NUK I LEJOHET MUSLIMANIT TË NDËRHYJË NË FEJESËN E VËLLAIT TË TIJ MUSLIMAN

NUK I LEJOHET MUSLIMANIT TË NDËRHYJË NË FEJESËN E VËLLAIT TË TIJ MUSLIMAN

0 1414

AJETET:

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: ” Dhe mos e kaloni kufirin. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që kapërcejnë kufirin.” (El Maide: 87).

Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë. Në të vërtetë ata i kanë ngarkuar vetes së tyre fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (Ahzab: 58).

HADITHET:

Transmetohet nga Abdurrahman bin Shimasete se ka ndëgjuar në minber Ukbe Ibn Amir,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke thënë: Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i lejohet muslimanit që të ndërhyjë në shitblerjen e vëllait të tij, si dhe nuk i lejohet muslimanit të ndërhyjë në fejesën e vëllait të tij, derisa ai të heqë dorë nga ajo.” (Shënon Imam Muslimi: 1414).

Transmetohet nga Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk i lejohet njeriut (muslimanit) të ndërhyjë në shitblerjen e vëllait të tij, dhe nuk i lejohet muslimanit të ndërhyjë në fejesën e vëllait të tij, pa lejen e tij.”

(Shënon: Muslimi: 50/1431, Buhariu: 2139).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e ndaloi shitblerjen e atij që është vendas nga fshatari[1], ndaloi rritjen ose zbritjen e çmimit duke mos pasur qëllim blerjen, si dhe ndaloi ndërhyrjen në fejesën e vëllait të tij. Nuk i lejohet asnjë gruaje ta kërkoj shkurorëzimin (talakun) e motrës së saj, me qëllim që të përfitoj nga gjërat që i zotëron motra e saj tek burri i saj(pasuria e burrit, ushqimi, shtëpia,etj). Shtoi Amri në një trasmetim: ” Nuk i lejohet muslimanit të ndërhyjë në tregtinë e vëllait të tij musliman. (Shënon: Muslimi: 1515/11-12: Buhariu: 2410).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (sepse fshatari nuk jeton në vendin ku shitet malli dhe nuk i dinë çmimet e qytetit-vendasve, si rezultat i kësaj mundësia e mashtrimit, tradhtisë mund të ndodhë më lehtë)

GJITHASHTU NË ALBISLAM