PËRKUJTO VDEKJEN DHE VIZITË E VARREZAVE

PËRKUJTO VDEKJEN DHE VIZITË E VARREZAVE

0 2269

Përkujto vdekjen dhe vizitën e varrezave

Çdo i mençur duhet ta kujtojë vdekjen gjatë çdo dite dhe nate. Shumë herë vdekja është një kujtesë që prek zemrat, ajo është e cila i shpon ëndjet e njerëzve, ngase me përkujtimin e saj mbrohet robi nga të këqijat. Ajo të sjell siguri me lejen e Allahut nga shqetësimet e kësaj bote, gropa e tjetërkujt ta kujton gropën e varrit tënd.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i vizitonte shpesh varrezat ditën dhe natën, shpesh ndodhte që ditën të cilën e kishte me Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ti vizitonte varrezat e Bekijes. Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “Çdoherë që e kishte natën tek unë, i Dërguari i Allahut në fund të natës dilte në Bekije.”1

Vizita e varrezave i shton ambiciet për ahiret dhe i zhduk shpresat për dunjanë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Vizitoni varrezat sepse ata ua përkujtojnë ahiretin.” (Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)

Prandaj mbaje vdekjen çdoherë para syve dhe nëse e bën këtë, atëherë përmirësohet gjendja yte vazhdimisht. Pra, vizitoi varrezat që ta mbash gjallë zemrën tënde.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM