PERLAT PEJGAMBERIKE – 3 –

PERLAT PEJGAMBERIKE – 3 –

0 964

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Me të vërtetë njeriu e arrinë me moralin e tij të lartë gradën (pozitën) e atij që natën e kalon në namaz dhe ditën në agjërim.” Hadithi është sahih.[1].

Transmetohet nga Muadhi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:“Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra:

1: Për jetën e tij se ku e ka kaluar.

2: Për rinin e tij se ku e ka shfrytëzuar.

3: Për pasurinë e tij se si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar.

4: Për diturinë e tij se çfarë ka punuar me të”.

Hadithi është sahih.[2].

Transmetohet nga Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin,- alejhi selam!,- dukë thënë: “Nuk është prej nesh, ai i cili nuk e nderon të moshuarin dhe ai i cili nuk i mëshiron të vegjlit tanë (fëmijët).” Hadithi është sahih.[3].

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: “Jam dërguar për përsosjen e virtyteve të larta të moralit.” Hadithi është sahih.[4].

I biri i Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!- , ka ndëgjuar se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu e do atë i cili posedon moral të lartë dhe është fisnik e bujar, dhe e urren atë i cili posedon moral të ulët.” (Hadithi është sahih).[5].

Nga Enes ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se i dërguari i Allahut,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: “Vetëpëlqimi”. Hadithi është Hasen (i mirë).[6].

Nga Enes ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se i dërguari i Allahut,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: “Vetëpëlqimi”. Hadithi është Hasen (i mirë).[7].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Tre (cilësi) janë shkatërruese: “Koprracia e tepruar, epshi i pasuar dhe vetëpëlqimi i njeriut”.[8].

Transmetohet nga Ibën Abasi,-Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se: “Një grua nga Xhuhejne erdhi tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe i tha: Nëna ime ishte zotuar që të kryente haxhin por nuk mundi ta kryente deri sa vdiq. A ta kryej unë haxhin për të? Tha: “Po, kryeje haxhin për të. Nëse nëna jote do të kishte pasur borxh pa larë, a do tia laje borxhin asaj? Lajeni borxhin e Allahut, sepse Allahu ka më shumë të drejtë për përmbushje të detyrimit.” Hadithi është Sahih.[9].

Transmetohet nga Abdullah bin Zubejr,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë: “Një burrë nga hatham erdhi tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhu ve selem!,- dhe i tha: Babai im kur e pranoi Islamin ai ishte plak i thyer në moshë, që nuk mundet ti hypë kafshës, ndërsa haxhi i është bërë obligim. A të bëj haxh për të? Tha: “ Ti je fëmija i tij më i madh?” Tha: Po! Tha: “Po sikur babai yt të kishte borxh, a do tia shlyeje atë dhe a do të çlirohej ai nga borxhi? Po, tha ai. Tha: “Atëherë kryeje haxhin për të.” Hadithi Sahih.[10]. Transmetohet nga Ibën Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: Hadithi Hasen “Shpejtoni në kryerjen haxhit obligativë (Haxhi i parë), sepse ju nuk e dini se çka do ndodh me ju ”.[11].

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Umra në umra është falje gjynahesh ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin.” Hadithi Sahih.[12].

Përzgjodhi dhe Përshtati- Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referencat:

[1] – Shënuar nga imam Ahmedi dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih dijetari i nderuar Imam Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- në “Sahih el Xhami” me numër rendor 1620.

[2] – Shënuar nga Bezari (3437), Taberani (el Kebir-111 dhe 11173), Bejhekiu (Shuabul Iman-1785), Tirmidhiu (2416).

Ndërsa, e vlerësoi sahih Shejh Husejn Darani, ndërsa shejh Albani hasen (të mirë) në “Sahih el Xhami” numër rendor 7299 dhe 7300.

[3] – Shënuar nga Ahmedi (2/208), Buhariu (Edebul Mufred,355), Tirmidhiu (11/527).

[4] – Transmeton Ahmedi (2/381), Hakimi (2/613), Bezari 2740. Ndërsa e saktësoi dijetari i nderuar Shuajb Arnauti, shiko në “Musned” vëllimi 14, faqe 513.

[5] – Shënon Imam Taberani,- Allahu e mëshiroftë!,- në “el Kebir” numër rendor 2897.

Dhe e ka saktësuar Imam Albani,- Allahu e mëshiroftë!.

[6] – Shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.2 fq.263.

[7] – Shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.2 fq.263.

[8] – Shënuar nga imam Tarabani në librin e tij “el-Eusat” dhe Bejhakiu në librin e tij “Shuabul iman”, ndërsa shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar si të mirë (Hasen).

[9] – Shënuar nga Buhariu me nr. 7315, si dhe Nesaiu me nr. 2632.

[10] – Shënuan Ahmedi, Nesaiu me nr. 2638, Darimiu, Ebu Jala me nr. 6812, Tahaviu me nr. 2545, Bejhakiu në “Sunenul Kubra”- 4/329, etj. [11] – Shënon Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij.

[12] – Shënuar nga- Ahmedi 2/462, Buhariu- nr. 1773, Muslimi- nr. 437/1349,Tirmidhiu- nr. 933, En Nesaiju 5/115 dhe Ibën Maxheh-nr. 2888.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 294