PERLAT PEJGAMBERIKE -15-

PERLAT PEJGAMBERIKE -15-

0 1113

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “I gjithw umeti im ka mundësi t’i falen mëkatet nesër në Ditën e Gjykimit, përveç atyre të cilët i bëjnë mëkatet haptazi”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sadakaja (Zekati) nuk e pakëson pasurinë”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sadakaja (lëmosha-zekati) largon hidhërimin e Allahut”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush dëshiron të futet në Xhenet dhe të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit, le ta zë vdekja atë duke besuar në Allahun dhe le të sillet ndaj njerëzve ashtu siç ka dëshirë të tjerët të sillen ndaj tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu e mallkoftë atë i cili merr ryshfet dhe atë që jep ryshfet”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Musliman i vërtetë është ai nga goja dhe dora e të cilit janë të shpëtuar muslimanët tjerë”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse njeriu del nga shtëpia e tij për t’i furnizuar fëmijët e tij të vegjël, ai është në rrugë të Allahut. Nëse njeriu del nga shtëpia e tij për t’i furnizuar prindërit e tij të vjetër, ai është në rrugë të Allahut. Nëse njeriu del nga shtëpia e tij për ta furnizuar veten e tij , ai është në rrugë të Allahut. Mirëpo, nëse njeriu del për mendjemadhësi e kryelartësi, atëherë ai është në rrugën e shejtanit”.

 Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodh që muslimani ta mbjell ndonjë pemë ose të mbjellë ndonjë lloj drithi, e nga ai pastaj të hanë shpezët, njerëzit apo shtazët, e atij personi mos t’i shënohet sadaka”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahut i pëlqen kur një çoban i ruan delet e tij në maje të kodrave dhe atje e thërret ezanin dhe fal namazin. Allahu i thotë melaikeve: “Shikoni robin Tim sesi e thërret ezanin dhe e bën ikametin, ai këtë e bënë sepse më frikësohet Mua, e Unë kam për t’ia falur atij mëkatet dhe kam për ta futur në Xhenet”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Fitimi më i mirë është që njeriu të ushqehet nga djersa e tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “O Zot, shtoja bereqetin umetit tim në punën e mëngjesit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Njeriu vazhdon të kërkojë lëmoshë derisa të vijë në Ditën e Gjykimit pa asnjë copë mishi në fytyrën e tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Agjërimi më i dashur tek Allahu pas Ramazanit është agjërimi në muajin Muharrem”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka njeri të cilit Allahu ia dhuron përgjegjësinë ndaj njerëzve tjerë, dhe i cili pas kësaj dhurate nuk i orienton dhe nuk i ruan njerëzit me këshillën e tij, atëherë ai as që do ta shijojë aromën e Xhenetit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka njeri të cilit Allahu ia dhuron përgjegjësinë ndaj njerëzve, e pastaj ai vdes duke i mashtruar ata, vetëm se Allahu do t’ia ndalojë atij hyrjen në Xhenetin e Tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu im! Të lutem për mëshirën Tënde dhe mos më le që të mbështetem në vetveten time as sa lëvizja qerpikut. Përmirësoje gjendjen time. Nuk ka zot përveç Teje!.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu im ! Përmirësoje fenë time e cila është mbrojtja ime. Ma përmirëso dynjanë në të cilën zgjat jeta ime. Ma përmirëso ahiretin i cili është vend kthimi im. Ma bën jetën të mbushur me numër sa më të madhe të veprave të mira, ndërsa ma bën vdekjen qetësim prej çdo e keqeje”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Shembulli i dijetarit i cili ua mëson njerëzve mirësinë duke e harruar veten e tij, është njësoj sikur shembulli i kandilit ndriçues, i cili ndriçon të tjerët por e djeg veten e tij”.

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_____________

 Buhariu: 6069, Muslimi: 2990.

 Tirmidhiu: 2325 dhe ka thënë: hadithi hasen sahih.

 Tirmidhiu: 664 dhe ka thënë: hadithi hasen garib. Shejh Albani thotë në: Irvaul galil- 3/390, hadithi: 885.

 Muslimi: 1844.

 Tirmidhiu, Ibn Hibani.
Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si sahih.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Silsile ehadith es Sahiha- 5/272, nr: 2232. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Buhariu: 2320, Muslimi: 1553.

 Ebu Davudi: 1203. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është hasen sahih.

 Ebu Davudi: 2606. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Buhariu: 174, Muslimi: 1040.

 Muslimi. 1163.

 Buhariu: 6617.

 Muslimi: 203.

 Ebu Davudi me sened sahih të transmetuesve. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen.

 Muslimi: 2720.

 Imam Taberani.

GJITHASHTU NË ALBISLAM