Kërko

AGJËRIMI - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 1548

Përgjigje: Falënderimi i përkryer qoftë për Allahun! Në lidhje me këtë çështje, shejhu’l-islam Ibën Tejmije, ka thënë: “Agjërimi i ditës së ashuresë është shlyerje e mëkateve të një viti dhe nuk paraqet ndonjë problem nëse ajo ditë agjërohet veçmas pa i bashkangjitur ndonjë ditë tjetër!”[1] Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Ibën Haxher El-Hejtemi, i cili ka thënë: “Nuk ka problem që agjërimi i ashuresë të jetë veçmas i pabashkangjitur me ndonjë ditë tjetër!”[2]

Një pyetje e këtillë ka mbërritur edhe tek Komisioni i përhershëm për fetva, dhe përgjigjeja e tyre ishte, siç vijon: “Të agjërosh ashurenë si një ditë e vetme, është diçka e lejuar, mirëpo më me vlerë është të agjërosh një ditë përpara saj apo pas saj, gjë kjo e vërtetuar në traditën e të Dërguarit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i cili ka thënë: “Në qofsha gjallë vitin e ardhshëm, kam për ta agjëruar të nëntën!”[3] Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, thotë: “Ka për qëllim: të nëntën, bashkë me ditën e dhjetë!”[4]

Fetva e përpiluar nga: IslamQA – nën patronazhin e Shejh Muhamed El-Munexhid

Përktheu nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

_______

[1] “El-Fetava el-kubra”, v. 5, f. 378.
[2] “Tuhfet’ul-muhtaxh”, v. 3, kapitulli mbi agjërimin vullnetar.
[3] Shënon Muslimi, në “Sahih”, nr. 1134.
[4] “El-lexhnetu’d-daimetu lil buhuthi ve’l-iftai”, v. 11, f. 401.

0 5294

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërgruarin, familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.

I dërguari i Allahut ligjësoi për umetin e tij vepra vullnetare me të cilat ata adhurojnë me to Allahun e Madhëruar, me çfarë shtohet dashuria e Allahut ndaj tyre, siç e përmend Allahu i Madhëruar: “Dhe robi Im, vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare deri sa ta dua.” E transmeton Buhariu

Andaj, një musliman duhet që të kujdeset për këto vepra vullnetare, e të mos i braktis ato, apo të tregohet dembel në praktimin e tyre, e prej veprave vullnetare të tilla është edhe agjërimi i ditës së Ashures, rreth së cilës ditë ndërlidhen disa çështje, prej tyre:

Çështja e parë: Preferohet për një musliman të shpeshton agjërimin në muajin Muharem, siç përcillet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, i cili ka thënë: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas agjërimit të muajit të Ramazanit, është (agjërimi) muaji Muharem.” Transmeton Muslimi

Çështja e dytë: Nuk është e lejuar agjërimi i plotë i mujit Muharem, e as që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, agjëronte ndonjë muaj të plotë pos, muajit të Ramazanit.

Çështja e tretë: Në këtë muaj theksohet agjërimi i ditës së Ashures, për atë që përmendet rreth vlerës së madhe që ka, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjërimi i ditës së Ashures, shpresoj tek Allahu që t’i fal mëkatet e vitit të kaluar.” E transmeton Muslimi

Çështja e katërt: Është e vërtetë se me ditën Ashura është për qëllim dita e dhjetë e muajit.

Çështja e pestë: Në fillim agjërimi i kësaj dite ishte obligativ, e që më pas u shfuqizua kur u bë obligim agjërimi i muajit Ramazan.

Çështja e gjashtë: Preferohet dallimi nga çifutët, kështu që pëlqehet agjërimi i ditës së nëntë me ditën e dhjetë, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Po të qëndroja deri në vitin e ardhshëm do e agjëroja edhe ditën e nëntë.” Transmeton Muslimi

Çështja e shtatë: Agjërimi i ditës së Ashurës është dy llojësh: Lloji i parë është agjërimi i ditës së nëntë dhe ditës së dhjetë, e kjo është më e pëlqyer. Dhe lloji i dytë agjërimi vetëm i ditës së dhjetë. Është e lejuar.

