?

12. Ademi, Hava dhe Kurbani (Dashi) që i zbriti Ibrahimit, -alejhi selam.

13. Në cilin vit Hixhri ka ndodhur lufta e Mu’tes?

13. Lufta e Mu’tes ka ndodhur në vitin e 8 hixhri.

14. Një njeri i mirë të cilit Allahu i dha shumë urtësi, si dhe e zbriti një sure më emrin e tij, kush ishte ai?

14. Ai njeri ishte Llukman Hakimi, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

15. Në sa grupe janë ndarë çifutët?

15. Çifutët janë ndarë në 71 grupe.

16. Kush ishte i pari prej djelmoshave të ri i cili e pranoi islamin?

16. Ai ishte Ali Ibn Ebi Talib, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

17. Kush ishte i pari prej burrave që pranoi islamin?

17. Ai ishte Ebu Bekr Es-Sidik, Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Cila është vepra e parë për të cilën do të merret në llogari robi i Allahut në ditën e gjykimit?

18. Vepra e parë për të cilën do të merret në llogari robi i Allahut ditën e gjykimit është namazi.

19. Kush u quajt luani i Allahut?

19. Luani i Allahut u quajt Hamza Bin Abdul Mutalib, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Kush llogaritet njeriu më besnik i këtij Umeti?

20. Njeriu më besnik i këtij umeti llogaritet Ebu Ubejd Ibn El Xherra, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

 

Burimi: albislam.com

Autori:  Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

 

 

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 834

0 1041