PERLAT PEJGAMBERIKE – 7 –

PERLAT PEJGAMBERIKE – 7 –

0 939

Transmeton Imam Buhariu prej Enes Ibën Malikut, -Allahu qoftë i kënaqur me të dy!, se ka thënë:

“Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kaloi pranë varrezave dhe pa një grua aty duke qajtur, e i tha: “Frikësoju Allahut dhe bën sabër!”[1].

Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub Ibën Xhunade dhe nga Ebu Abdurrahman Muadh ibën Xhebel, -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve!-, se Pejgamberi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë:

“Frikësoju prej Allahut kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, ngase ajo e shlyen atë dhe me njerëzit ji i moralshëm.”[2].

Transmeton Imam Tirmidhiu nga Ebi Umamete, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, se ka thënë: “E kam ndëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë në hytben lamtumirëse: “Keni frikë Zotin tuaj, falni pesë kohët e namazit, agjërone ramazanin, jipne zeqatin e pasurisë suaj, bindjuni urdhëresave me të cilat jeni urdhëruar, kemi për të hyrë në xhenetin e Zotit tuaj”.[3].

Transmetohet nga imamët e umetit islam: Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Darimiu nga Urbati, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, se ka thënë: “U falëm një ditë me Pejgamberin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, pastaj, ai na u drejtua neve, e na predikoi një predikim elokuent, prej te cilit filluan të lotonin sytë dhe të rënqetheshin zemrat tona. E, dikush tha: “O i Dërguar i Allahut! Sikur kjo këshillë na duket të jetë lamtumirëse, atëherë ç’na këshillon?!’’ Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, tha: “Ju këshilloj që të pajiseni me frikërrespekt ndaj Allahut!”..[4].

Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, i tha Mugire ibën Shu’bes, -radijallahu anhu!-, kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet: “Lëri ato, ngase unë i kam mbathur ato duke qenë i pastër (me abdes)’’. Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, i tha Mugire ibën Shu’bes, -radijallahu anhu!-, kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet: “Lëri ato, ngase unë i kam mbathur ato duke qenë i pastër (me abdes)’’.[5].

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë në hadithin e israsë dhe miraxhit: “…

Pastaj Allahu më shpalli mua atë që kishte caktuar për të më shpallur dhe bëri obligim për mua pesëdhjetë namaze ditën – natën.
Pastaj shkova tek Musai i cili më pyeti: “Çfarë bëri Zoti yt detyrë për popullin tënd?” Thashë: “Pesëdhjetë namaze.” Ai tha: “Ktheu te Zoti yt dhe kërkoi të ulë numrin e namazeve, sepse populli ytë nuk do të mund ta mbajë këtë përgjegjësi, sepse edhe mua m’u dha sprovë për bijtë e Israilit, i provova ata dhe i gjeta shumë të dobët të mbanin një barrë të rëndë si kjo”.
U ktheva te zoti im dhe i thashë: “Zoti im, lehtësoji gjërat për popullin tim!” Zoti më uli pesë nga numri i namazeve.
Unë u ktheva te Musai e i thashë: “Zoti mi uli pesë namaze për mua”. Ai (Muasi) tha: “Pasi populli yt nuk do të mundë ta mbajë këtë barrë. Ktheu te Zoti yt dhe kërkoi t’i bëjë gjërat më të lehtë”.
Pastaj unë shkova dhe kthehesha ndërmjet Zotit të Lartmadhëruar dhe Musait, derisa Ai tha: “O Muhamed, ato janë pesë namaze ditë-natë, secili prej tyre ka vlerën e dhjetë namazeve, kështu bëhen pesëdhjetë namaze…”[6].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Dallimi ndërmjet nesh e mes atyre është lënia e namazit. Kushdo që e lë atë, namazin, ai ka mohuar.”[7].

Muhamdi,- salallahu alejhi ve selem!,- hidhte ujë mbi kokën e tij nga i nxehti apo nga etja gjatë periudhës së agjërimit.[8].

Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:

“Unë kisha për të agjëruar disa ditë prej Ramazanit e nuk kam patur mundësi ti shlyejë ato, vetëm se në muajin Shaban. [9].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الْأَنْصَارِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “مَنْ صَامَ رَمَضَانَ ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ

Nga Ejub El Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

“Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason agjërimin më gjashtë ditë të Shevalit, është njësoj sikur të ketë agjëruar gjatë tërë vitit”. [10].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Allahu,- xhele veala!,- ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj. E kush betohet le të betohet në Allahun ose më mire le të hesht”.[11].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Çdo mëkat ka shpresë që e fal Allahu, pos njeriun i cili vdes si jobesimtar dhe njeriu i cili e vret muslimanin me qëllim.”

Hadithi Sahih.[12].

عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال : ( من نسي وهو صائم فأكل أو شرب فليتم صومه ، فإنما أطعمه الله وسقاه ) متفق عليه .

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

“Kush prej jush është agjërueshën por ai hanë e pinë në harresë, atëherë ai le ta plotësojë agjërimin e tij, sepse atë e ushqeu dhe i dha të pijë Allahu,- xhele veala!.”[13].

Nga Ebi Seid el Hudrijji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë se e ka ndëgjuar Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

عن أبي سعيدٍ الْخُدْرِيِّ رضي الله عنه قالسمعتُ رسولَ الله صلى الله عليه وسلم يقوُل :

مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَراً فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ، فَإنْ لمَْ يَسْتَطِعْ فَبلِسانِهِ، فَإنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبقَلْبِهِ، وَذَلِكَ أضْعَفُ اْلإِيمَانِ“.. رواه مسلم.

“Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, me gojën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij, porse kjo është shkalla më e dobët e Imanit.”[14].

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë :

لا تمنعوا إماء الله مساجد الله و ليخرجن تفلات

“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamiat; le të dalin të pazbukuruara e të paparfymosura.” [15].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ke thënë :

“Nuk hyn në xhennet ai i cili në zemrën e tij ka sa grimca e atomit prej mendjemadhësisë”.

Hadithi Sahih.[16].

Pejgamberi, – salallahu alejhi ve selem!-, ka thënë: “Kush mëson diçka prej diturisë me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e mëson atë përveç se për të arritur disa qëllime të kësaj dynjaje, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.”[17].

Pejgamberi, -salallahu alejhi ve selem!-, ka thënë: “Kush mëson diçka prej diturisë me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e mëson atë përveç se për të arritur disa qëllime të kësaj dynjaje, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.”[18].

Përzgjodhi dhe Përshtati:  Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Referencat:

[1] – Shiko: “Sahih El-Buhari” (Kitabul-xhenaiz), nr. hadithit 1252.

[2] – Shiko: “Sahih Sunen Et-Tirmidhi”, Shejh Albani, -Allahu e mëshiroftë!-, e ka vlerësuar për hasen.

[3] – Shiko: “Sahih Sunen Et-Tirmidhi” nr.502; Shejh Albani, -Allahu e mëshiroftë!-, e ka vlerësuar për sahih (1/190).

[4] – Shiko: “Sahih Sunen ebi Davud”, nr.467.

[5] – Shënon Buhariu (206) dhe Muslimi (79, 274).

[6] – Shënuar nga Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!.

[7] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!.

[8] – Shënon Ebu Davudi.

[9] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[10] – (Muslimi).

[11] – Shënon Buhariu (3836) dhe Muslimi (3-1646),- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[12] – E ka Shënuar Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të !.

[13] – Shënojnë Imam Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[14] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[15] – (Shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi është hasen sahih).

[16] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[17] – Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të mirë transmetimi.

[18] – Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të mirë transmetimi.

GJITHASHTU NË ALBISLAM