Çështja e tetë: Disa dijetarë kanë përmendur llojin e tretë, që është agjërimi i një dite pas, e më e sakta është se kjo nuk është e lejuar, për disa arsye:

E para se hadithi i transmetuar nuk është i sakt, e transmeton Ibn Ebi Lejla, i cili është cilësuar me memorie të keqe.

E dyta se ky hadith bie ndesh me shumë hadithe të sakta.

E treta se ata që e preferojnë këtë nuk kanë asnjë argument.

Çështja e nëntë: Kush gjen aftësi e agjëron tre ditë, duke mos pretenduar se agjërimi i ditës së tretë është i pëlqyer fetarisht, agjërimi i tij është në rregull, mbështetur në thënien e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjërimi më i mirë pas muajit Ramazan, është agjërimi i muajit Muharem.”

Çështja e dhjetë: Prferohet agjërimi i ditës së Ashures edhe për udhëtarin, siç e përmend këtë ibn Rexhebi, njëherit ky është mendimi i zgjedhur nga Imam Ahmedi.

Çështja e njëmbëdhjetë: Oblgiohet që nijeti të bëhet që natën gjatë agjërimit obligativ, dhe preferohet gjatë agjërimit vullnetar, dhe agjërimi vullnetar duke bërë nijet gjatë ditës është agjërim i sakt. Dijetarët janë ndarë në mendime se shpërblimi i atij agjërimi a konsiderohet prej ditës apo prej natës, shejh ibn Uthejmini konkludon në këtë çështje se shpërblimi është prej kohës kur bëhet nijet, për këtë preferohet që nijeti të bëhet natën për agjërimin e ditës së Ashures.

Çështja e dymbëdhjetë: Kujt i ka mbetur kompensim të ditëve të muajit Ramazan, ai mund të jetë një prej tre rasteve:

Një: Të agjëron ditët e mbetura të muajit Ramazan, e më pas të agjëron ditën Ashura, e kjo është më e mira, sepse agjërimi obligativ i paraprin atij vullnetar.

Dy: Agjëron ditën e Ashures, e më pas agjëron ditët që duhet kompensuar, kjo është e lejuar sepse kompensimi është për një kohë më të gjërë.

Tre: Të bën nijet agjërimin e ditës që duhet kompensuar dhe agjërimin e ditës së Ashures, ai do ketë shpërblimin e kompensimit dhe shpërblimin e ditës së Ashures, këtë e kanë lejuar një grup  dijetarësh, prej tyre ibn Uthejmini.

Çështja e trembëdhjetë: Agjërimi i ditës së Ashures, shlyen mëkatet e vogla, imam Neveviu ka thënë: Falen gjitha mëkatet e voga. Që nënkupton se falen gjitha mëkatet përpos mëkateve të mëdha. Shejh Islami ka thënë: Ashuraja shlyen vetëm mëkatet e vogla.

Çështja e katërmbëdhjetë: Nëse nuk gjenden mëkate të vogla e as të mëdha, i regjistrohen atij të mira, i ngriten gradat, e poqëse gjenden vetëm mëkate të mëdha e jo edhe të vogla, shpresohet për të që mëkatet e mëdha të lehtësohen për të. Këtë e pohon Imam Neveviu në librin e tij “El Mexhmu”.

Çështja e pesëmbëdhjetë: Rreth kësaj dite kanë devijuar Rafidijtë, të cilët këtë ditë konsiderojnë një funeral, dhe e manifestojnë me shprehje të mërzisë.

Autor: Mensur Subeji’

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 7337

Muaji Muharem ka disa veçori. Prej veçorive më të theksuara:

-Është një nga muajt e shenjtë. Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…”. (Et-Teube: 36).

Ebu Bekrete, radijallahu anhu, tregon se Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Viti është dymbëdhjetë muaj; prej tyre katër janë të shenjtë. Tre muaj janë njëra pas tjetrës: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe dhe Muharem, kurse Rexhebi është mes Xhumadel-Uhra dhe Shabanit”. (Buhariu).

