Pastrimi i pelenave të fëmijëve a e prish abdesin?

Pastrimi i pelenave të fëmijëve a e prish abdesin?

0 3749


Pyetje: A prishet abdesi nëse pastron jashtëqitjen e fëmijës apo pelenën e tij?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Nuk prishet abdesi me pastrimin e jashtëqitjes së fëmijës apo pelenën e tij, për shkak se prekja e ndyrësirës nuk e prish abdesin, por obligohet larja e ndyrësirës nëse dëshiron të falet.

Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva thuhet: “Nuk prishet abdesi me larjen e papastërtisë në trupin e  atij që është me abdes apo të dikujt tjetër”.

Është pyetur shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë për gruan e cila pastron fëmijën e saj, duke qenë me abdes, a obligohet që ta përsëritë abdesin?

Është përgjigjur: “Nëse gruaja pastron fëmijën e saj dhe prek organet, ajo nuk detyrohet të merr abdes, por duhet t’i lajë duart”.

Allahu e di më së miri

Islam.qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli