NXITJA PËR SHPËRNDARJEN E DITURISË DHE TËRHEQJA E VËREJTJES NGA FSHEHJA E DITURISË

NXITJA PËR SHPËRNDARJEN E DITURISË DHE TËRHEQJA E VËREJTJES NGA FSHEHJA E DITURISË

0 1824

Ajetet:

“O ti i dërguar(Muhamed)! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (relevatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve(prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.” (El Maide: 67).

“Thuaj (ti o Muhamed): Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf: 108).

“Ata të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë melaiket edhe ata që mallkojnë. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve(të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.” (El Bekare: 159-160).

“Ata që fshehin nga libri atë që shpalli Allahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre Allahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënim i rëndë e i padurueshëm. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit. Atë (dënim) për shkak se Allahu e zbriti librin (Teuratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.” (El Bekare: 174-176).

“Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.” (ET Teube: 9).

“E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit. Ata te Zoti i tyre kanë çka do që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.” (Ez Zumer: 33-34).

“Ne të dërguam ty me të vërtetën(me Kur’anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehenemit.” ( El Bekare: 119).

“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhnjëyesi, i urti. Kjo është mirësi e Allahut, që ia jep atij që do, e Allahu është zoti i dhuntisë së përsosur.” ( El Xhumua: 2-4).

“E, përkujtoni atë nga ajetet e Allahut dhe rregullat e fesë që po u lexohet në shtëpitë tuaja; vërtetë, Allahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë. (El Ahzabë: 34).

“(i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do të studiojnë (Kur’anin).” ( En Nahl: 44).

“Dhe kur Allahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshihni, por ata e lanë pas dore atë për pak sen të kësaj jete; pra, bën punë të keqe.” ( Ali Imran: 187).

Hadithet:

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muahmedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush pyetet rreth dijes (mesele në fe) e ai e fsheh. Do të lidhet me pranga nga zjarri Ditën e Kiametit.”

(Shënuan: Ebu Davudi: 3658, Tirmidhiu: 265 dhe Hakimi në “Mustedrekun” e tij: 57/345. Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Dijetarët e këtij umeti janë dy kategori (grupe). (Kategori e parë): Njeriut të cilit Allahu i dhuroi dituri e ky dha mundin dhe e përcolli diturinë në mesin e njerëzve dhe për këtë mund dhe dituri që përcolli dhe nuk e kurseu aspak e as që kërkoi apo mori për këtë shpërblim nga njerëzit. E për këtë njeri kërkojnë falje peshqit në deti, kafshët e tokës dhe shpezët të cilët fluturojnë në qiell. (Kategoria e dytë): Dhe njeriut të cilit Allahu i dhuroi dituri por ky u tregua koprrac nuk e përcolli diturinë në mesin e robërve të Allahut, e kurseu atë dhe mori shpërblim (nga njerëzit). Për këtë veprim ky njeri si dënim do të lidhet me pranga nga zjarri Ditën e Kiametit si dhe do të thërras një thirrës: Ky është ai të cilit Allahu i dhuroi dituri, por u tregua koprrac ndaj robërve të Allahut(nuk i mësoi ata nga dituria që kishte, por e fshehte diturinë që kishte). E kurseu diturin dhe nuk ngurronte ta merrte shpërblimin (nga njerëzit). Dhe në këtë mënyrë vazhdon derisa të japë llogarinë (para Allahut në Ditën e Gjykimit).”

(Shënuan: Taberani në “Eusat” dhe “Muxhmeu ez zeuaid”: 511. Ka thënë Hafidh el Mundhirij në “Tergib uet Terhib”: 126 (në zingjirin e hadithit është Abdullah ibn Hirashi, këtë transmetues të vërtetë e konsideron vetëm Ibn Hibani, së paku aq sa e di unë). Të njejtat fjalë i thotë edhe Hafidh el Hejthemiju në “Muxhmeu ez Zeuaid”, kurse shejh Albani hadithin e vlerëson si shumë të dobët).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga: arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM