Nuk mund ta fali namazin e xhumasë për shkak punës, si duhet të veproj?

Nuk mund ta fali namazin e xhumasë për shkak punës, si duhet të veproj?

0 1786

Pyetje: eselamu Alejkum, unë insha’Allah do t’ia nisi me punë, mirëpo problemi është se namazin e xhumasë është zor me e falë. Mua nuk më vjen marre me i than shefit për xhuma ama disa vëllezër më kanë thënë një herë vepro fshehtazi, herën tjetër duhet me e lënë krejt se në …. nuk ka mundësi me punu pa e humb ndonjë xhuma, mirëpo për mos me i humb 3 xhumaja radhazi mundesh me kërku leje edhe pse nuk të lejojnë për çdo xhuma! Çka më këshilloni? Allah ju shpërbleftë! Selam alejkum

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij…

Namazi i xhumasë është obligim i prerë për secilin musliman të moshërritur, që i përket gjinisë mashkullore, që nuk është udhëtarë dhe nuk është i angazhuar me ndonjë punë me interes të përgjithshëm për muslimanët dhe nuk ka mundësi të zëvendësohet në të njëjtën. Allahu i madhëruar thotë:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (Xhum’a: 9)

I Dërguari ka thënë: “Ose do heqin dorë, disa njerëz, nga lënia e namazit të xhumasë ose Allahu do t’ua vulosë zemrat.” (Muslimi)

Secili njeri që plotëson kushtet e lartpërmendura dhe braktis këtë obligim madhor të sheriatit, qoftë edhe për të ruajtur vendin e punës apo për ndonjë të mirë tjetër të kësaj bote, ka rënë në një kundërvajtje të rëndë.

Nuk ka bereqet në atë pasuri që fitohet duke shkel ligjet e Allahut, prandaj kemi për detyrim të ruhemi dhe të bëhemi të vëmendshëm. Në këtë rast braktiset vendi i punës e jo namazi i xhumasë. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugë të drejtë!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM