O BIRI ADEMIT!

O BIRI ADEMIT!

0 3877

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR. 42

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:
“O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë.
O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet.
O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhësia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje.”

(Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60(kapitulli mbi lutjen) dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

Komentimi i hadithit: Të nderuar vëllezër: Në këtë hadithë njoftohemi dhe mësojmë mëshirën e gjerë dhe të madhe të Allahut, xhele ue ala.

Mësojmë se Allahu i falë të gjitha mëkatet nga të cilat nuk mund të shpëtojë asnjëri nga ne pa i vepruar.

Në këtë hadithë mësojmë tre shkaqe, prej shkaqeve të pranimit të pendimit dhe faljes së mëkateve nga Allahu, xhele ue ala.

E, ato shkaqe janë:

1. Lutja e drejtuar Allahut duhet të jetë me sinqeritet dhe prezentim të zemrës në çastet e lutjes, duke thënë: O Allahu im, më falë, më prano pendimin.

2. Shpresa se Allahu do t’ia pranojë pendimin, do t’ia falë mëkatet dhe mos’humbja e shpresës nga Mëshira e Allahut.

3. Largimi i tërësishëm dhe mosnjëllosja e njeriut me shirkun e madh dhe të vogël.

Këto tre shkaqe dhe shumë shkaqe tjera, janë sebeb që Allahu përmes tyre i falë të gjitha mëkatet, sado qofshin të shumta ato, apo edhe edhe ta arrijnë ato kupën e qiellit, nëse robi i kthehet Allahut me pendim të sinqertë dhe i plotëson kushtet e pendimit, nuk ka aspak dyshim se Allahu ia pranon pendimin dhe ia falë të gjitha mëkatet e vepruara më parë.

Njashtu, nëse robi e takon Allahun e Madhëruar në ditën e Gjykimit me mëkate sa madhësia e tokës, por e takon Allahun pa i shoqëruar asgjë Atij në adhurim, atëherë Allahu do t’i vijë me po aq falje, bile do t’ia shndërrojë të gjitha veprat e këqija në vepra të mira.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve. Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).” (Nisa: 30).

Shiko vëlla i nderuar sesa e madhe është mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, çfarë të shtyn të mos pendohesh dhe të mos i kthehesh sinqerisht Allahut dhe ta adhurosh atë ashtu siç kërkon Ai, xhele ue ala.

Dije vëlla i nderuar, se përderisa ti i lutesh Allahut me sinqeritet, t’i do të dalësh fitues, dhe do të fitosh njêrën nga këto tre gjërat:
1. Ose do të jap Allahu atë për të cilën e ke lutur.
2. Ose do të largojë njê bela(sprovë) për aq sa ka qenë lutja dhe istigfari jotë.
3. Ose do ta vonojë lutjen dhe istigfarin tënd deri në ditën e gjykimit, atë ditë ku do të jemi mêse të nevojshëm pêr faljen dhe mëshirën e Allahut.

Ti je fituesi në çdo gjendje nëse i lutesh dhe i kthehesh sinqerisht Allahut, andaj ji i vëmendshëm, mos u huto, mos e anashkalo lutjen dhe istigfarin për veten, familjën dhe muslimanët në përgjithësi.

Pastroje dhe ruaje veten tënde nga çdo njëllosje e shirkut të vogël dhe të madh.

Lus Allahun të na dhurojë të gjithë neve dhe juve përfundim të mirë, të na fus në Xhenetet e Tij, të na zgjerojë gjoksat dhe zemrat tona dhe të na falë të metat dhe lëshimet tona, me të vêrtetë Allahu është i Mëshirshëm dhe Falë shumë.

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn bin Muhamed esh Shemri.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM