PERLA DHE MARGARITARË NGA TË PARËT TANË TË MIRË 2/3

PERLA DHE MARGARITARË NGA TË PARËT TANË TË MIRË 2/3

0 1353

“Transmetohet se një njeri kishte shkuar ta vizitonte një vëlla të vetin në një fshat tjetër dhe Allahu i dërgon një melek. Kur ai iu afrua fshatit, meleku i erdhi dhe e pyeti:

“Nga je duke shkuar?”

Tha: “Dëshiroj të vizitoj një vëlla timin në këtë fshat.”

I tha: “A ke ndonjë përfitim prej tij?”

Tha: “Jo, vetëm e kam dashur për Allahun.”

I tha: “Unë jam i dërguar i Allahut tek ti që të të përgëzoj se Allahu të do ty ashtu siç e do ti vëllanë tënd për hir të Tij.”[1]

Enesi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!,- ka thënë: “Ai i cili dëshiron që  ti shtohet furnizimi (rizku) dhe ti zgjatet jeta e tij,atëherë  le ti ruajë lidhjet familjare.” [2]

Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “Bidati është një çështje të  cilën All-llahu nuk ua ka bërë obligim njerëzve, si rrjedhojë e kësaj çdokush i cili e konsideron prej fesë diçka që nuk e ka obliguar All-llahu është Bidat”.

Imam Shatibiju,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- : “Bidati është pasimi i një rruge të devijuar në fe, rrugë  e cila bie në kundërshtim të plot me Sheriatin e Allahut subhanehu ve teala”.

Transmetohet prej Imam Ebu Hanifes,- All-llahu e mëshiroftë!,- se ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin dy herë në vit, ai ia ka dhënë hakun Kur’anit, sepse Pejgamberi,- lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të !,- në vitin që ka vdekur e ka lexuar përpara Xhibrilit dy herë” .[3]

Një poet thotë:

Syri që shikon me admirim

nuk i sheh mangësitë,

sikurse syri që shikon me urrejtje

i zbulon mangësitë.

Imam Esh Shabi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

 “Nuk bëhet Kijameti derisa të bëhet dituria injorancë dhe injoranca dituri”.

Dijetari Islam ibën Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,-  thotë rreth rënies në fitnet e epsheve: “Nëse zemra është e dobësuar me gjynahe të shumta dhe kësaj zemre të dobët i afrohet një fitne e fortë, atëherë kjo zemër nuk do të mund t’i bëj rezistencë kësaj fitne dhe as ta tejkalojë atë dhe ky person do të shkatërrohet ashtu siç shkatërrohet gjahu kur në të depërton shigjeta”.

Shejhul Islam ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mbledhimet me njerëzit janë dy lloje:

1-      Mbledhim për shoqërim dhe “shfrytëzimin” e kohës, ky lloj mbledhimi ka më shumë dëm se sa dobi dhe më pak që sjell është se e prish zemrën dhe e humb kohën.

2-      Mbledhim me vëllezërit në ndihmim të njëri tjetrit për ti gjetur shkaqet e shpëtimitm, këshillim të njëri tjetrit me durim dhe të   vërtetë, kjo vepër është prej gjërave më të mëdha dhe të dobishme, mirëpo ka trë gjëra që duhet kujdesur prej tyre:

1-      Mos të ketë lëvdata për njëri tjetrin.

2-      Mbledhimet dhe të folurit e tepërt.

3-      Të mos bëhet ky mbledhim si traditë që e kënaq epshin, duke e humbur kështu qëllimin e saj.

Hasan El Basriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

Sëmundja e pastron trupin e njeriut ashtu siç e pastron zekati pasurinë !”

Shejhul Islam ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Diçka e dashur sot nesër bëhet e urryer dhe diçka e papëlqyer sot nesër bëhet e dashur”.

Transmetohet se Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk ka besuar robi me iman të plotë, përderisa nuk e len gënjeshtrën gjatë talljes dhe përderisa nuk e len polemikën edhe nëse është në të vërtetë”.

Imam Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Sihr (magji) është emër që përmbledh kuptime tëndryshme.

Andaj i thuhet magjistarit: Na i përshkruaj magjinë tënde. E nëse magjia që ai bën ka fjalë që janë kufër i qartë, atij i kërkohet të pendohet nga ajo gjë. Atëherë ai ose pendohet ose vritet dhe i merret pasuria. E nëse ai nuk bën magji me fjalë të cilat janë kufër i njohur dhe me të cilën ai nuk dëmton njeri, ai ndalohet nga ajo gjë, e nëse kthehet lëshohet. ” [4]

Sufjan ibn Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!.- ka thënë: “Po mos ti mbulojë Allahu mëkatet tona, askush nuk do të shoqërohej me ne.”

