PENDIMI I ROBIT ËSHTË I PËRQARKUAR ME DY PRANIME NGA ALLAHU I MADHËRISHIËM

PENDIMI I ROBIT ËSHTË I PËRQARKUAR ME DY PRANIME NGA ALLAHU I MADHËRISHIËM

0 5325

Allahu, i Larti, ka thënë: “Allahu don që t’ju pranojë pendimet tuaja, por ata që jipen pas punëve të këqija (epsheve), dëshirojnë që ju të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.”[1]

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Allahu e shtron Dorën e Tij gjatë natës që të pendohet gabimtari i ditës dhe e shtron gjatë ditës që të pendohet gabimtari i natës; e kjo, derisa të lindë dielli nga perëndimi i tij!”[2].

E, i Lartësuari, ka thënë: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime ditë e natë, kurse Unë i fali mëkatet që të gjitha, ndaj më kërkoni falje, Unë ua fali juve!”[3]

Gjithashtu, i Lartësuari, ka thënë: “O biri Ademit! Nëse më përmend në vetën tënde, Unë të përmendi në Vetën time; Nëse më përmend në një turmë, Unë të përmendi në një turmë më të mirë se ajo; Nëse më afrohesh sa një pëllëmbë, të afrohem sa një krahë; Nëse më afrohesh sa një krahë, të afrohem sa një pash; Nëse më vjen Mua duke ecur, Unë vi tek ti me trok (ecje të shpejtë).[4]

Ç’mëshirë e madhe kjo e të Mëshirshmit, rahmeti i të cilit ka përfshirë gjithçka. Pendimi i robit dhe kthimi i tij tek Allahu është e përqarkuar me dy pranime të pendimit: një para se të pendohet, e dyta pasi që të pendohet. E para, është: të lejon dhe të jep sukses Zoti që të pendohesh tek Ai, kurse e dyta: ta pranon Ai këtë pendim dhe të shpërblen për të. Allahu i Lartësuar, ka thënë: “(Allahu e pranoi pendimin) edhe të atyre treve që patën munguar(në ushtri), dhe kjo, prej atëherë, kur toka – përkundër gjerësisë së saj, atyre iu dukë e ngushtë, dhe ishte shtrëngim për shpirtërat e tyre, dhe qenë të bindur se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut, e pastaj Allahu i përgatiti ata për pendim, që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është mëshirues.”[5] Pra, Allahu na njoftoi në këtë ajet se pendimin e tyre e ka paraprirë pendim-pranimi i Zotit, gjegjësisht ky pendim-pranim u bë shkak që ata të bëhen të penduar e të kthyer tek Zoti i tyre, ky përcaktim është sekreti i dy emrave të Tij: I Pari dhe i Fundit; pra Ai është Rregullues, Ndihmues, Ai është Shkaktar i shkaqeve. Robi pra është ai i penduari, e pendimi i  tij do të thotë: kthimi i tij tek Zotëriu i vet, kurse Allahu është Pranues i pendimit, e që kjo do të thotë: së pari, të lejon dhe të jep sukses që të pendohesh, kurse së dyti: ta pranon pendimin dhe të shpërblen për të.

Pendimi ka një fillim dhe një mbarim; Starti është të kthehesh tek Allahu duke iu kushtuar rrugës së Tij të drejtë, ecjen në të cilën rrugë e ka urdhëruar Allahu: Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij.”[6] Kurse mbarimi i këtij pendimi është në jetën e mëtejshme, pra ndjekja e rrugës së drejtë shërben si lidhëse për në xhenetin e Zotit, pra kush kthehet në këtë botë tek Allahu me pendim, ka për t’u kthyer me shpërblime tek Zoti në jetën e amshueshme; Allahu i Madhërishëm, ka thënë: E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë, është i kthyer krejtësisht kah Allahu;”[7]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Kurani, En-Nisa: 27

[2] [Sahih] – Shënon Muslimi në “Sahih” (4960), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (10678), Ahmedi në “Musned” (19093, 19183), e të tjerë. Shejh Albani e ka rradhitur ndër sahihe në “Sahihul-Xhami” (1871). Sh. P.

[3] [Sahih] – Më gjerë rreth hadithit, ktheu tek tema: “Lajmëroji robërit e Mi se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj”. Sh. P.

[4] [Sahih] – Shënon Buhariu në “Sahih” (6977, 6883), Muslimi në “Sahih” (4934, 4857, 4839, 4840), Tirmidhiu në “Xhami” (2324, 3558), Ibën Maxhe në “Sunen” (3820), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (7434), Ahmedi në “Musned” (10399, 10692, etj.), e të tjerë. Shejh Albani e ka radhitur ndër sahihe në “Sahihul-Xhami” (4337). Sh. P.

[5] Kurani, Et-Tevbe: 118

[6] Kurani, El-En’am: 153

[7] Kurani, El-Furkan: 71

GJITHASHTU NË ALBISLAM