Nuk ka agjëruar për shkak të sëmundjes, e pas ramazanit ka vdekur, ç’duhet të bëjmë?!

Nuk ka agjëruar për shkak të sëmundjes, e pas ramazanit ka vdekur, ç’duhet të bëjmë?!

0 1068


Pyetje:
Gjyshi im u sëmur në mes të ramazanit dhe nuk i agjëroi dy ditë për shkak të sëmundjes, e pastaj vdiq… Ju pyesim, a duhet të agjërojmë tani ne për të apo a ekziston edhe mundësia e shpagimit të atyre ditëve?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Nëse njeriu sëmuret gjatë ramazanit dhe e lë agjërimin, atëherë për këtë veprim ai ka leje nga Zoti Fuqiplotë, i Cili ka thënë: Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera.”[1] E, përderisa gjyshi juaj ka lënë agjërimin për shkak të sëmundjes, e pastaj Allahu ia ka marrë shpirtin para se ai të ketë mundësi (pas ramazanit) t’i agjërojë ato ditë, sikurse as nuk e ka arritur ramazanin në vijim, në këtë rast nuk kërkohet që t’i kompensohet diçka. Mirëpo në rastet kur shërohet, e pastaj e shtyn kompensimin duke përtuar, aq sa arrin edhe ramazani tjetër dhe vdes pa mos i kompensuar ditët e paagjëruara, atëherë familja e tij për çdo ditë që ai nuk ka agjëruar duke qenë i sëmurë ushqen nga një të varfër, porse nuk kërkohet të agjërojnë për të, pra mjafton të ushqejë një të varfër për një ditë të paagjëruar, pra siç thamë, në qoftë se ka pas mundësi që vetë të agjërojë, porse e ka shtyer pa arsye derisa ka arritur ramazani i radhës. Kurse në rastin tuaj për sa kohë që s’ka pas mundësi dhe i ka ardhur vdekja në këtë gjendje, atëherë s’ka gjë.

 

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Kurani, El-Bekare: 184