Dijetari Islam ibën Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Ulu me fëmijën tënd një orë në ditë dhe mësoja suren el-Fatiha, abdesin, etj.
Ne i edukojmë fëmijët që ta adhurojnë Allahun, jo sepse ata duhet që të na furnizojnë neve në të ardhmen.”

Ulemaja selefit,- Allahu i mëshiroftë!,- kanë thënë: “Mos i beso atij qe nuk e njeh derisa ta njohësh ,Mos i beso atij që e njeh derisa ta testosh ,Mos ia dhuro gjithë besimin atij që e njeh derisa ta vërtetosh”.

Shejhul Islami Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Dita e Xhuma është ditë e ibadetit (adhurimit), në mesin e ditëve të tjera është si Ramazani në mesin e muajve tjerë, ndërsa ora e pranimit të lutjes në të është si nata e kadrit në muajin Ramazan.”

El Haseni,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: ”Dije, se ti nuk e do Allahun derisa ta duash bindjen ndaj Tij (në ato që urdhëron dhe në ato që Ai ndalon).” [5]

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, – ka thënë: “Mos mendoni keq për shkak të një fjale që doli nga vëllai juaj musliman kur ti mund të gjesh për të domethënie të mirë.”

Fudajl ibën Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Besimtari fsheh (gjynahet e vëllait të tij) dhe e këshillon, ndërsa  njeriu i poshtër  e turpëron dhe e poshtëron.”

Është thënë se: “Kush e urdhëron vëllanë e tij në mes të një tubimi,atëherë ai e ka poshtëruar atë.”

Disa prej dijetarëve u thonin atyre që urdhëronin të mirën dhe ndalonin nga e keqja: “Mundohuni që ti mbuloni gjynahet e muslimanëve, sepse me të vërtetë nxjerrja në shesh e gjynaheve të tyre tregon dobësi në Islam. Gjërat që meritojnë më së shumti të fshihen janë turpet e muslimanëve.”

Iu është thënë disave prej Selefëve,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,-: “A do të doje që dikush të njoftonte për mangësitë e tua?” Kurse ai u përgjigj: “Nëse ai e bën për të më ofenduar, jo.”

Disa prej Selefëve,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,-  u kanë thënë disa vëllezërve të tyre: “Nuk më ke këshilluar derisa të ma thuash në sy atë gjë që unë e urrej.”

عن عبد الله بن عمرو عن النبي صلى الله عليه وسلم قال : ” يقال لصاحب القرآن : اقرأ وارتق ورتل كما كنت ترتل في الدنيا فإن منزلتك عند آخر آية تقرأ بها “

Transmtohet nga Abdillah bin Amrun,-Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi veselam!,- ka thënë : ” I thuhet lexuesit të Kur’anit , lexo dhe ngritu sikurse ke lexuar në dynja, ngase vendi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh leximin e ajetit “.[6]

كلكم راع ، وكلكم مسؤول عن رعيته ، فالإمام راع ، وهو مسؤول عن رعيته ، والرجل راع في أهله ، وهو مسؤول عن رعيته ، والمرأة راعية في بيت زوجها ، وهي مسؤولة عن رعيتها ، والخادم راع في مال سيده ، وهو مسؤول عن رعيته ، والرجل راع في مال أبيه وهو مسؤول عن رعيته ، فكلكم راع ، وكلكم مسؤول عن رعيته

Ka thënë Pejgamberi alejhi selam : ” Secili nga ju është përgjegjës për at që iu është dhënë përgjegjësi , udhëheqsi i njerëzve është përgjegjës dhe ai do të përgjigjet për ta , burri është përgjegjës për familjen e tij dhe do të përgjigjet për ta , gruaja është përgjegjëse për pasurinë dhe fëmijët e saj dhe ajo do të përgjigjet për ta , robi është përgjegjës për pasurinë e zotriut të tij dhe ai do të përgjigjet për të , a nuk është secili nga ju përgjegjës dhe secili do të përgjigjet për përgjegjësin e tij ” .[7]

Përmblodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Shënon Imam Muslimi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- nr.2567.

[2] Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!.

[3] E transmeton Hasen bin Zijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- ndërsa zingjiri i transmetimit është i saktë.

[4] Libri – El Umm, vëll.1, fq.206

[5]Libri – ”Xhamiul ulumi wel hikem”

[6] Kanë shënuar këtë hadithë Tirmidhiu- nr. 2914 dhe  Ebu Davudi- nr.1464,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!. Ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë se Hadithi është Hasen(i mirë).

[7] Ka Shënuar Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

GJITHASHTU NË ALBISLAM