O JU BURRA, BËHUNI TË SJELLSHËM NDAJ GRAVE!

O JU BURRA, BËHUNI TË SJELLSHËM NDAJ GRAVE!

0 1489

Një burrë e përshkruan gruan e vet dhe thotë:

Para disa netëve i shtrirë mbi shtratin tim dhe disa minuta para se të flejë, ia drejtova shikimin tim gruas sime e cila ishte në gjumë, dhe fillova ta meditoj gjendjen e saj dhe në vetvete të them:

E mjera!! Pasi që jetoi me vite në mesin e prindërve dhe familjarëve, erdhi të flejë përball një burri të huaj për të. E la shtëpinë e prindërve, e la përkëdheljen e tyre, e la kënaqësinë në shtëpinë e familjes së saj dhe erdhi te një burë, i cili e urdhëron në të mirë dhe e ndalon nga e keqja dhe të cilit i shërben në atë që është i kënaqur Allahu dhe kjo e tëra për hir të fesë së saj.

Pastaj ia parashtrova vetvetes disa pyetje: Si mundin disa burra t’i rrahin gratë e tyre dhe të përdorin forcë mbi to, pasi që ajo e la familjen e saj dhe erdhi te ai?!

Si mundin disa burra të largohen nga shoqëria e grave të tyre dhe të shkojnë me shokë nëpër restorante e të hanë dhe të mos mërziten aspak për ato që i lanë në shtëpi?!

Si mundin disa burra ta kalojnë më shumë kohën e tyre jashtë, se sa kohën e tyre ta kalojnë me gratë dhe familjet e tyre?!

Si mundin disa burra që shtëpinë ta bëjnë burg për gratë e tyre, mos ti nxjerrin jashtë aspak dhe mos ti shoqërojnë?!

Si mundin disa burra t’ia lejojnë vetvetes që gratë e tyre të flenë me zemra të thyera e të zemëruara dhe me sy të përlotura?!

Si mundin disa burra të udhëtojnë dhe t’i lajnë gratë dhe fëmijët e tyre dhe gjatë udhëtimit mos të interesohen aspak për ta? !

Si mundin disa burra të jenë të shkujdesur ndaj përgjegjësive për të cilat do të jep llogari para Allahut, ashtu si na ka lajmëruar i Dërguari Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

O ju burra, bëhuni të sjellshëm dhe të butë ndaj grave. Ato nuk i fisnikëron përveç se fisniku!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2559