-Është muaj i hixhretit. Në këtë muaj, 13 vjet pas fillimit të shpalljes së Kur’anit, ndodhi një nga ngjarjet më madhështore të historisë Islame. Ngjarje, e cila rezultoi me formimin e shtetit të parë Islam në Medinë. Qytet ky, i cili ishte dhe mbeti burim i udhëzimit sot e asaj dite.

Në kohën e udhëheqjes së Omerit, radijallahu anhu, me dëshirë që muslimanët të kenë kalendar në vete, u vendos që data e kësaj ngjarje të vendoset si datë e numërimit të muajve dhe viteve për muslimanët.

-Në këtë muaj gjendet dita e Ashurasë. Është dita e dhjetë e këtij muaji. Këtë vit bie në datën 29 Janar – e hënë. Ibën Abbasi, radijallahu anhu, tregon: Kur erdhi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, në Medinë, pa çifutët duke e agjëruar ditën e Ashurasë. I pyeti: ا’është kjo që veproni? Thanë: Kjo është një ditë e mirë; në këtë ditë Allahu ka shpëtuar izraelitët nga armiku i tyre, edhe e ka agjëruar Musai, alejhis-selam. Tha: Unë jam më meritor për Musain sesa ju; dhe e agjëroi, pastaj urdhëroi muslimanët ta agjërojnë këtë ditë”. (Buhariu).

Po ashtu Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për t’i kundërshtuar çifutët në këtë adhurim, tha: Në vitin e ardhshëm, me lejen e Allahut, do të agjërojmë edhe ditën e nëntë. (Muslimi).

Pra, krahas agjërimit të ditës së dhjetë duhet të agjërojmë edhe ditën e nëntë (28 Janar), me qëllim që ta praktikojmë sunetin ashtu si ka dëshiruar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, por nuk mundi ta realizojë për shkak se kishte ndërruar jetë në vitin e ardhshëm.

Për këtë agjërim Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Agjërimi i ditës së ashurasë, shpresoj se i shlyen mëkatet që janë bërë në vitin që ka kaluar”. (Muslimi 1976).

-Është muaj ku mund të bëjmë agjërim vullnetar. Krahas ditës së Ashurasë, është shumë e pëlqyeshme edhe agjërimi i ditëve tjera të këtij muaji. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Pas Ramazanit, agjërimi më me vlerë është agjërimi i muajit Muharem” (Muslimi 1982). Pra, para apo pas ditës së Ashurasë mundemi të agjërojmë sa të mundemi, por jo tërë muajin, ngase këtë nuk e bëri Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.

Allahu na dhëntë sukses në çdo të mirë.

