Përditësimi i fundit04:41:19 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Pastërtia A konsiderohet lehoni periudha pas lindjes me operacion cezarian?

A konsiderohet lehoni periudha pas lindjes me operacion cezarian?

Email Shtyp pdf

 

Pyetja: A konsiderohet lehoni periudha pas lindjes me operacion cezarian?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhamedin të birin e Abdullahut.
Lehoni llogaritet gjaku i cili rrjedh shkaku i lindjes qoftë ajo lindje me operacion apo lindje natyrore. Nëse fëmija-fetusi nxirret para kohe (gjatë abortit), pasi që e ka marrë formën humane, pra ka filluar t’i dallohet koka, duart, këmbët. Kjo shkallë e zhvillimit të embrionit ndodh pas 80 ditësh shtatzëni, prandaj gjaku i cili rrjedh pas 80 ditësh llogaritet gjak lehonie.
Në librin “Keshaful-kana” shkruan: Lehoni është gjaku i cili del nga mitra gjatë lindjes dhe para saj, dy ose tre ditë me shenja lindjeje, ndërsa pas lindjes vazhdon deri në plotësimin e ditëve. Kjo llogaritet lehoni edhe po që se  është
pasojë e dëmtimit të vetes, me përdorimin e medikamenteve apo me diç tjetër. 
Nëse pas nxjerrjes nga barku, fetusi i përngjan krijesës njerëzore, periudha pas saj konsiderohet lehoni. Nëse embrioni është si pikë e ngjizur apo mish pa formë atëherë kjo nuk llogaritet lehoni. Krijimi i dukshëm i fëmijës në bark është kur ti kalojë 81 ditë. Në shumicën e rasteve kështu e kanë cekur dijetarët si Mexhd ibn Tejmije, ibn Hamdani (Allahu i mëshiroftë) e të tjerë, pra krijohet fëmija në barkun e nënës për tre muaj.
Lehonia mund të vazhdojë disa ditë pastaj të ndërpritet, kështu që nuk është kusht të vazhdojë deri në 40 ditë. Allahu e din më së miri.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Add comment


Security code
Refresh