PERLAT PEJGAMBERIKE -13-

PERLAT PEJGAMBERIKE -13-

0 1117

Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke  thënë: “Komunikoni prej meje qoftë edhe një ajet! Tregoni edhe prej të dhënave të bijve të Izraelit pa problem, por kushdo që gënjen për mua me vetëdije le të përgatisë ulësen e tij nga zjarri”.

Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:  “Vërtetë Allahu nuk e largon diturinë duke e larguar atë nga zemrat e dijetarëve , por e merr diturinë duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbetet më asnjë dijetarë. Atëherë njerëzit do të marrin koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të përgjigjen (japin fetva) pa dituri, do të humbasin vetveten e tyre dhe të tjerët”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka  thënë: “Kush bëhet modest para të tjerëve për hir të Allahut, ka për ta ngritur atë Allahu”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka  thënë: “Allahu më ka shpallur mua që ju të bëheni sa më modestë dhe askush të mos lavdërohet para tjetrit dhe të mos i bëjë asnjë të keqe tjetrit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Të mëshirshmit i mëshiron Rrahmani (Allahu), mëshironi ata që janë në tokë, ju mëshiron Ai(Allahu) që është në qiell”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu nuk  e mëshiron atë njeri i cili nuk i mëshiron njerëzit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk jam dërguar për të mallkuar  e lutur kundër njerëzve, por jam dërguar mëshirë”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush kujdeset për një të ve, një të varfër, është sikurse luftëtari në rrugën e Allahut ose sikur ai që falet natën dhe agjëron ditën”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse do të zbutet zemra, atëherë ushqeje të varfrin dhe përkëdhele kokën e jetimit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili nuk e respekton të vjetrin dhe nuk e mëshiron të voglin”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit , le ta respekton fqinjin e tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka  besuar askush me besim të sinqertë përderisa të doje për vëllanë e tij  atë që do për veten e tij”.

Transmetohet nga Abdullah ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Në kohën e Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- pinim (ujë, etj) në këmbë dhe hanim (bukë) duke ecur”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi të ia mbulojë robit(ndonjë të ligë apo mëkat), e që atij mos t’ia mbulojë  Allahu mëkatet Ditën e Gjykimit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pesë kohët e namazit dhe xhumaja deri në xhumanë tjetër i shlyejnë mëkatet mes tyre nëse njeriu largohet nga mëkatet e mëdha”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Mbytja e një muslimani tek Allahu është më e madhe se  zhdukja e dynjasë”.

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti përderisa në faqe të tokës ka ende njerëz të cilët thonë: Allah, Allah”.

Transmetohet nga Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë: “Kush ndjekë rrugën e kërkimit të diturisë, Allahu ia lehtëson rrugën e kërkimit të Xhenetit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “ … Do të përçahet umeti im në 73 grupe: të gjithë janë në zjarr, përveç njërit prej tyre. I thanë: Cili është ai grup o i Dërguar i Allahut? Tha: ” ai është xhemati”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ju e keni obligim ta pasoni Sunetin tim, dhe Sunetin e halifëve të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje”.

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM