Pas gusllit a duhet të marr avdes për t’u falur?

Pas gusllit a duhet të marr avdes për t’u falur?

0 1488

Pyetje: selam alejkum, e kam një pyetje për ju hoxhë i nderuar:
Nëse njeriu pastrohet në dush dhe pastaj dëshiron të falet, a obligohet të merr edhe abdes në mënyrë që të falet duke e ditur se kam qenë e papastër? Selam alejkum

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Aishja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, thotë: “i Dërguari nuk merrte avdes pas gusllit” (Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu)

Është pyet Abdullah ibën Omeri për marrjen e avdesit pas gusllit dhe është përgjigjur: cili avdes është më gjithëpërfshirës se guslli?!” (Taberaniu dhe Hakimi)

Nuk është vërtetuar në asnjë transmetim se i Dërguari ka marrë avdes pasi që ka larë tërë trupin.

Duke pas parasysh këto fakte, themi që secili që lanë trupin e tij ose thënë ndryshe, secili që merr gusëll me nijet që të pastrohet, nuk ka nevojë të merr avdes pas kësaj larjeje në mënyrë që të falet apo kryejë adhurime të ndryshme kusht i të cilave është pastërtia.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com