Burimi: albislam.com

0 2792
  1. Udhëtuari mund të zgjedh mes agjërimit dhe ngrënies. Nëse nuk agjëron, atëherë agjërimin apo ditët e mbetura pa agjërim i kompenzon pas ramazanit.
  2. I lejohet tē sëmurit të mos agjërojë, mirëpo obligohet ta kompenzojë agjërimin pasi t’i kalojë sëmundja.
  3. I shtyri në moshë dhe i sëmuri i cili nuk shpreson në shërim nuk obligohen me agjërim, mirëpo çdo ditë duhet të ushqejnë nga një të varfër .
  4. Njeriu me të meta psiqike lirohet nga agjërimi, qoftë ai i madh apo i vogēl. I shtyri në moshë, gjithashtu lirohet nga agjërimi nëse nuk di t’i dallojē gjërat.
  5. Ai i cili nuk ka hyrë në moshën madhore nuk i obligohet agjërimi, mirëpo duhet që të edukohet me agjërim.
  6. Jobesimtari nuk obligohet me agjërim, nëse pendohet dhe kthehet në Islam, nuk obligohet ta kompenzojë agjërimin e të kaluarës (gjatë periudhës sa ka qenë në kufër).
  7. Nuk i prishet agjerimi muslimanit nëse ai vepron ndonjërën nga gjërat të cilat e prishin agjerimin: 1. Nëse e bën nga harresa 2. Injoranca. 3. Ose nga dhuna.
  8. Nxjerrja e spermës përmes mastrubimit e prish agjerimin.
  9. Dalja e gjakut të hajzit dhe nifasit e prish agjerimin.
  10. Nxjerrja e gjakut përmes hixhames e prish agjërimin.
  11. Vjellja me qëllim e prish agjërimin, kurse nëse ndodhë pa qëllim, atëherë nuk e prish agjerimin.
  12. Obligohet motra muslimane të vazhdojë agjërimin nëse ajo lirohet nga hajzi ose nifasi para namazit të sabahut, edhe nëse e vanon guslin pas lindjes së diellit ajo duhet ta vazhdojë agjerimin.
  13. I lejohet agjëruesit ta bëjë nijetin e agjërimit të ditës së nesërme edhe nëse ai është xhunub.
  14. I lejohet agjëruesit pastrimi i gojës dhe dhëmbëve me misvak. Një gjë e tillë është sunet si Ramazan apo edhe jasht Ramazanit.
  15. Obligohet që agjëruesi t’i kryejë urdhërat e Allahut dhe të largohet nga ndalesat e Allahut. Agjëruesi duhet t’i falë pesë kohët e namazit dhe të jetë prej atyre që namazin e falin me xhemat në xhami. Agjëruesi obligohet të largohet nga gënjeshtra, përgojimi, tradhëtia, etj.
  16. Pëlqehet që agjëruesi të qel iftarin e tij me hurma. Nēse nuk posedon hurma, atëherë mjafton çelja e iftarit me ujë. Nëse nuk posedon ujë, atëherë mjafton çelja e iftarit me ndonjë ushqim hallall. Nëse posedon asgje në çastet e iftarit, mjafton bërja e nijetit me zemër pēr çeljen e iftarit derisa të gjejë hurma, ushqim apo ujë.
  17. Është prej sunetit qē agjēruesi ta vanojë syfyrin dhe ta shpejtojë iftarin.
  18. I lejohet agjëruesit freskimi me ujë të ftohtë (larja fytyrës,trupit apo kokës) në ditët e nxehta të agjërimit.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1949
  1. Lejohet vizita dhe biseda me personin i cili ka hyrë në Itikaf (në Xhami). Njashtu, lejohet ai që ka hyrë në Itikaf t’i shërbejē atij që e viziton, qoftë ajo vizit në kohën e iftarit, syfyrit apo pas namazit të teravisë.
  2. Nuk i lejohet atij që ka hyrë në Itikaf ta vizitojë të sëmurin e as të përcjell xhenazen e dikujt prej muslimanëve deri tek varrezat.
  3. Nuk lejohet dalja nga Itikafi, përpos se në raste të domosdoshme. Mirëpo, edhe nëse del nga Itikafi, nuk lejohet qëndrimi i tepërt jashta Itikafit, por duhet të kthehet në Itikaf menjëherë pas kryerjes së punës obligative.
  4. Itikafi në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit është nga sunetet e forta, ndërsa Itikafi në ditët e tjera është nga gjërat e pëlqyera.
  5. I ndalohet kryerja e mardhënieve intime dhe paralojat e mardhënieve intime personit i cili është në Itikaf.
  6. Lejohet Itikafi të bëhet më pak se një ditë (më pak se 24 orë). Ngase, ligjshmëria e tij në bazë nuk u bë për një ditë apo më shumë. Nuk ka asgjë të keqe (nuk ka ndalesë sheriatike ) të qëndrosh në Itikaf më pak se një ditë (më pak se 24 orë ).
  7. Nuk i prishet Itkafi muslimanit, nëse ai del dhe i kryen nevojat e tij personale, nëse ato nuk gjenden në xhami, siç janë: Gusli, blerja e ushqimit për iftar dhe syfyr, etj.
  8. Lejohet ndërprerja dhe dalja nga Itikafi për personin i cili ka hyrë në Itikaf (mendimi i shumicës së dijetarëve ).
  9. Lejohet ndërprerja e Itikafit, me kusht nëse e bën nijet kompenzimin e asaj dite më vonë (mendimin i një numri të vogël të dijetarëve).
  10. Lejohet shtatëzëna dhe gjidhënësja të mos agjërojnë ramazanin, mirëpo obligohen ta kompenzojnë ramazanin me agjërim ditë për ditë pas lindjes dhe gjidhënies (mendimi i shumicës së dijetarëve). Lejohet shtatëzana dhe gjidhënësja të mos agjërojnë Ramazanin dhe mjafton kompenzimi i ditëve të Ramazanit me fidje (duke ushqyer çdo ditë nga një të varfër), dhe nuk obligohen t’i kompenzojnë me agjërim ditët e paagjëruara të Ramazanit (mendimi i disa dijetarëve). Mendimi i parë është më afer hakut (të vërtetës).
  11. Nuk prishet agjërimi nëse muslimani han dhe pin nga harresa.
  12. Ndalohet agjërimi i ditës së dyshimtë, me nijetin e pritjes së Ramazanit.
  13. Ndalohet agjërimi i ditës së Bajramit.
  14. Nuk lejohet to festohen brenda vitit festa të tjera, jashta Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1535

Përgjigje: Po, agjërimi ka dobi shoqërore, disa nga to janë;
1. Ndjenja e muslimanêve se ata janë një umet i bashkuar.
2. Ngrënia, pirja, agjërimi në kohëra të njejta.
3. I pasuri i sheh mirësitë e Allahut dhe e ndjenë dhembshmërinë për të varfërit.
4. Paksohen cytjet e shejtanve ndaj bijve të Ademit.
5. Devotshmëria ndaj Allahut.
6. Largimi nga mëkatet, nga dëmet, njashtu edhe kjo është prej dobive të shoqërisë.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3270

Pyetja: A është e lejueshme agjërimi për ditëlindjen e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) bazuar në hadithin e shëshuar në Sahihun e Muslimit, Nesaiut dhe Ebu Davudit, i cili thotë se kur ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u pyet rreth agjërimit të ditës së hënë, ai tha: “Kjo është dita në të cilën kam lindur …”

Gjithashtu duke u bazuar në këtë hadith, a është e lejuar për një person të agjërojë ditën në të cilën ai ka lindur, duke ndjekur kështu Pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)? Ju lutem më shpjegoni.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Transmeton Muslimi nga Ebu Katade el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u pyet rreth agjërimit të ditës së hënë dhe ai tha: “Në atë ditë unë kam lindur dhe në atë ditë filloi të më zbriste shpallja.”

Tirmidhiu ka transmetuar një hadith, që ai e ka vlerësuar si hasen, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Veprat i paraqiten ( Allahut), të hënën dhe të enjten dhe unë dëshiroj që veprat e mia të paraqiten duke qenë unë agjërueshëm.”

Albani, e vlerësoi sahih në Sahih el-Tirmidhi.

Nga hadithet e vërteta të përmendura më sipër, është e qartë se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ashtu si agjëronte të hënave në shenjë falënderimi për bekimin e lindjes së tij në këtë ditë, ai gjithashtu agjëronte për shkak të vlerës së kësaj dite, për arsye se në këtë ditë filloi t’i zbriste shpallja, dhe në atë ditë veprat i paraqiten Allahut. Pra, ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dëshironte që veprat e tij që do t’i paraqiten të jetë agjërueshëm. Fakti se ai ka lindur në atë ditë ishte një prej disa arsyeve për të agjëruar atë ditë.

Kush agjëron të hënave, siç ka vepruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke shpresuar falje në atë ditë, falënderim për mirësitë që Allahu ia dhuroi robërve të Tij në këtë ditë – e prej mirësive më të mëdha për robërit e Tij është lindja e Pejgamberit të Tij dhe dërgimi i tij- duke shpresuar që të jetë në mesin e njerëzve të cilët janë falur në atë ditë, atëherë kjo është diçka e mirë dhe është në përputhje me atë që është vërtetuar nga Suneti i Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Por ai nuk duhet ta veçojë një javë nga javët tjera, ose një muaj nga muajt e tjerë. Por vepron ashtu siç ka vepruar edhe më herët gjatë jetës së tij.

