PAJISJA ME DEVOTSHËRI

PAJISJA ME DEVOTSHËRI

0 813

Allahu,- azze vexhel!,-  thotë;

يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِ‌ي سَوْآتِكُمْ وَرِ‌يشًا ۖ وَلِبَاسُ التَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ‌ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّـهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُ‌ون

O bijtë e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të Allahut që ndoshta të mblidhni mend’’.Anchor

Anchor

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë! Në tefsirin e tij, në lidhje me fjalën e Allahut “mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat”, thotë; “Allahu aze vexhel na bënë të qartë se  pajisja me devotshmëri është prej mbulesave (rrobave) më të mira për robin e Allahut në dynja dhe ahiret’’.Anchor

Anchor

Ashtu siç thotë poeti:

“Nëse robi i Allahut, nuk vishet me mbulesën(rrobën) e devotshmërisë.

Do të mbetet lakuriq, edhe nëse posedon të gjitha llojet e rrobave të dynjasë,

Dhe s’ka dyshim se mbulesa më e mirë për robin, është nënshtrimi ndaj Krijuesit të tij,

Dhe mbulesa më e keqe është, kur robi nuk i bindet Allahut dhe nuk pendohet tek Ai’’.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Anchor Kur’an: El A’raf; 26.

Anchor Shiko; Tefsiri Kurtubiut: 7/184.

GJITHASHTU NË ALBISLAM