PERLAT PEJGAMBERIKE – 10

PERLAT PEJGAMBERIKE – 10

0 508

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu dëshiron që robi i Tij kur të hajë ushqim ta falënderojë Atë, dhe kur të pijë pije ta falënderojë Atë.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kur personi pasi ha bukë (ushqehet) thotë: Elhamdulilah, (falënderimi i takon Atij) i Cili më ushqeu me këtë ushqim dhe më furnizoi me të pa pasur unë fuqi e as mundësi (të ushqehem pa lejen e Tij), atij i falen gjynahet që i ka bërë më herët.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush do që t’i shtohet risku dhe t’i harrohet exheli, le ta mbajë lidhjen farefisnore.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu i mallkoftë çifutët dhe të krishterët, të cilët varret e pejgamberëve të tyre i kanë bërë xhami.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit ramazan.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pastërtia (e jashtme dhe e brendshme e trupit) është gjysma e imanit.”

Nga Abdullah ibën Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka ndaluar të merret frymë ose të fryhet në enë”.

Nga Ebu Hurejra,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili ndjek rrugën e kërkimit të diturisë, Allahu do t’ia lehtësojë atij rrugën për në Xhenet.[8]

Nga Abdullah ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Të mos e çojë njeriu njeriun nga vendi ku është ulur, e të ulet vetë në të, por zgjerohuni.”

Nga Ebu Seid El Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ruajuni ndejave në rrugë”. Ata thane: ‘’ O i Dërguar i Allahut, ndejat në rrugë na janë bërë të domosdoshme , ne në to bisedojmë”.

Ai tha: “Në çoftë se nuk keni zgjidhje tjetër, atëherë jepjani hakun rrugës”. Ata thanë: “E cili është haku i rrugës o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Ulja e shikimit, shmangia nga padrejtësia, kthimi i selamit, urdhërimi për të mire dhe ndalimi nga e keqja”.

Nga Abdullah ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ‘’ Nuk ka dyshim se vërtetësia shpie në mirësi dhe vërtetë mirësia udhëzon për në Xhenet. Sigurisht, njeriu vazhdon me vërtetësi deri sa të bëhet i sinqertë ( i vërtetë), ndërsa gënjeshtra dërgon në shthurje, e s’ka dyshim se shthurja dërgon në zjarr. Vërtetë, njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet te Allahu gënjeshtar.”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_____________

 Muslimi: 2734.

 Ebu Davudi: 4023, Tirmidhiu: 3458 dhe ka thënë: Hadithi është hasen. Gjithashtu edhe Shejh Albani e ka bërë hasen.

 Buhariu: 2067, Muslimi: 2557.

 Buhariu: 436, Muslimi: 530.

 Buhariu: 8, Muslimi: 16.

 Muslimi: 223.

 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson hadithin si hasen sahih.

  Tirmidhiu, i cili e vlerëson hadithin si hasen

  Buhariu dhe Muslimi.

  Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi.

 Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.