Ndërsa të veçohet një ditë e vitit me agjërim, duke kremtuar lindjen e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kjo është një risi (bidat), që është në kundërshtim me Sunetin e Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) agjëronte të hënave, kjo ditë e caktuar e vitit është dita e hënë, sikur që është edhe në ditë tjera të javës.

Së dyti:

Ajo çfarë është e përhapur në mesin e njerëzve në ditët e sotme që ata e quajnë festë e ditëlindjes, e të përhapin kremtimin e asaj dite, është një risi që nuk është e lejuar në Islam. Muslimanët nuk kanë fetsa tjera përveç dy festave, ajo e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Pastaj, ku ishin sahabët, dhe ata që erdhën pas tyre, nga kjo vepër?

Nuk dihet se ndonjë prej dijetarëve të Selefit ose ndonjë prej dijetarëve të mëhershëm, tha se është adhurim fetar agjërimi i një dite të javës, apo një dite të muajit apo të vitit, dhe shndërrimi i asaj dite në ditë festë, sepse Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka agjëruar në secilën javë ditën e lindjes së tij , e cila ishte ditë e hënë. Nëse kjo do ishte e ligjësuar, dijetarët dhe njerëzit e mirë do na kishin paraprirë në veprim, përderisa ata nuk kanë vepruar, na bën të kuptojmë se kjo gjë është e shpikur dhe nuk lejohet të veprohet.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3121

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi i Allahut të agjëroj një ditë për hir të Allahut, e që për atë ditë (që agjëroi për hirë të Allahut) Allahu të mos ia largojë fytyrën e tij nga zjarri (Xhehenemit) për shtatëdhjetë vite.”[1]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, agjërimi është veç për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga zjarri Xhehenemit dhe mëkatet). Nëse ndonjëri nga ju jeni agjërueshëm, atëherë mos t’i afrohet gruasë dhe mos të bërtas (mos ta ngrisë zërin lartë). Nëse e ofendon dikush (gjatë agjërimit) apo e lufton, le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm. Pasha Atë, në duartë e të Cilit është shpirti im (i Muhamedit alejhi selam), era e keqe e cila delë nga goja e agjëruesit, është më e mirë te Allahu se era (aroma) e miskut (parfumit). Për agjëruesin janë dy gëzime në të cilat ai gëzohet: Kur të bën iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin e tij.”[2]

Komentim i përgjithshëm:

Agjërimi është një prej veprave më madhore që Allahu aze vexhele e veçoi për Veten e Tij, si dhe u premtoi atyre që agjërojnë shpërblime të mëdha (në dunja dhe ahiret).

Agjërimi është mburojë për besimtarin nga rënia në mëkate (në dunja) dhe nga dënimi me zjarr të xhehenemit (në ahiret).

Agjërimi është shkak kryesor që e largon besimtarin në botën tjetër nga zjarri i xhehenemit.

Muslimani duhet të jetë syçel në kryerjen e veprave të mira, e në veçanti ndaj këtij adhurimi madhor (agjërimit), edhe pse agjërimi ngërthen në veten e tij disa vështirësi, porse shpërblimi ështê edhe më i madhë sesa lodhjet apo vështirësit që e kaplojnë besimtarin gjatë agjërimit.

Pra, lodhjet harrohen në momentin kur ai bën iftar dhe kur e takon në botën tjetêr Zotin e tij, ai ndjehet krenar dhe i lumtur me agjërimin e tij.

Çka përfitojmë dhe mësojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Vlera e agjërimit dhe shpërblimi i madhë (nga ana e Allahut për agjëruesit).
  2. Agjërimi është mburojë për muslimanin nga mëkatet dhe zjarri i xhehenemit.
  3. Agjërimi e largon muslimanin nga zjarri i xhehenemit në ditën e gjykimit.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

[1] (Shënuan: Buhariu: 6/47(2840), Muslimi: 1153).

[2] (Shënuan: Buhariu: 4/103(1893) dhe Muslimi: 1151).

NA NDIQNI NË