O TI ZILIQAR

O TI ZILIQAR

0 1999

O ti i cili ke zili ndaj njerëzve, a e din se furnizimet janë të shpërndara mes njerëzve me drejtësi, pa mangësi dhe pa tepricë për asnjë njeri.

Kjo, për arsye se Allahu është Bujar dhe i Drejtë, askujt nuk i bën padrejtësi dhe e furnizon njeriun me drejtësi.

Ti mos e lodh veten me zili dhe urrejtje duke shikuar në atë që e posedon tjetri, e t’ia humbësh vetes kënaqësinë e asaj që e posedon nga begatitë e Allahut, pa mos e ndjerë atë apo pa mos u kënaqur me të.

O biri i Ademit, thuaj: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) për çdo gjë dhe përgjithmonë, që Allahu të bekon në atë që të furnizon dhe të shton në begati me mirësinë dhe bujarinë e Tij.

Allahu është i Vetmi i cili ka mundësi t’i ndryshon gjendjet në të mirë. Për këtë thuaj: Elhamdulilah (Falënderim i takon Allahut).

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM