PERLA DHE MARGARITARË NGA TË PARËT TANË TË MIRË 3/3

PERLA DHE MARGARITARË NGA TË PARËT TANË TË MIRË 3/3

0 2486

Xhemaludin El Kasimiji,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Për sa i përket asaj që disa dijetarë të Fikhut kanë kushtëzuar që çorapet mbi të cilat merret abdes të jenë prej lëkurës së hollë, të trasha, që nuk lejojnë depërtimin e ujit etj.Gjithashtu, dijetarët përmendin se nuk ka asnjë argument të saktë që specifikon kushte të tilla. Përderisa është kështu atëherë: “çdo transmetim nga i Dërguari është i përgjithshëm dhe as në mënyrë direkte, as indirekte, as duke sinjalizuar nuk aludojnë në ndonjë përkufizim të çorapeve apo ndonjë kusht, për këtë arsye lejimi mbetet i përgjithshëm pa kushte” .

Ibën Xheuziu,- Allahu e mëshiroftë!, – ka thënë: “Fjalët e tua janë shënuar, thëniet tua do të llogariten dhe ti o njeri je i kërkuar dhe ke mëkate. A nuk pendohesh ndërsa dielli i jetës tënde ka anuar nga perëndimi? Nuk ka zemër më të ngurtë mes zemrave se ajo e jotja.”

Ka ardhur në dy Sahihët nga hadithi i Ibën Omerit dhe Aishes,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- të cilët kanë thënë të dy se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Xhibrili nuk pushoi së më këshilluari për fqinjin derisa mendova se ai (fqinji) do të kishte pjesë në trashëgiminë e tij (d.m.th. të fqinjit tjetër).”1

Transmetohet në Sahihun e Muslimit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- nga hadithi i Ebi Shurejh El Huzaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit, atëherë le të sillet mirë me fqinjin e tij.

Kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit le ta nderojë mysafirin e tij, dhe kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit le të flasë mirë ose të heshtë.”2

Malik ibn Dinar,- Allahu e mëshiroft!,- ka thënë: “Qëkur i kam njohur njerëzit, as nuk jam kënaqur me lavdërimin e tyre dhe as nuk e kam urryer kritikën e tyre.”

I thanë: “Si kështu?” Ai tha: “Ai që lavdëron nga mesi i tyre e ekzagjeron lavdërimin e tij, kurse ai që kritikon nga mesi i tyre i kalon kufijtë në kritikë.” 3

“Nuk ka mundësi që ta njohësh Atë (Allahun), e pastaj mos ta duash Atë..

Nuk ka mundësi që ta duash Atë e pastaj mos ta përmendësh Atë..

Nuk ka mundësi ta përmendësh Atë e pastaj mos ta gjesh ëmbëlsinë e përmendjes së Tij dhe nuk ka mundësi që pasi ta gjesh ëmbëlsinë e përmendjes së Tij, të mos jesh i zënë me përmendjen e Tij.”4

Imam Euzaiu,- Allahu e meshiroftë!,- ka thënë: “Shtrëngoje veten me durim në Sunet, qëndro aty ku kanë qëndruar ata njerëz(selefi), thuaj atë që kanë thënë ata dhe përmbaju (mos e thuaj) asaj që i janë përmbajtur, dhe ndiq rrugën e Selefëve (të parëve) tuaj të mirë dhe ka për të mjaftuar ajo që u mjaftoi atyre!”.

Fudejl ibën Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mos u mashtro me faktin se haku ka pak pasues dhe të largohesh prej tij, poashtu mos u mashtro nga numri i madh i pasuesve të së kotës,epsheve,dëfrimeve, dhe tu bashkangjitesh atyre”.

Hasen el Basriu,- Allahu e meshirofte!,- ka thënë: ”Vëllezërit tanë (në fe) janë më të dashur tek ne sesa familja jonë. Sepse vëllezërit tanë na përkujtojnë ahiretin kur familja na përkujton me dynjanë.”

Shejhul Islami Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Dije, Allahu e përmirësoftë zemrën tënde, se zemrat sëmuren me gjynahe dhe dëshira. Efekti që kanë gjynahet te zemra është i njëjtë me efektin që shkaktojnë sëmundjet te trupat. Madje gjynahet janë sëmundjet e zemrës dhe nuk ka ilaç tjetër për zemrën vetëm se duke i lënë gjunahet “.5 Abdullah ibën Ahmed,-Allahu i mëshiroftë të dy!,- ka thënë: E kam dëgjuar babanë tim (imam Ahmedin) kur u pyet në lidhje me irxhanë. E tha: “Ne themi: El Iman (besimi) është fjalë dhe vepër, i cili, shtohet dhe pakësohet. Nëse personi bën imoralitet dhe pi alkool, besimi i tij pakësohet.” 6 Jahja bin Muadh ,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

“Armiqtë e njeriut janë tre: 1. Dunjaja… 2. Shejtani i tij.. 3. Vetja e tij.. Anda, ti o njeri ke kujdes prej dunjasë duke qenë asket, ruaju prej shejtanit duke e kundërshtuar atë dhe ruaju prej vetes tënde duke u larguar nga dëshirat.”

Shejhul Islami Ibën Kajimi ,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Zemra, në udhëtimin e saj drejt Allahut, i përngjan një shpendi, ku dashuria është koka e tij, ndërsa frika dhe shpresa janë dy krahët. Nëse koka dhe krahët i funksionojnë siç duhet, ai do të fluturojë i qetë, mirëpo, nëse koka i këputet, ai me siguri do të ngordhë. Por edhe nëse ndonjëri nga krahët këputet apo dëmtohet, ai do të jetë gjahë(viktimë)i lehtë për grabitqarët… Sidoqoftë, krahu i frikës duhet të dominojë ndaj krahut të shpresës, e nëse do të ndodhte e kundërta, zemra do të degjeneronte.”7 Transmetohet nga Hudhejfe ibën el Jemani, -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Islami do të fshihet, ashtu siç fshihet ngjyra e rrobës (nga larja e shumtë), saqë nuk do të njihet se çka është agjërimi, e as namazi, kurbani apo lëmosha. Libri i Allahut të Madhëruar do të ngrihet brenda një nate dhe nuk do të mbesë asnjë ajet prej tij në Tokë. Do të mbesin një grup njerëzish; pleqtë e mëdhenj e të moshuar, të cilët do të thonë kemi arritur prindërit tanë dhe i kemi dëgjuar të thonë këtë fjalë: “La ilahe ila Allah”, kështu që edhe ne e themi atë.” I tha atij Siletu: “E çka do t’i ndihmojë atyre fjala la ilahe ilAllah kur ata nuk dinë se ç’është namazi, agjërimi, kurbani dhe lëmosha.” Ia ktheu shpinën atij Hudhejfja dhe këtë gjë ia përsëriti atij tri herë dhe çdo herë nuk i përgjigjej Hudhejfja. Herën e tretë u kthye në drejtim të tij dhe i tha: “O Siletu, i shpëton ata nga zjarri.” 8 Hasan el-Basriu,- Allahu e mëshiroftë!,- kur pa një grup njerëzish që po debatonin me njëri-tjetrin, atëherë tha: “Këta janë lodhur duke bërë ibadet, llafet u janë bërë më të lehta si dhe devotshmëria e tyre ka rënë në nivel të ulët, dhe mu për këtë arsye ata po bëjnë muhabet dhe debatojnë me njëri tjetrin.”9

Transmetohet se Ijas Ibën Muavije,- Allahu e mëshiroftë!, -ka thënë:

“Nuk ka njeri i cili nuk i njeh të metat e tij, përveç ai cili është budalla.

” I thanë: “Po e meta yte cila është?”

