O ZOT, TY TU DREJTOVA DHE MU PËRGJIGJE!!

O ZOT, TY TU DREJTOVA DHE MU PËRGJIGJE!!

0 2558

Zoti im, Ty tu drejtova dhe të thash: Unë po ndëshkohem dhe po ndjej dhembje!

U përgjigje: “mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!“. Zumer 53.

Ty tu drejtova dhe të thash: Nuk e kam askënd, jam i mjerë!

U përgjigje: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet”. Kaf 16.

Ty tu drejtova dhe të thash: Mos më harro mua!

U përgjigje: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)”. Bekare 152.

Ty tu drejtova dhe të thash: O Zot, më jep shpresë..!

U përgjigje: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”. Inshirah 5.

Ty tu drejtova dhe të thash: O Zot, si t’i realizoj ëndrrat e mia!

U përgjigje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem”. Gafir 60.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM