PERLAT PEJGAMBERIKE – 6 –

PERLAT PEJGAMBERIKE – 6 –

0 1169

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Koprrac është ai person i cili kur dëgjon të përmendem e nuk më çon salavat.”[1].

Ebu Katade,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kini kujdes mos transmetoni shumë gjëra nga unë. Ai që transmeton nga unë, të mos thotë gjë tjetër përveç asaj që është e vërtetë. Kurse ai që më mvesh atë që nuk e kam thënë, atëherë le ta marrë vendin e tij në Zjarr.”[2].

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kushdo që e mëson dijen me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e bën këtë përveç se që të arrijë qëllimin e tij në këtë dynja, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit Ditën e Ringjalljes.”[3].

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kujdo që Allahu ia do të mirën, Ai i jep atij kuptimin e Fesë. Vërtet unë jam shpërndarësi, por dhënësi është Allahu Azze ue Xhel.”[4].

I Dërguari,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nëse një njeri e viziton vëllain e tij musliman të sëmurë, ecë nëpër rrugën e Xhenetit derisa të ulet, ndërsa kur të ulet do ta përfshijë mëshira e Allahut, nëse e ka vizituar në mëngjes, shtatëdhjetë mijë melaike bëjnë dua për atë person deri në mbrëmje, e nëse e ka vizituar në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë melaike bëjnë dua për atë person deri në mëngjes.” Hadithi Sahih.[5].

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Në qoftë se bie ndonjë mizë shtëpie në enën e ndokujt, atëherë ai le ta zhysë atë plotësisht në enë dhe pastaj ta hedhë, sepse në njërin krah të saj është sëmundja dhe në tjetrin është ilaçi i saj.” Hadithi Sahih.[6].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi e nëse ajo përmisohet, është në rregull, atëherë i gjithë trupi është në rregull.

E nëse ajo nuk është e tillë, po ashtu i gjithë trupi nuk është në rregull.” Hadithi Sahih.[7].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse burri e thërret bashkëshorten e tij në shtrat e ajo refuzon ti përgjigjet ftesës së tij, atëher prej atij momenti melaiket e mallkojnë atë derisa të agojë drita.”[8].

Nga Ebu Musa Abdullah ibën Kajs el Eshari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Vërtet Allahu i Madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga perëndimi.” Hadithi Sahih.[9].

I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- thotë: “Nëse gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin e ramazanit, ruan nderin dhe i bindet bashkëshortit të saj ka për të hyrë në xhenet nga cila derë të dëshirojë.” Hadithi Sahih.[10].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu,- xhele veala!,- ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj. E kush betohet le të betohet në Allahun apo më  mire le të hesht”.[11].

Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- kur shihte diçka që i pëlqente thoshte: Falënderimi i takon Allahu që me dhuntitë e tij plotësohen të mirat, ndërsa kur shihte diçka që urrente thoshte: Falënderimi i takon Allahut çdo gjendje.” Hadithi Sahih.[11].

Shënuar nga Imam Bejhekiu, ndërsa e vërtetoi Shejh Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të qetë muslimanët.”  Hadithi Sahih.[12].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sinqeriteti të çon në punë të mira e bindje (ndaj Allahut të Madhëruar) dhe puna e mirë të çon në xhenet. Dhe njeriu vazhdon të jetë i sinqertë derisa të shkruhet tek Allahu prej të sinqertëve. Ndërsa gënjeshtra të çon në gjynahe dhe gjynahet të çojnë në zjarr. Dhe njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” Hadithi Sahih.[13].

Imam Muslimi transmeton se Zejd Ibën Erkami, -Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!-, ka thënë: “Nuk po ju them asgjë nga vetja ime, përpos asaj që kam e dëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë: “O Allahu im, kërkoj strehim tek Ti nga paaftësia, përtacia, frika, pafuqia, koprracia dhe dënimi i varrit. O Allahu im! Pajise shpirtin tim me devotshmëri, ma pastro shpirtin tim nga çdo gjë që është e ligë,sepse Ti je Pastruesi më i Mirë. Ti je Mbrojtësi im. O Allahu im, kërkojë strehë tek Ti të më ruash nga dituria e padobishme, zemra që nuk ka frikërrespekt, shpirti i pangopur dhe nga thirrja të cilës nuk i përgjigjesh!”. Hadithi Sahih.[14].

Transmeton Imam Muslimi prej Abdullah ibën Mesudit, i cili e ka ndëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë: “Allahu im! Unë të lus për udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe mosvarësi nga të tjerët!”[15].

I Dërguari i Allahut Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, thotë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri:

1: Kur flet gënjen..
2: Kur premton se mban premtimin..
3: Si dhe kur jep besën tradhton…”[16].

I Dërguari i Allahut Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, hotë:  “Ai që më siguron mua atë që ka ndërmjet dy nofullave(gjuhën) dhe atë që ka ndërmjet dy këmbëve, do t’ia siguroj atij xhenetin.”[17].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- kur e dërgoi Muadh bin Xhebel për në Jemen i tha : “Ti ke për të shkuar tek një popull që janë prej ehlul kitabit, prandaj gjëja e parë që ti duhet ti ftosh ata është që ata të njësojnë Allahut e Madhëruar.” Hadithi Sahih.[18].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem !,- ka thënë: “Dije, se fitorja është me durimin.” Hadithi është Sahih.[19].

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referenca:

[1] – Shënuar nga Ahmedi, 1/201 dhe Tirmidhiu,2/271.
Hadithin e vlerësuan si Sahih- Hakimi,Dhehebiu,Tirmidhiu dhe Shejh Albani,- Alllahu i mëshiroftë të gjithë!.

[2] – Shënuan- Ibën Maxhe dhe Imam Tahaviu, ndërsa Shejh Albani tha se hadithi është Sahih,- Allahu i mëshiroftë të gjithë!.

[3] – Shënuar nga Ahmedi- 2/338, Ebu Davudi- nr.3664 . Hadithin e vlerësuan si Sahih, Hakimi, Dhehebiu, dhe Shejh Albani,- Allahu i mëshiroftë të gjithë!.

[4] – Shënon Imam Tahaviu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson si Sahih,- Allahu i qoftë i kënaqur me të dy!.

[5] – Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Ahmedi “Sahih Ibën Maxhe” 1/244 dhe “Sahih et-Tirmidhi” 1/286.

[6] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të !.

[7] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[8] – Shënuar nga Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[9] – Shënuar nga Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[10] – Shiko Sahih el Xhamiu !.

[11] – Shënon Buhariu (3836) dhe Muslimi (3-1646),- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[12] – Shënuar nga Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[13] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu i mëshiroftë!.

[14] – Shënuar nga Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- me nr.2722.

[15] – Shiko: “Sahih El-Muslim” (Kitab: Edh-Dhikr, dua, teube), 72-(2721), 4/2089.

[16] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[17] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[18] – Shënojn Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[19] – “Musnedi” i imam Ahmedit.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 295