Ai tha: “E meta ime qëndron tek të folurit e tepërt.”10

Imam Evzaiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : ” Ne dhe tabi-inet e tjerë, jemi të një zëri se Allahu është mbi Arsh , duke besuar në atë që me besueshmëri transmetohet në sunnet , se kjo është njëra prej cilësive të Tij . ” 11

Shejhul Islami Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: ” Këtë e ka thënë Evzaiu pasi që është paraqitur drejtimi i Xhehm ibën Safwanit , pasuesit e të cilit kanë mohuar ngritjen e Allahut mbi Arsh dhe pasi që janë paraqitur ata që kanë mohuar cilesitë e Allahut me qëllim që bota të dije se medhhebi i selefëve është i kundërt me këto mendime të devijuara ” . 12

Abdullah ibën Mubareki,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : ” Dine për Zotin tonë se Ai është mbi shtat kat qiej, se Ai që është ngritur mbi Arsh , se është i ndarë nga krijesat e Tij dhe nuk themi ashtu siq thonë Xhehmijët ” . 13

Shejhul Islam Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : ” Kush thotë se dituria e Allahut është si dituria e tij, se fuqia e Allahut është si fuqia e tij , se dashuria e Allahut është si dashuria e tij , se kënaqësia e Allahut është si kënaqësija e tij , se dy duart e Allahut janë si dy duart e tij ose ngritja e Allahut si ngritja e tij , i tilli është mushebih dhe ky e ka krahasuar Allahun me krijesat e Tij “. 14

Malik Ibën Enes,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mburoja e dijetarit është thënia ‘Nuk e di’. Nëse ai e harron atë, atëherë do ta godasin armiqtë e tij.”15

El Hejthem ibën Xhemil, Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “E dëgjova Malikun të pyetej për 48 çështje. Ai u përgjigj për 32 prej tyre duke thënë ‘Nuk e di’.16

Nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se i Dërguari i Allahut,- salallahhu alejhi ve selem!,- ka thënë: “All-llahu i Bekuar dhe i Lartësuar tha: Vërtetë All-llahu do të thotë në Ditën e Ring-jalljes:” Ku janë ata që e donin njëri-tjetrin për hir të Madherisë sime? Sot Unë do ti strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!”.17

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Një njeri e vizitoi vëllain e vet në një fshat tjetër. Allahu, subhanehu ve tdala, i caktoi një melek për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (meleku) i tha: “Ku po do?” Tha: “Te një vëlla imi në këtë fshat”. Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë interes material?” Tha: “Jo, por unë atë e dua për Allahun!” (Meleku) tha: “Unë jam i dërguar nga Allahu te ti për të njoftuar se Allahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri.”18

Përzgjodhi dhe Përshtati- Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

1 Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy!.

2 Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!.

3 Libri – Tarih Dimeshk e Ibën Asakirit,- Allahu e mëshiroftë!,- (59/307).

4 Thënie nga Ibrahim ibën Ali El Muridi,- Allahu e mëshiroftë!.

5 Libri – “Ed Dau ved Devau”.

6 Libri- “Es Sunneh”, Abdullah ibën Ahmed,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy.

7 Libri- “Medarixh Es Salikin”, vëll. 1, f. 570.

8 Transmeton Ibën Maxheh (4049), Hakimi në Mustedrek (4/ 473) dhe ka thënë se është i vërtetë (3/254). Ky hadith është i saktë dhe transmetuesit e tij janë besnikë.

9 Shënuar nga Ahmedi në Lbirin e tij ,”Ez-Zuhd” , fq.272, dhe Ebu Nuajm në Hiljetul-Eulija, vëllimi-2, fq.156.

10 Shënuar nga Ebu Nuajm el-Esbahani,-Allahu e mëshiroftë!,- në Hiljetul-Eulija, vëll.3, fq.124.

11 Shiko- ” El-Esmau ves sifat fq.408 si dhe Fethul Bari , vëll.13 , fq.406.

12 Shiko- “ Mexhmu ul fetava, vëll.5, fq.39 “.

13 Shiko- ” Abdullah ibën Ahmed , Es Sunnen, fq.13 , Darimiu , Er rredu alel xhehmije, fq.67 , El Esmau ves sifat, fq.427.

14 Shiko- ” Mexhmu-u el-fetava, vëll.3, f1. 16″.

15 Marrë nga Libri- Hiljetul-Eulija , vëll.6, fq.323

16 Shënuar nga Ibën Abdul Berr,- Allahu e mëshiroftë!,- në Xhamiu Bejanil Ilmi ve Fadlihi , vëll.2, fq.25. 17 Shënon Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!,- me nr. 2566.

18 Shënon Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 299